ĒĖSHTJE TĖ DITĖS
Edukata Politike e Nacionalistėve tė tėrhequr nga Partia e Kuqe
Me rastin e krizės kombėtaro-shoqėrore qė vuan Shqipėria pėr
shkak tė turbullimevet politikė, vihen re ca fenomene me rėndėsi, qė duhen vėnė nė dukje. Sot po shėnojmė kėta tė dy qė janė mė
tė rėndėsishmit: Mungesa e mirėgjykimit dhe ajo e edukatės politike.
Prej kėtyre dy tė metave, sot qė rasti ishte mė i mirė, njė pjesė e nacionalistėvet Shqiptarė i ėshtė shmangur detyrės sepse njė
shumicė e tė rinjve u-hoth nė komunizmė. Ky fakt ka ngjarė nė tė gjithė shtetet Ballkanikė. Prandaj nuk duhet tė na dėshpėrojė
edhe aq shumė sepse kjo gjė ka ndodhur jo vetėm nė popujt e vegjėl si ata tė Ballkanit, por edhe nė Spanjė.
Ajo qė na dėshpėron mė shumė ėshtė mungesa e dy sendeve qė pėrmendėm mė lart, domethėnė e edukatės politike dhe e mirė-gjykimit
qė mbretėron nė njė pjesė intelektualėsh qė vetė-quhen nacionalistė, tė cilėt janė mbrapa-reshtuar nė radhėt e tė ashtu-quajturės
Nacional-Clirimtare.
Ėshtė e ditur botėrisht se ē'ėshtė Nacional-Clirimtarja, kush e drejton dhe qė kėta nacionalistė qė bėjnė pjesė nė tė nuk janė
veē se jallan shahitė.
Si tė vetė-thėnurvet nacionalistė, ashtu dhe pjesės mė tė madhe tė komunistėvet t'anė u mungon bon sens-i politik (mirė-gjykimi),
sa nuk e ndjejnė helmin qė u ka hedhur komunizmi internacional me sloganėt e tij tė njohur nė tėrė shtypin botės.
Shtypi komunist shqiptar ka ca veēorira tė pėrsosura, tė cilat janė: Shpifja, diskretitimi, dinakėria, hypokrizia, trathėtia,
keq-pėrdorim besimi dhe sidomos terrori. Tė gjitha kėto tė trumbetuara dhe tė futura nė kallėp tė stilizuar tė propagandės
komuniste.
Tė hypnotizuar kėta nacionalistė si edhe neofitėt (besimtarėt e rij) komunistė shkojnė si turmė me sy mbyllur mbas karros
komuniste, pa ditur se ku venė dhe se ku do tė mbarojnė.
Systemet Komuniste.
-- Duke analizuar mirė taktikėn djallėzore, shohim se komunizmi nė Shqipėri mbassi dėshtoi me propagandėn e
ditėvet tė tij, me trakte nė favor tė Timoshenko-s, tė Stalinit, tė Ushtėris sė kuqe dhe tė Komisarėvet Politikė, filloi me njė
propagandė tė fortė nacionaliste pėr tė ekzaltuar ndjenjat kombėtare nė zėmrat e tė rinjvet, duke vėnė kėshtu nė gjumė
nasionalisitėt e vėrtetė dhe tė nderėshmė. Mbassi hodhi mirė nė dorė forcėn e rinisė si dhe sympathinė e nacionalistėvet, Partia
e Kuqe me njė herė ndėrroi fletė dhe u fut nė propagandėn e sajė komuniste.
Pėr tė shėmbur nacionalizmin e vėrtetė qė njė ditė o tjetrėn munt t'a pengonte, hodhi farėn e pėrēarjes nė radhėn e forcavet
kombėtare duke pėrdorur si vegėl diskretitimin dhe shpifjen.
Ay element nacionalist qė kishte njė kulturė tė shėndoshė si edhe njė edukatė politike tė mirė, qėndroi i patundur pėrpara kėtij
sulmi dhe me njė herė, sa e pa rrezikun qė e kėrcėnonte, i vuri gjoksin dallgės sė kuqe duke ia prerė hovin e tėrbuar qė kishte
marrė. Nga ana tjetėr, ajo pjesė e shqiptarėvet e pa formuar mirė nė gjėrat politike, ajo pjesė e tė rinjvet pa eksperiencė dhe
ata njerės me njė kulture tė cektė, ranė nė kėthetrat e komunizmit. Kėta tė mjerė u-krodhnė gjėr nė fyt nė
baltėn e kuqe pa patur mundėsinė tė shpėtojnė pėr arėsye tė shumta, njėra prej tė cilave ėshtė edhe mungesa e kurajos ose
frika e terrorit komunist. Kėta Shqiptarė janė kaq tė mpirė dhe tė morfinizuar sa nuk janė mė nė gjendje tė mbrojnė thezėn e
tyre, pėrsėritin si papagallo tė gjitha pretendimet e pėrdorura prej propagandės komuniste. Nė kėtė mėnyrė kėta tė verbėr vėnė nė
shėrbim tė komunizmit tė tėra energjitė e tyre duke patur si shkak se gjoja nė Organizatėn Nacionaliste BALLI KOMBĖTAR bėn pjesė
ndonjė njeri qė atyre nuk u pėlqen ; pa menduar se vetė ata janė gati tė bashkohen jo vetėm me ata njerėz qė janė ndodhur nė
pozita tė kėqija mė 1940, por edhe me qelbėsirat e 1943-sė. Ay pretekst pra ėshtė pa themel dhe foshnjarak.
Disa anėtarė tė Nacional-Ēlirimtares. --
Me kėtė rast ata atakojnė Isa Manastirlinė dhe Hamit Matjanin. Deklarojmė
kategorikisht se kėta dy burra jo vetėm qė s'kanė berė kurrė ndonjė trathėti, por kanė qėndruar tė patundur nė ftesat e
ndryshme qė i bėnte herė pas here Gjenerali d'Agostino i Fierit dhe Partia Komuniste vetė; por edhe sikur tė kishin gabuar rrugė
gjithėnjė mundet qė njė analfabet t' i gjykojė sendet politike nė mėnyrė tė pėrciptė dhe tė bjerė nė grackė, por s'i lejohet
kur njė intelektuali si major, doktor, profesor tė bėjnė politikė oportunizmi dhe tė hidhet nga njė parti nė tjetrėn.
Ne nuk begendisim t'i krahasojmė kurrėsesi me aventurjerė kamaleonta, pleshta akrobatė si doktor Ymer Nishani, si spiuni
tradhėtar Myqerem Hamzaraj si avokat Sulo Bogdua, qė kanė qenė gjithėnjė nė shėrbim tė Kuesturės sė Romės e tė
Barit, ( a po jo vallė, Zoti doktor Ymer Nishani, drejtor i gazetės "Liria Kombėtare" ? C'thua zotrote ? Nė se s'ke ndonjė gjė
pėr tė thėnė, t'a themi ne : kėsaj pune i thonė "bir Selman i nėnės, ē'tė tė qaj mė parė !" ) ; si kėshillėtari fashist,
pioner i sotmė i komunizmit nė Berat Pasho Bej Hysi Vėrzhezha, qė priti sa u-mbyll Dhoma Fashiste gjer sa mori rrogėn e fundit
pėr tė ndėrruar me njė herė shėnjat e liktorit me yllin sovietik. Jo, Isa Manastirlinė dhe Hamit Matjanin qė kanė gjetur rrugėn e
drejtė, nuk munt t'i krahasojmė kurrė me njė vagabondė hypokrit si profesor Myrteza Krasta qė ka derdhur aq lotė pėr ushtarėt e
Duēes sė thyer nga Grekėrit, dhe qė hyri nė Partinė Komuniste sepse "Balli" ia mbylli dyert. Partia Komuniste ka si kryetar tė
Shtabit Spiro Mojsinė. Pėr ata qė s'e dinė, po iu themi ne se, ky zambak i kuq ka qėnė komandant i burgjevet nė Fier gjatė
shtypjes sė lėvizjes mė 1935. Gjithė bota revolucionare e atėherėshme e di se nė ē'mėnyrė ėshtė sjellur Spirua gjatė atij
shėrbimi. Ay ka qėnė xhelati i burgjeve qė kanė bėrė torturat morale e trupore mė tė tmerrėshme. Ka qėnė Spirua ai qė hapte
nė mėngjes herėt dyert e birucavet ku ishin hedhur si shtazė tė dėnuarit me vdekje qė pritnin nga njė minutė nė tjetrėn t'i
shpinin nė litar. A po jo o Mustafa Gjinishi, o Mustafa Kaēaēi edhe ti o Namik Cakrani ? Spirua ka qenė ay o Xhelal Staravecka qė
tė shtėrngonte or' e ēast zinxhirat aq shumė sa tė qenė anjtur duar e kėmbėt :
E pra ay Spiro, xhelat i tė martirizuarvet tė Fierit, sot paradon me juve, nė krye tė brigatėvet qė do t' i japin liri popullit.
O ironi e fatit !!!
Po pėr Ibrahim Dervishin, njė nga drejtonjėsit e Partis Komuniste nė Vlorė, ē'thoni ju vallė kur t'ju kujtojmė se ky ish-fashist
fanatik i ka bėrė lutje Komandės Italiane pėr tė luftuar nė Abisini si edhe nė Spanjė, krah pėr krah me kėmishat e zeza glorioze
tė Duēes? Ē' thua ti pėr kėtė punė z. Mehmet Shehu ?
Gjer mė sot s'kemi marrė nė gojė emėrin e njėrit e tė tjetrit qė ndodhet nė radhėt t'uaja, sepse s'kemi zakon tė shajmė, mbassi
sharja dhe fyerja nuk janė argumenta pėr tė mprojtur njė thezė. - Por jeni ju vetė qė na bėtė tė dalim jashtė njerzillėkut dhe na
detyruat t'ju kujtojmė njė pjesė fare, por fare tė vogėl tė vepravet tė ca anėtarėvet t'uaj.
Marrėveshtja e Mukajt. - Gjithė sa u-shkrua mė lart, u-shkakėtua tamam nga ajo fletushka me emėrin "Ēėshtje tė ditės", me anėn
e pėrmbajtjes tė sė cilės Partia Komuniste pretendon t'i pėrgjegjet traktit t'onė qė relatonte marrėveshjen e
Mukajt dhe kėrkonte spjegime pėr prishjen e sajė. Me fjalė popullore kėsaj i thonė "hane Shan hane Bagdad". Po kėtu qėndroni,
mos kėrkoni tė shpėtoni me lodra fjalėsh dhe me pallavra demagogjike : Ju, qė i thoni vehtes nacionalistė, kėrkoni spjegime nga
komunistėt, kėrkoni spjegime nga komunistėt pėrse nuk u-respektua marrėveshja e Mukajt nėn shkruar lirisht. Nga erdhi urdhėri pėr
mos-respektimin e saj ?
Gėnjeshtra shpifje dhe skjarime. -
Ēpif, ēpif, se diēka do te mbetet, ėshtė parimi i gjezuitizmės, qė ju e zbatoni
aq mirė. Nė fletushkėn "Ēėshtje tė ditės" thoni se lufėrat e Gjormit, Mallakastrės dhe tė Beratit kanė qėnė t'uajat. Gėnjeshtarė
komunista! Po e themi ne si ėshtė e vėrteta:
1. Lufta e Gjormit. -
Kjo luftė qė filloi mė 28 Dhjetor 1942 vazhdoi katėr ditė me 1600 vetė nga ana e jonė, tė ndarė nė tre
grupe nėn komandėn e Hysni Lepenicės. Ēeta partizane nė kėtė luftė la frontin nė mbas drekėn e 1 Kallnorit, kurse fuqit e Ballit
u-tėrhoqnė nga lufta mė 2 Kallnor mbas dreke dhe Hysni Lepenica 36 orė mė vonė. Veē ne do t'i kujtojmė popullit shqiptar diēka
tjetėr : ēeta partizane e la frontin e luftės pa lajmėruar duke lėnė nė pozitė shumė tė keqe Hysni Lepenicėn vetė. Kjo ikje
trimėrore demoralizoi popullin luftonjės, i cili nėn Komandėn e Hysni Lepėnicės , do t'a kishte zėnė gjithė ushtėrinė bashibozuke
rob. Ah gėnjėshtarė komunista!
2. Lufta e Greshicės (Mallakastėr) - Nė kėtė luftė, nė ditėn 5 Fruer 1943 muarrnė pjesė vetėm ēetat e BALLIT KOMBĖTAR nėn
urdhėrat e Hysni Lepenicės; dhe - nga 93 italianė - 42 vetė mbetnė tė vrarė. Nė kėtė luftė ka marrė pjesė vetėm njė partizan :
Gjon Banushi. Ah, gėnjeshtarė komunista !
3. Lufta e Selenicės. - Kėtė luftė e filloi vetėm njė ēetė e BALLIT KOMBĖTAR nėn komandėn e Jusuf Luzajt nė orėn 1 pa pesė minuta
tė ditės 1 Prill 1943. Nė orė 4 po tė asaj dite u-plotėsua rrethimi i 136 karabinierėvet dhe 116 bersalierėve. Nė orėn 4.20 kur
ishin dorėzuar afro 50 vetė, arrijti ēeta partizane nėnė urdhėrin e Neki Ymerit (Vangjua), qė ju nė kohėt e fundit e vratė
tradhėtisht duke e gjykuar si trathėtar. Tė gjithė italianėt qė shpėtuan nga vdekja u-zunė rob, pjesa mė e madhe, u ēarmatos prej
Ballit dhe njė pjesė e vogėl prej partizanėvet. Simbas parimit tė Ballit, robėrit e ēarmėtosur u liruan, kurse robėrit e
ēarmatosur nga partizanėt nuk dihet akoma se ku gjėnden. Nė kėtė luftė mbeti i plagosur nėn-komandanti i ēetės sė Ballit, Hasan
Lepenica. Ah, gėnjeshtarė komunista!
4. Lufta e Ruzhdijes (Mallakastrė). - Kundra mė shumė se 3000 italianėve. Muarrnė pjesė nė kėtė luftė ēetat e Ballit Kombėtar tė
Vlorės nėn komandėn e Hysni Lepenicės, ēetat e Mallakastrės tė Kadri Cakranit, Besim Belishovės, Eqrem Peshkėpise, Jashar
Cakranit dhe Se1fo Hekalit, tė gjitha nėn kontrollin e Teufik Sfirit. E vetmja ēetė partizane qė u-ndoth nė kėtė luftė ka qėnė
ajo e Xhelal Staraveckės, e cila pas 5(pesė) minuta pushkė (dhe jo mė teper) u-tėrhoq nga lufta tamam... alla partizanēe, nė
drejtim tė paditur, pa lajmėruar njeri, duke rrezikuar gjithė frontin dhe duke shkaktuar vrasjen e Jashar Cakranit, sepse kur ky
sulmoi trimėrisht, ishte gjithėnjė i bindur se krahu i majtė qe i mprojtur nga Xhelal Staravecka. Sa pėr Teufik Sfirin, pėr tė
cilin thoni se ndodhej 2 orė larg duke u-dredhur, kėtė shpifje tė ndyrė tė veni t'ia tregoni mullixhiut, sepse populli i
Mallakastrės e di vetė se Teufiku e ka ngritur me duart e veta trimin e paharruar kur u-plagos pėr vdekje. Po njė gjė na gėzon:
Mallakastriotėt patriotė do t'a kuptojnė dhe ata tė paktė, qė ju thoni se i keni me vehte, se sa mashtruese janė thėniet t'uaja.
Ah, gėnjeshtarė komunista !
5. Lufta e Gjinoqarit. - Mė 18 Qershor trimi i trimavet, partizani Mehmet Shehu deshi tė vriste Isa Toskėn, po siē ėshtė zakoni
partizan, Mehmet Shehu hodhi nė ajr qė nga larg ca pushkė, duke i dhėnė shkak armikut me njė fuqi tė pėrbėrė prej 2 batalionesh
milicėsh shqipėtarė, njė batalioni bersalierėsh dhe njė batalioni kėmbėsorėsh, tė djegė Gjinoqarin, Lofkendin, njė pjesė tė
Panahorit, Dardhėn e Bukur si dhe shumė katunde tė tjerė. Nė kėtė operacion shtazor italian, i erdhnė nė ndihmė popullatės kėto
ēeta tė Ballit Kombėtar: Ajo e Kadri Cakranit e pagėzuar me emėrin "Jashar Cakrani", ajo e Eqrem Peshkėpisė dhe ajo e Besim
Belishovės, tė gjitha nėn komandėn e Teufik Sfirit. Ditėn e dytė mbrritnė atje dhe ēetat e Vlorės, nėn komandėn e Hysni
Lepenicės. Mbassi u-ndanė sektorėt, u-vėndos tė sulmohej armiku nė ora 7 tė mėngjesit.
Fatkeqėsisht edhe nė kėtė rast, si Xhelal Staravecka, trimi i trimave Mehmet Shehu, i mungoi detyrės dhe nė kėtė mėnyrė mbeti i
haptė krahu i djathtė i fuqivet t'ona. Ajo i dha kurajo armikut dhe rasti bėri qė nga ky shkak, prapė si pėr Jashar Cakranin, pėr
faj tė komunistėvet trathėtarė, mbeti i vrarė Selfo Hekali. Ah gėnjeshtarė komunistė !
6. Lufta e Beratit. -- Atė natė qė profesorė Abaz Ermenji do t'i binte Beratit me 1500 vullnetarė, komunistėt i kėrkuan njė
bisedim mbassi deshnė tė merrnin pjesė edhe ata nė kėtė luftė. Bisedimi nė fjalė zgjati pėr shumė e shumė orė gjatė tė cilavet
nuk u-fol veē se pėr dokrra, pėr gjėra qė s'kishin tė bėnim me planin e luftės. Shumė vonė Abaz Ermenji e kupėtoi se bisedimi i
kėrkuar qe njė dinakėri djallėzore e pregatitur nga komunistėt, qė donin t'a vononin Abazin nė mėnyrė qė ky ta sulmonte qytetin
jo nė orėn qė kishte caktuar. I mėrzitur profesor Abaz Ermėnji e kuptoi djallėzinė dhe u-nda duke rendur me shpejtėsi drejt
objektivit. Mirė po para se t'i afėrohej Beratit,dėgjoi njė rėnie mitrolozi dhe ca bomba afėr qytetit. Pas pak takoi njė patrullė
tė vogėl prej 5-6 partizanėsh tė cilėt kėthehshin nga Berati. Tradhėtarėt kishin vajtur pėr t'u dhėnė alarmin italianėvet. Sa
mbrrijtnė forcat e Ballit nė llogoret e para tė Beratit, u-pritnė me njė breshėr predhash prej italianėvet qė kishin marrė
pozicion; me gjithė kėtė Abazi sulmoi me gjithė fuqinė trime tė Skraparit, Tomoricės dhe gjithė Nahijes. Cetat hynė nė lagjet e
para tė Beratit, sulmuen portėn e kalasė dhe vranė tė gjitha rojet. Plani i Abazit kishte qėnė tė sulmonte aty nga ora
3 e mėngjezit me ēetat e tij nga ana e Huznovės dhe e kalasė, dhe do tė ndihmohej prej Muharrem Kapllanit nga ana e lumit,
Goricės dhe Murat Ēelepisė. Por mbassi Abazi sulmoi kur qe gėdhirė mirė, Muharrem Kapllani nuk mundi tė sulmonte mbassi rrihej mė
me lehtėsi nga kalaja. Natyrisht partizanėt s'kishin qėllim tė merrnin pjesė nė kėtė luftė por deshnė
vetėm e vetmė tė pengonin Abazin. Ah jo vetėm gėnjėshtarė po edhe trathėtarė komunista!
Kompromise. - C'ndodhi nė Berat. Por e mira ėshtė qė Partia e Kuqe tė mos pėrmėndė mė luftėrat e bėra kundėr italianevet, sepse
nė kohė tė sotme populli i jonė - me ēudinė dhe indignasionin mė tė mathė po sheh me syt e veta se si ēetat komuniste
paturpėsisht po perqafohen me po ata ushtarė italianė qė zhytnė nė gjak popullin shqiptar, qė shkretuan dhe dogjnė gjysmėn e
Shqipėrisė, qė vranė Qemal Stafėn, Perlat Rexhepin, Margaritė Tutulanin, etj. etj. Siē thoni ju vetė, sikur tė ngrihėshin nga
varri kėta martyrė, nuk dihet se cilėt do tė mallkonin kur tė shihnin tė pėrqafuar kolonelat mizorė tė karabinierisė
italiane me partizanėt !!!
Komunistėt u-vėllazėruan sot me italianėt, nesėr do tė vėllazėrohen kush e di me cilėt. Kėtu jemi : sa do tė na shohin syte e sa
do tė na dėgjojnė veshėt akoma !
Populli mbase nuk e di akoma ē'ka ndodhur nė Berat; po ia themi ne. Cetat partizane mbasi hynė tė armatosura nė kėtė qytet, jo
vetėm qė nuk ranė nė konflikt me gjermanėt, por krah pėr krah me ta shėtitnin rrugave. Ēuditemi se si partizanėt nuk u-
armiqėsuan me gjermanėt, sidomos kur kėta i a u hoqnė yjet me zorr dhe arrestuan bile Xhemalin, tė birin e komandantit tė shquar
Mestan Ujaniku. Pėrkundrazi, pėrkundrazi.
Nė prefekturė, krerėt partizanė i pritnė Gjermanėt me pėrshėndetje alla hitlerēe, dhe mbas bisedimevet qė patnė me ta nė sallonin
e prefekturės, partizanėt i vunė pėrsėri yjet nė kėsulat e tyre; u-lirua edhe Xhemal Ujaniku, dhe tani tė pa-shqetėsuar trimat
partizanė vazhdojnė tė shetitin lirisht, tė armatosur gjer nė dhėmbė, duke patur nė sup edhe mitroloza gjermanė. Prej kėtij
kompromizi partizanėt e shtrinė aktivitetin e tyre nga Kuēova gjer nė Lushnjė, nė vėllazėrim tė plotė me gjermanėt.
Dhe mbas kėsaj keni sy e faqe tė akuzoni Ballistėt pėr kompromis. Ah, gėnjeshtarė partizanė.
Duket qė ju i shtrini dorėn tė gjithėvet, siē e thoni edhe nė artikullin t'uaj "Ēėshtje tė ditės".
O burra pra o Fejzi Alizoti, Mustafa Kruja, Hilmi Leka, Nush Bushati, Kol Bib Mirakaj, Terenc Toēi, Ernest Koliqi, dhe ju o
Djevat Kortsha, Jakov Milaj, Vasil Alarupi, vraponi te Nacional-Ēlirimtarja se Muharrem Vllamasi, Sekretar i pėrgjithėshėm i
Partisė Fashiste Shqiptare, me Ymer Nishanin dhe me Sulo Bogdon ju presin me krahė tė hapta, edhe sepse "Lėvizja Nacional-
Ēlirimtare" i ka shtrirė dorėn jo vetėm atyre qė ishin nė pozita tė kėqia nė 1940, por edhe atyre qė janė nė pozitė tė keqe nė
1943: domethėnė edhe Papalilos.
Thirrje atyre qė u ka mbetur pak ndėrgjegje Kombėtare.
Po themi tani fjalėn e fundit pėr ju tė gjithė qė i thoni vehtes
nacionalistė dhe qė jeni futur nė radhėt e Partisė Komuniste. Nė qoftė se Shqipėria ndodhet sot e dizorientuar, e ēakėrdisur dhe
nė pragun e njė shkatėrrimi kombėtar dhe shoqėror, faji ėshtė i juaji dhe jo i Partisė Komuniste, sepse ajo ka "direktiva" tė
themeluara mirė nė "Kapitalin" e Karl Marx-it nė tė cilėn ligji i vetmė ėshtė doktrinal dhe ideologjik.
Shqiptari i vėrtetė e kundėrshton njė gjė tė tillė sepse ėshtė xheloz pėr tokėn e vet, pėr traditat e veta shekullore qė
instiktivisht i ka mbrojtur, i mbron dhe do t' i mbrojė kundėr ēdo rryme ideologjike qė s'ka frymė kombėtare.
Po ju a themi edhe mė qartė : Partia komuniste e mbaroi qėllimin e vet, qė qe ay i luftės kundėr fashizmit; ju pėrdori nė mėnyrė
shumė tė bukur, por tani ajo nuk ju pyet mė dhe i ka kėthyer armėt nacionalizmit shqipėtar, qė ėshtė dhe ideali i juaj.
Pėr hir t'Atdheut duhet qė ju tė vini nė vehte, tė ktheheni nė rrugėn e drejtė, sepse Shqipėria ndodhet nė rrezik nga kjo
martesė kundra natyrė qė keni bėrė ju. Ju themi se shpėtimi i Shqipėrisė ndodhet nė ēfrytėzimin tėrėsor tė vlerave tė
nasionalizmit shqiptar me njė ēfrytėzim tė vlerave tė njė rryme qoftė edhe ideologjike, me konditė qė kėto tė dyja tė jenė tė pa
mvarura njera nga tjetra, tė shquara dhe tė qarta, nė mėnyrė qė edhe idet' e Shqiptarėve tė jenė tė qarta dhe tė konkretizuara,
qė tė mos i japim rast asnjė armiku tė na shkakėtojė, pėrveē mjerimeve fizike, edhe ndonjė krizė morale mė tė tmerrėshme akoma se
ajo qė po pėsojmė.
11 Tetor 1943
Dy thirrje
I.
Thirrje Rinisė Komuniste Shqiptare
Rini Komuniste !
Rinija nacionaliste, nė kėto ēaste tragjike dhe vendimtare pėr Kombin t'onė, po u drejtohet juve tė rinjve komunista dhe ju fton
pėr tė ēkoqitur disa mosmarrėveshje qė janė ēfaqur dhe vazhdojne tė ēfaqen nė njė mėnyrė tė rrėmbyer.
Tensioni i nervozizmit nė mes t'onė ka arrijtur kulmin.
Nuk ka ditė qė tė mos konstatohen fyerje reciproke.
Marrėveshja e Mukajt u prish !?
Lidhja qė u bė nė prendverėn e kaluar nė mes t'instituteve shkollorė nuk ekziston fare !?
Me njė fjalė nuk ka asnjė bashkėpunim !
Ne ja u kemi thanė haptaz gjithmonė, se nuk bėjmė Luftė ideologjike, dhe se nuk jemi njė parti, por jemi lidhur me njė organizatė
e cila lufton vetėm pėr shpėtimin e Atdheut.
Rini Komuniste!
Qė tė gjithė jemi bijt e kėtij vendi dhe si tė tillė e kemi pėr detyrė tė pėrpiqemi pėr t'a shpėtuar.
Nuk ėsht e drejtė t'a shohėsh nasionalistin si njė armik, bile, siē thonė disa prej jush, si armikun nr. 1.
Rini Komuniste !
Sot po ju njoftojmė ju tė gjithėve tė rinjve komunista se mosmarrėveshja e jonė ka filluar tė shkakėtojė vėllavrasjen e
njėkohėsisht po kėnaq okupatorin gjerman, i cili duke pėrfituar nga kjo grindje do tė shtojė ditėt e qėndrimit tė tij n'Atdheun
t'onė.
Ejani, o tė rinj komunista, tė bėjmė njė blok tė vetėm, tė bėjmė njė roje tė pėrbashkėt qoftė nė katund, qoftė nė qytet. Ejani
t'i bashkojmė forcat. Tė heqim dorė nga grindjet qė tė mos mundi tė na thyej asnjė armik.
Kėrkoni marrėveshjen e Mukajt qė ėsht shprehja mė ideale e bashkimit tė popullit Shqiptar; atė marrėveshje qė kemi dėshiruar tė
gjithė ne tė rinjtė dhe qė shtytja dhe kėmbėngulja e jonė e shpejtoi !
Shpejtohuni, sepse siē po shihet, kėtu do tė ndodhin gjėra tė tmerrėshme dhe tragjike!
Nga malet e Shqipėrisė sė Lirė
12 Tetor 1943
RINIJA E BALLIT KOMBĖTAR
II.
Thirrje Nacional-Ēlirimtares
Armėt qi dikuėr i muerėm nė dorė dhe qi deri dje i pėrdorėm kaq bukur anmikut, fatkeqėsisht, sot i kemi tė kthyeme njani kundra
tjetrit. Tani qi na erdhi Gjermani, nė vend qi t'ishim tė bashkuem ma shumė se kurrė pėr me luftue ushtrin' e tij, qi asht shum
ma e fortė dhe shum ma e egėr se ajo e Italisė, na ndodhemi tė pėrēamė dhe, ēka asht ma zi, nė luftė civile!
Po kush e ka fajin? Balli Kombėtar qė nė fillim tė krijimit tė tij ka konsiderue si nji parim tė shejtė mos derdhjen e asnji pike
gjaku Shqiptar prej dore Shqiptare. Balli Kombėtar e ka konsiderue vehten e tij si ajo Nana qi kap kordhėn e Profetit Salomon pėr
me shpėtue foshnjėn e saj. Prova qi Balli Kombėtar e ka dashun dhe predikue Bashkimin asht Lidhja e Mukajt dhe thirrja e
vazhdueshme dhe e njimbasnjishme qė ai ka bamun pėr me respektue atė Lidhje. Mjerisht Nacional-Clirimtarja nuk ka dashė t'u
pėrgjigjet ndjenjave t'ona, dhe sot realiteti i hidhun, i dhimbshėm, i mynxyrshėm asht se vllavrasja jo ka me fillue, vllavrasja
jo po fillon, porse
Vllavrasja ka fillue!
Vllavrasja ka fillue!!
Vllavrasja ka fillue !!!
Nė Vlonė, nė Myzeqe, nė Mallakastėr, nė Berat, n'Elbasan, nė Korēė e nė Dibėr, Shqiptari po vret Shqiptarin. Nė kėtė luftė tė
tmerrshme vllavrasėse tė vramit janė shum ma tepėr se sa nė luftat kundra armiqve.
Na tė Ballit Kombėtar besojmė me kambėngulje se ka ende kohė pėr me u marrė vesh pėrsėri dhe pėr kėte arsye po ftojmė botnisht
Nacional Ēlirimtaren me na dėrgue pėrfaqėsuesit e sajė mbrenda 15 (pesmbėdhjetė) ditve nga data e sotme, ose me na thirrė mbrenda
po kėtij afati pėr me shqyrtuė me gjakftoftėsi dhe Shqiptarisht hallet e Atdheut t'onė tė shum vuejtun.
Kjo asht thirrja e fundit qi Balli Kombėtar i ban Nacional-Clirimtares. Njėkohėsisht ftohet mbare populli qi tė na ndihmojė tue
bamė ēmos qi kjo thirrje tė mos mbetet pa pėrgjigje.
Prej maleve tė Shqipėrisė sė Lirė
20 Tetuer 1943
Njė dokument
Popull Shqiptar!
Kėtu poshtė po botojmė disa pjesė tė qarkores sė Komitetit Qendruer tė Partisė Komuniste qi i asht shpėrnda ēdo prefekture nga nji kopje e firmueme
dhe e vulosun me vulėn e Kryesisė sė Partisė Komuniste. Ma shumė se nji qarkore, asht programi anti-kombėtar e anti-shqiptar qi Komunistat kanė
shpallė pėr veprimtarinė e tyne e pėr marjen nė dorė tė fuqisė. Janė direktivat e xhveshuna prenj ndjenjave kombtare qi i janė dhanė tė gjitha fuqinave
t'armatosuna Komuniste nė Shqipni, pėr zhdukjen e Ballit Kombėtar e ēfarosjen e Nasionalizmit Shqiptar. Lexojeni e do t'a shifni vetė tė vėrtetėn e hidhun
; keni me e gjetė kush asht shkaktari i vllavrasjes e i luftės civile.
Titulli i saj asht:
Komiteti Qendror i Partisė Komuniste Shqiptare gjithė Komiteteve Qarkorė tė Partisė
9-9-1943 ora 22
(Frazat me gėrma korsive dhe ato me gėrma tė trasha janė marrė tekstualisht prej qarkores nė fjalė)
Shkresa mbasi fillon me nji lavdėrim tė posaēėm pėr Ushtrin' e Kuqe lavdi-plote, e cila, e udhėhequn prej Partisė bolshevike tė U.R.S.S.-it po pregatit
lirimin e shpejtė tė popujve tė robnuem, vazhdon me kėto pika kryesore :
Gjendja n'Itali. - Italija dorzohet; Badoglio, "reaksionari" mer qeverrinė, por Radio Londra nuk pėrmend fare se shkaktarėt e falimentimit tė fashizmit janė
Komunistat Italjanė e grevat madhėshtore tė puntorve tė Veriut. Londra qi mshef e mshifet, asht veē Aleatja e jonė e dashun nė sinqeritetin e sė cilės nuk
duhet tė dyshojmė !!!
Antitez' e ēuditshme e nji partije mashtruese si P.K. nė Shqipni, e cila paraqet dy fytyra ; njenėn pėr t'a puthė e tjetrėn pėr t'a beshtye, d.m.th, nji fytyrė
pėr drejtuesit dhe nji fytyrė pėr popullin-bagėti :
Nji nga shkaqet kryesore qi detyruen rrėzimin e qeverisė sė Badoglios asht zhvillimi i lėvizjes sė Popullit Italjan, grevat madhėshtore tė puntorve
(proletariatit) tė Veriut tė drejtueme prej Partisė Komuniste Italjane heroike dhe nga Partit e tjera pėrparim dashėse. Shenojmė se Radio Londra nuk
pėrmend fare Partinė Komuniste Italjane, ē'ka ėshtė karakteristike, por Partinė socialiste italjane si udhėheqėse tė kėsaj lėvizjeje, ashtu si bėnė pėr
Partinė Socialiste Po!oneze dhe pėr tė tjera Partira pėrparim-dashėse, "socialė-demokrate",, "agrare" etj. Si , injeksion i jashtėm pėr tė krijuar edhe nė
vende tė tjera partira tė kėtij tipi, me qėllim qė tė pėrēajė forcat popullore nė luftėn e tyre ēlirimtare dhe pėr t' i shmangur nga objektivi i luftės sė tyre.
Nė kėtė mėnyrė rrėzimi i Hitlerit dhe i Mussolinit tė mos ketė konseguenca tė rėnda pėr reaksionarėt dhe kapitalistat e Londrės dhe tė New-Yorkut duke
shkakėtuar shpėrndarjen e proletariatit nė radhė tė parė dhe tė forcave popullore, dhe tė ngjallė mos besim nė turmat ; Po nė kėtė mėnyrė kanė vepruar
edhe nė luftėn e parė me Partinė Social-Demokrate, Social-Shoveniste tė kryesueme prej Kautsky, Scheiderman, Tserotelli, Cernav, Legin, etj. (Por Partitė
komuniste e kanė eksperiencėn e luftės sė parė dhe do tė dijnė tė orientohen nė kėtė situatė).
Vėllaznit Italjanė. - Mbas dorėzimit pa kushte tė Italisė ėsht krijuar njė situatė e re jo vetėm nė Itali por edhe tek ne. Gjermanėt mundohen me marrė
krejt fuqinė nė dorė dhe kėshtu tė okupojnė Shqipėrin' e okupuar. Nė njė situatė tė kėtillė paraqitet kundėrshtimi nė mes t'ushtarve Italjanė dhe Gjermanė.
Ndėrsa qėndrimi i ynė tashti po ndryshon nė mes tė ushtrisė Italjane tė cilėn ne tani e shohim me sy tjetėr, duhet tė qėndrojmė nė shfrytėzimin e
kundėrshtimeve tė cilat po paraqiten dita-ditės mė thellė.
Kush mund tė mendonte se ju do tė harrojshit kaq shpejt herojt e lavdishėm tė kėtij truelli t'onė qi ranė dėshmorė prej dorės mizore tė Italjanve tė
Mussolinit e tė Badoljos ! Kush mund tė mendonte se qysh tash ju filluet me i harrue katundet e djegun, varret e ēelun, zemrat e helmueme, vatrat e
shueme, dhe vllan t'a queni anmik e anmikun vlla !
Qeveritė nė Londėr. - Aleanca ndėrmjet Anglo-Amerikanėve nė nji anė dhe Bashkimit Sovjetik n'anė tjetėr asht e sinqertė, me gjithė kėtė : "Nė vetė
qeverinė Engleze ka elementa reaksionarė tė cilėt duen tė vendosin elementat reaksionarė nė vendet e shtypuna" :
Tash pėr kėto arėsye, janė formue dhe tentojnė tė formojnė qeverira reaksionare nė Londėr tė vendeve tė shtypur mbas rėnies sė Hiterit. Po kėto rrethe
qė e kishin prurė Hiterin dhe Mussolinin nė fuqi, pėrpiqen pėr me e ndrue rrymėn e luftės sė sotme kundra Hiterit dhe Mussolinit nė drejtimin e gjoja tė nji
veprimi tė ri qė d.m.th. njė Versaies e re. Nė kėtė mėnyrė ata kanė krijue qeverina reaksionare nė Londėr tė popujve tė shtypur me pretensionin se ato
qeverira pėrfaqėsojnė kėta popuj por qė nė tė vėrtetėn nuk janė veēse rreguat e kėtij reaksioni, pėr tė shtypur lėvizjen Nacional-Ēlirimtare tė kėtyre
popujve.
Qeverija Shqiptare. - Nuk pėrjashtohet mundėsija e formimit tė nji qeverije tė tillė Shqiptare nė Londėr ose tė ndihmojė pėr t'a krijuar nė vend, prandaj
shokėve u drejtohemi qė nė njė rast tė tillė tė dijnė me marrė qėndrim tė caktuar.
Partija Komuniste nji qeveri qi mund tė formohet jashtė gjinit tė saj e quen tė huej dhe tė rrezikshme ! Pėr komunistat t'onė s'do me thanė gja se prej
mungesės sė nji autoriteti kombėtar tė njohur internasionalisht, tė huejt mund tė luejnė me kalem tė kuq mbi kufijt t'onė tė lakmuem ! Ambicja e nji
partije kalon mbi interesin kombtar !
Paraqitja te Aleatėt. - Puna nuk asht ma pėr me vra Gjermanėt e pėr me ēlirue Atdheun, por pėr me u pregatitė me marre fuqinė nė dorė, mbasi tė kenė
thye nė duel fuqit' e Ballit, tė cilat mund tė preferohen prej Anglo-Amerikanėve.
Zbarkimi i Aleatėve nė Ballkan ose edhe nė Shqipni nuk asht nji prospektiv shum i largėt. Prandaj organizatat t'ona duhet tė punojnė pėr tė pėrballuar si
situatė tė tillė. Duhet qė nė rastin e zbarkimit tė Aleatėve kėshillat Nacional-Ēlirimtare te jenė me tė vėrtetė pushteti i popullit, tė mobilizojnė gjithė
popullin rreth tyre dhe tė mos lejojnė forca tė tjera si Balli Kombėtar qė tė kenė njė influencė nė popull. Duhet qė ushtrija nacional ēlirimtare tė jetė shum
e fortė, tė ketė gjithė popullin nga mbrapa dhe tė mos lejojė qė tė ketė grumbullime tė tjera ushtarake kundėrshtare tė sajė si p.sh. tė Ballit Kombėtar.
Duhet tė dini se fuqitė Aleate tė zbarkimit do tė pėrkrahin tė gjitha forcat Shqiptare dhe do tė gjejnė pėrpara pa preferencė pėr ato tė lėvizjes Nacional-
Clirimtare dhe bile, po tė marrim parasysh ēėshtjen e Darlanit, me preferencė pėr ato reaksionarėt. Qė tė mund tė evitohet njė gjė e tillė fuqitė Nacional-
Ēlirimtare duhet tė fillojnė t'impozohen qė tani kudo dhe nė rastin e zbarkimit t'u paraqiten Aleatėve ku me anėn e kėshillave Nacional-Ēlirimtare si i vetmi
pushtet i popullit shqiptar. Aleatėt duhet tė jenė nė Shqipėri vetėm me ushtrin' e tyre pėr tė thyer Gjermaninė me klyshėt e sajė, por qeverimi i Shqipėrisė
duhet tė jetė plotėsisht nė duart e Nacional Clirimtarėve dhe kėtė gjė Aleatėt duhet t'a njohin. Prandaj pra qysh sot tė gjitha organizatat me tė gjitha
forcat e tyre duhet tė punojnė nė kėtė drejtim.
Marrėveshja e Mukajt. - Mbi kėtė pikė Balli e tha fjalėn e vet, ndigjoni tani se ē'thonė komunistat patriotė:
"Ju e dini se marrėveshja e arrijtur me Ballin Kombėtar, me krijimin e Komitetit pėr shpėtimin e Shqipėrisė ka qenė nė dėm tė lėvizjes Nacional-Ēlirimtare
dhe tė Partisė s'onė dhe si e tillė ėsht dizaprovuar nga Komiteti Qendror. Mbi kėtė gjė, ju kemi vėnė me kohė nė dijeni. Kjo marrėveshje na ka futur nė
pozita tė vėshtira. Nė momentin kur Balli duhesh vue me shpatullat nė mur pėr aktivitetin e tij nė favor tė fashizmit okupator, nė momentin kur Balli
duhesh paraqitė para popullit Shqiptar si nji Organizatė pėrēarėse qė saboton sistematikisht tė gjitha projektet t'ona, neve i dhamė nė dorė kartėn e
marrėveshjes, e njė marrėveshjeje siē donte ai pėr me intrigue mė mire nė popull. Ishte momenti pėr tė shpejtue diferencimin nė rradhėt e Ballit, pėr me u
nda populli nga Balli, pėr me e nda elementin e ndershėm qė kish shkuar viktimė nga krerėt reaksionarė, nga rruga oportuniste antipopullore e antipatrike
e politikės sė Ballit. Me kėtė marrėveshje neve lejuam qė Balli tė lidhet mė ngushtė me elementėt qė i bėnin presion brenda radhėve tė tij pėr njė
marrėveshje me neve ; lejuam qė Balli t'i shtrėngojė dhe t'i forcojė rradhėt e tija e tė mbahet akoma i lidhur mirė me turmat, qė tė gėnjyera prej tij dhe
tė paskjarueme politikisht vazhdojnė t'a ndjekin.
Lufta kundra Ballit. - A mund t'a besojė njeri qi po ata burra qi firmuen vullnetisht marrėveshjen e Mukajt tė jenė po ata qi dekretojnė luftėn kundra Ballit?
Por urdhni vjen prej jashtė; prej atyne qi duen tė bajnė sikur s'e dijnė qi neve jemi vėllazėn :
"Qėndrimi i ynė karshi Ballit duhet tė jetė i rreptė dhe i drejtė. Duhet tė demaskohet pa mėshirė politika aportuniste e tij, tė luftohet fushata e tij
demagogjike pėr bashkim dhe tė spjegohet mirė se pėr bashkimin e vėrtetė tė popullit Shqiptar ka punuar me tė tėra forcat e saja vetėm lėvizja Nacional-
ēlirimtare ; se bashkimi ėsht njė gjė qė i intereson mė tepėr se kujdo atyre qė janė pėr luftėn e lirinė e popullit, se bashkimi nuk mund tė bėhet ku njėri
shkon nė njė rrugė dhe tjetri nė rrugėn e kundėrt."
Tash i keni ra nė te: asht krejt e vėrtetė se rrugėt nuk i kemi tė njėjta : neve jemi t'udhėhequn prej patriotėsh tė vjetėr si Mid-hat Frashėri, e prej
edukatorėsh tė rij si Vasil Andoni ; qė tė gjithė Shqiptarė tė njoftun e tė nderuem, kurse ju, as ju vetė nuk e dini se kush ju udhėheq. Ose pėr tė thanė ma
mire : na punojmė pėr Shqipni e ju punoni pėr parti !
"Me anėn e nji demaskimi tė squet e tė njė pune tė palodhėshme me Ballin nė popull, me ja shkėputė popullin dhe me e lidhė me neve, me shkaktue
divergjenca nė rradhėt e Ballit, me krijue situata tė pėrshtatėshme pėr tė shkaktue dhe shpejtue diferencimin nė rradhėt e Ballit dhe me i ra kresė me
squetėsi dhe nė mėnyrė gjithmonė ma vendimtare krenėve reaksionarė tė tij ; me e paraqitė mirė nė popull Ballin si pėrēarės dhe shkaktar vllavrasjeje,
me e ba qi populli t'a shofi se politika e Ballit do tė na ēojė nė pėrpjekje me armė, me e ba qi populli i gjithė tė revoltohet pėr kėtė gja dhe kėshtu
pėrgjegjėsit historike tė mos bashkimit tė popullit Shqiptar dhe tė pėrpjekjes, me armė tė bienė, siē ėsht e vėrteta, dhe kjo gjė tė jetė e qartė pėr tė
gjithė nė Shqipėri, pėrmbi Ballin Kombėtar; tė pregatisim, tė tėrė ata tė Nacional-Ēlirimtares, tė pregatisim popullin nė njė pėrpjekje me Ballin ;
Balli po e pregatit atė perpjekje qė nuk duhet tė na gjejė me duar lidhur ; nuk duhet nė asnjė mėnyrė t'i lejojmė Ballit tė pregatitet dhe tė na godasi nė
kondita mė tė favorėshme pėr atė, duhet t'a vemė me shpatullat nė mur dhe t'a shtrėngojmė qė t'i qesi sheshit kartat e tij dhe kėshtu tė mund t'a godisim
neve kur tė jetė mė e favorėshme pėr ne, kur t'a ketė kuptuar populli vendin e tij dhe kur tė bashkohet me ne kundra tij."
Edhe mbas kėsaj kini sy e faqe tė thoni se Balli asht shkakėtari i vllavrasjes !
"Si merret fuqija. Situata na shtrėngon qė tė veprojmė, por qė tė veprojmė duhet tė jemi tė pregatitur sidomos ushtarakisht. Organizimi dhe forcimi i
njisive nė qytete shtrohet sot si njė problem urgjent dhe me shumė rėndėsi. Njėsitė duhet tė jenė tė pajosura mirė me revolvera dhe me bomba dore dhe
mundėsisht me pushkė automatike (me ba ē'mos me ble dhe me u marrė Italjanėve me ēdo mjet dhe me pare kėto armė, dhe mos me pritė asnji ditė qė tė
na i dėrgojnė tė tjerėt) ; njisitė me u vue nėn komandėn e njerit nga shokėt mė tė mirė, mė tė zotin dhe mė tė pėrshtatshmin e Partisė. Me studjue
mėnyrat e sulmit tė qendrave mė me rėndėsi tė qytetit dhe veēanėrisht t'atyre ku ka armė... Me pasė kurdoherė parasysh qė nė raste sulmi kundra
qyteteve nga ana e jonė, tė kombinohen veprimet e guerilave tė brendėshme me ato tė ēetave. Mos tė harrohet rėndėsija e dokumentave nė zyrat sekrete
t'armikut, tė cilat duhet tė bijen nė duart t'ona. Gjithė organizatat e Partisė tash duhet tė jenė tė mobilizuara pėr ēdo eveniment dhe tė jenė gati pėr tė
pėrballuar ēdo tė papritur. Celulat e Partisė do tė jenė motori i cili do tė verė nė lėvizje tėrė popullin e qyteteve e tė katundeve, duhet tė spastrohen nga
gjithė elementat qė nuk do t'i kryejnė detyrat me kaq rėndėsi. T'u thuhet shokėve tė Partisė se sot ėsht koha qė ata tė tregohen me tė vėrtetė prisat e
sigurtė dhe guximtarė tė popullit dhė tė kuptojnė momentin vendimtar drejt marrjes sė pushtetit. Celulat tė jenė motori i grupeve simpatizantash dhe
miqsh tė Partisė, tė cilėve t'u thohet se sot duhet tė japin ēdo gjė pėr ēlirimin e Atdheut dhe naltėsimin e forcimin e Partisė Komuniste. Teknika e Partisė
duhet tė jetė e mobilizuar dhe tė punojė dit` e natė pėr tė skjaruar popullin me trakte e proklamata pėr situatat e ndryshme qė krijohen dhe evenimentet
qė rrukullisen duke i treguar kurdoherė rrugėn qė duhet tė ndjeki. Nė ēdo moment duhet tė mbani qėndrimin politik tė kjartė nė bazė tė direktivave tė
Komitetit Qendror. Me mobilizimin e gjithė organizatės duhet tė lidhni mobilizimin dhe pregatitjen e popullit pėr kryengritjen e pėrgjithėshme.
Populli Shqiptar, na e thrrasim ende shqiptar, qi gjindet sot nė rradhėt e Partisė sė Kuqe s'duhet me ba tjetėr veēse tė zbatojė urdhnat e Partisė :
"V.O. Kėto direktiva, pa qenė nevoja qė tė kėndohen, duhet tė punohen nė tė gjitha celulat e Partisė dhe, nė bazė tė kėtyre direktivave t' u jepen
udhėzime gjithė organizatave tė Partisė deri nė grupe simpatizantash. Veēanėrisht tė punohen nė tė gjitha celulat e ēetave dhe katundeve tė qarkut
t'uaj."
Asht dokument shum i randėsishėm ky - qi na ka ra nė dorė - me tė cilin Partija Komuniste nxit ēetat e veta, krejt ushtrinė e saj pėr t'i hapė luftė t'egėr e
tė pamėshirėshme Ballit Kombėtar pėr me marrė kėshtu nė dorė fuqinė popullore qi t'a pėrdori nesėr pėr qėllimet e veta, qi tashma i din e i njef fare mire
populli Shqiptar.
Dokumenta si ky janė njė provė e gjallė pėr me i tregue botės shqiptare e tė jashtme se kush asht shkaktar i vllavrasjes e i kėsaj pėrleshjeje tė
ēmendun ndėrmjet forcave e vlerave arbnore.
E fajtorėt do tė dėnohen pa tjetėr !
"Demaskim i squet"
Urdhnat e Partisė Komuniste janė : "...Me anėn e nji demaskimi tė squet e tė njė pune tė palodhėshme me e diskreditue Ballin nė popullin, me i a shkėputė popullin dhe me e lidhė me neve..."
Mussolini dikur thonte : "s' bahet lufta pa e urrejtė anmikun". Komunistat s'bajnė gja tjetėr veēse po zbatojnė atė parim fashist. Tė tanė e dijmė se nė ē' fatkeqsi shoqnore ka ra gjithė populli i jonė prej atij "demaskimi tė squet" tė tė kuqve.
I biri urren t' atin, baba tė birin, vllau vllanė, djali t'amėn edhe e ama tė birin ; shokėt dikuer rrojshin me pėrzemersi dhe vllaznim tė plotė kurse sot Partija Komuniste jo q'i ka nda por, me anėn e atij "demaskimi tė squet" i ka prue n'atė pikė sa t'urrejnė e tė shajnė njani tjetrin.
Kur Mussolini thonte : "S'bahet lufta pa e urrejtė anmikun", fjalėn e kishte pėr Anglinė, anmike e tij e huej. Por Partija Komuniste kėtė e zbaton pėr
anmikun e saj jo te huej, por tė nji gjaku e tė nji gjuhe, sepse simbas parimit komunist me tė huejt tė Kuqt pajtohen me nji herė. E diftuen me fashistat italjanė. Nesėr do t'a diftojnė me siguri nie ndonji tė huej tjetėr. Veēse me vlleznit nuk pajtohen !
Demaskim pėr komunistat, por nė realitet luftė e pa nderėshme diskreditimi. Nji herė nė nji kohė Partija Komuniste mundohej me e diskreditue Ballin tue
propagandue nė popull se Balli ishte i bejlerve, se nė Ball ndodhej filani, etj. Si pa se
kjo nuk pat efekt, ma vonė filloi me thanė se Balli bante kompromis me Italjanėt. Mirpo koha e diftoi se kush ishte nė marrėveshje me ta. Kur Italija
kapitulloi pa kushte kėmishat e zeza dhe gjeneral Azzi gjetėn strehė te komunistat, tė cilėt tani po i pėrdorin kundra shqiptarėve. Nė kohė tė sotme, nė
Vlonė, mė 8 tetuer vritet djaloshi nacionalist antar i Ballit, Aziz Sharra, nip i Ceno Sharrės. Ditėn 10 tetuer ushtrija gjermane bani nji operacion nė Vlonė
tue rreshtue 104 vetė qi i internoi nuk dihet se ku. Partija Komuniste akuzon Ballin si bashkėpunues tė gjermanve nė kėt veprim. E vėrteta asht:
Gjermanėt, jo vetėm qi nuk banė asnji dallim, por damin ma tė madh mė kėt mes e pati vetė Balli sepse materiali ushtarak dhe landa ushqimore qi u kap
prej Gjermanve ka qenė ma e shumta e Ballit, pa marrė parasysh se midis 104 tė rreshtuemve, pėrveē 30
komunistash, ma tė shumtit kanė qenė tė Ballit dhe kusuri asnjanės.
Deri dje kur Berati e Lushnja qenė nė duert e komunistave qi rrojshin
nė pėrzemėrsi perfekte me Gjermanėt, nuk kishte randėsi as qi quhej
kompromis; kurse sot qi Balli asht n'ato vende, kjo quhet trathti. Kur nji
vepėr kryhet prej komunistave, ajo asht n'interes tė popullit ; kur po kjo
vepėr kryhet prej Ballit, quhet trathti. Ky asht mentaliteti dhe "demaskimi
i squet" komunist. Veēse Ballistat nuk shetisin krah pėr krah me
Gjermanėt e as qi u kanė dhanė ndonji pikė benzinė prej asaj tė Kuēovės.
Kur Isa Manastirliu bante aksione me Xhevdet Petrelėn, Isa
Manastirliu pėr komunistėt ishte patriot, atdhetar i flakėt ; sot
qi Isa Manastirliu ndodhet nė rrugėn e drejtė nė rreshtat e Ballit,
ai quhet trathtar.
Nė qoftė se Jakup Deliallisi vret njerzit qi i rrėmbejnė dhent, tue qenė se rrėmbyesit janė kumunista Jakup Deliallisi, simbas llogjikės komuniste, duhet me
qenė medoemes i Ballit.
Kur ushtrija gjermane u bie komunistave nė Pezė, katundarėt e atij rrethi, me qenė se do tė kenė dhanė informata, simbas ligjit komunist, ata
katundarė janė Ballista, prandaj Balli bashkpunon me Gjermanėt.
Pa len tash qi me anėn e "demaskimit tė squet" na nxuerėn nė shesh tė famshmin Irfan
Ohrin. Ky, me qenė se dikuer ishte agjent i S.I.M.-it dhe tash i Gestapos, simbas
komunistave, ai asht i Ballit Kombėtar.
Nė qoftė se e gjithė Dibra ngrehet nė kėmbė pėr me luftue ēetat maqedhonase e serbe, qi nė bashkpunim me komunistat shqiptarė, i kanė plasė buzėn tė
gjithė asaj krahine, tė gjithė Dibranėt janė trathtarė dhe Halil Alija me Selim Koloshin, simbas llogjikės komuniste, janė tė Ballit. Kėta tė dy katila, jo
vetėm qė s'janė t'onėt, porse nė gjurmėt e tyne po ecėn sot Partija Kornuniste vetė : gjysmėn e Gjormit dhe katunde si Velēa, Lepenica etj. qi ata i
kursyen prej djegėjes, i shkretuen dhe i pėrvėluen tė Kuqt.
Mund Tė vazhdojmė edhe ma. Por na u lodhėm dhe druejmė se mos mėrziten edhe lexuesit t'onė. Shkurt : ēdo vepėr qi bahet prej komunistave ka vulėn e
patriotizmės (s'ka randėsi se ata kanė marrė tė huejt dhe vrasin Shqiptarėt ) dhe kushdo qi u del pėrpara komunistave, po qenė Shqiptarė tė shitun, si
Irfan Ohri me shokė, llogjika komuniste e do qi tė jenė tė Ballit ; dhe kur ndjekėsit e komunistave janė vetė gjermanėt, pak sė paku Ballistat janė
bashkėveprues.
Qe pra, o Shqiptarė, mentaliteti, llogjika dhe "demaskimi i squet" !
* * *
Por, o shokė (!) komunista ; Shqiptari u zgjue, ka hapun sytė dhe me tmerr po shef
veprėn t'uej nacional-ēkatrrimtare.
Ju kot mundoheni me "demaskimin e squet" me nda popullin prej Ballit.
Nuk ndahet mishi prej kocit! Populli, qi nuk i ha ma pallavrat t'ueja, po shton ēdo ditė
ma tepėr rreshtat t'ona. Vetė militantėt t'uej po u ikin nga radhėt e po vijnė me ne.
Ky sulmi i juej asht sheji se ju jeni tue u rrokullisė e po pėrplaseni si zogu i plagosun.
Ju thoni se e keni popullin me vehte. Po tė qe ashtu, s'do tė kishte qenė nevoja qi ju tė
mershit n'ushtrinė t'uej Italjanė, Grekė, Serbė e Maqedhonas. Ushtrija e juej
duhet t'ishte krejt Shqiptare. Por kush ju vjen mbrapa? Asht e afėrt dita kur kanė me u
mbetė vetėm katilat e popullit si Mehmet Shehu me shokė dhe tė huejt.
RROFTĖ SHQIPNIJA!
24 nanduer 1943
Tradhėtija e Kuēovės
Mė datė 19 shtatuer 1943, komandanti i ēetės sė Sulovės Z. Halil Hoxha urdhnohej tė hynte nė Kuēovė me nji fuqi prej 500 vetėsh. Komunistat i janė lutė
qi tė hynin sė bashku, nė qofte se do t'u a lejonte komanda e tyne dhe kėrkuen nji orė leje me qėllim qi tė hyjshin vetė ma parė, mbasi fuqit' e tyne
ende nuk kishin mbrrijtė. Fuqitė nasionaliste, tue kuptue dredhin' e tyne nuk e pranuen propozimin dhe marshuen mbi qytet nėn komandėn e Halil Hoxhės
tue ngulė Flamurin e lirisė pėr tė parėn herė mbi ēatin' e ndėrtesės sė ish karabinierisė italjane, mbasi kapėrxyen tė gjitha pengesat e nxjerruna prej
komunistave tė vendit.
Mbasi u krye ceremonija e ngritjes sė Flamurit, u mbajtėn fjalimet e rastit pėrpara popullit, qė i priti me brohoritje e enthusiazėm.
Mbas 4 orėsh arrijtėn edhe ēetat nacional-ēlirimtare, tė cilat, me qėllim qi tė pėrfitojshin prej materialit tė zanun italjanėve, kėrkuen qi tė jenė nė
bashkėpunim si nė ruejtjen e qytetit ashtu edhe nė ndamjen e patrullave, gja kjo qi u pranue edhe nga Fuqitė Nasionaliste tė Ballit Kombėtar.
Mbas dreke mbasi fuqit' e tyne u shtuen nė nji sasi superiore nga ajo e Ballit, partizanėt drodhėn fjalėn e dhanun tue i parashtrue Komandantit
Nasionalist propozimin pėr me marrė pjesė nė Shtabin e tyne, i cili do tė formohej prej tre komunistash e njė nasionalisti, qi natyrisht nuk u pranue prej
nasionalistave, mbasi nuk kishte barazim.
Tė nesėrmen, tue pamė se mbėrrijtėn fuqina tė mėdhaja nasionaliste, prap, simbas taktikės sė tyne dredharake, u tėrhoqėn dhe erdhėn nė konditat e para
tė barasisė. Ma vonė, mbasi iu mbrrijtėn ndihma prej ēetės sė Rahman Uruēit, filluen prap manevrėn e dredhisė, tue veprue nė kundėrshtim me pikat e
marrėveshtjes dhe tue ba nji kompromis me Gjermanėt, tė cilėve u dhanė gjith naftin, benzinėn, gazin etj. qi ndodheshin nė depot e Kuēovės.
Nuk mjaftuan vetėm kėto veprime dredharake tė komunistave, por vjen shtohet edhe nji turp tjetėr kundra vėllezėnve tė tyne :
Tue pėrfitue nga largimi i nji pjese tė madhe ushtarėsh nasionalistė me rastin e festės sė Bajramit, komunistėt, simbas zakonit tė tyne, kryen sulmin
burracak e poshtėr, tue sulmue me armė nji automobil qi po i furnizonte mish ushtarėve tė Ballit qi ndodheshin nė Kuēovė dhe tue fillue luftė kundra fuqive
tė Ballit, tė cilat ishin nė numur shum ma tė vogel (60 me 600) e kjo u ba pikėrisht nė natėn e parė tė Bajramit. Pėrpjekja zgjati ma se 3 orė dhe fuqit' e
Ballit tue qenė nė pakicė tė ndieshme nė krahasim me anėn tjetėr, per t'i u shmangė nji vllavrasjeje, e cila ndoshta mund tė pėrhapej nė tė gjithė
Shqipėrinė, u tėrhoq, tue lanė nji tė vramė dhe nji tė plagosun. Gjykoni o Shqiptarė mbi veprat e nacional-ēlirimtarėve !!!... Ky qe fillimi i vėllavrasjes!!!...
Le tė marin vesht mirė shoket t'one se si mund tė bahen lidhjet me t'ashtuquejtunit nacional-ēlirimtarė dhe nė rast se u takon tė bajnė ndonji
marrėveshtje me ta, duhet tė kenė mendjen nė djallėzitė e nė tradhėtit' e tyne.
Shqiptarė tė ndershėm !
Lutemi tė merni shėnim per kėto vepra tė turpėshme tė komunistave, qi pretendojnė luftė kundra anmikut dhe m'anė tjetėr i
kthejnė arrnėt kundėr vėllezėnve tė tyne tė ndershėm, tue i lye duert me gjak vllai tė pafajshėm, tue ba e prishė marrėveshje, simbas shtimit a pakėsimit
tė fuqive, pėr t' i a mbrrijtė qėllimeve tė tyne ambicioze.
30 Shtatuer 1943
Trathėti mbas trathėtie
Tė shtunėn mė 25 shtatuer, ēetat e Ballit Kombėtar tė Qarkorit tė Lushnjės, tė thirruna prej Qarkorit tė Beratit, nisėn drejt Kuēovės pėr tė marrė nė dorzim
nji pjesė tė materialit tė lanun atje.
Me tė mbrrijtun nė vėndin e caktuem, ēetat t'ona lajmėrohen qė tė tėrhiqen me njiherė s'andejmi mbasi njisinat
partizane nėn komandėn e Sul Hidrit e tė Rahman Uruēit, do t'i vinin zjarrin atij vendi.
Pa vonesė, ushtrija e jonė nėn komandėn e Isa Manastirliut, tė
Hamit Matjanit e tė Xhaferr Balit, marin udhėn e katundit Thanė pėr me pritė urdhnin e ri.
Ndėrkaq nji lajm me urgjencė prej Lushnje lajmėronte se pėr nevoja tė ngutėshme e tanė ēeta duhej t'i afrohej sa ma parė qytetit nė fjalė. Tue pasė
lajmėrue ma parė Beratin, kryetarėt e njisivet t'ona vėnė lėvizje ushtrinė dhe marrin udhėn e kthimit.
Pa as ma tė voglin dyshim se do tė sulmoheshin prej ndokujt, mbasi vendi ishte i kontrolluem vetėm prej popullit e prej ēetave tė tė dy anėve, ushtarėt
dhe kryetarėt e tyne u nisėn, pa u shkue nga mendja se vlleznit e tyne u kishin vu pritėn pikėrisht n'atė vend ku ata ishin tė siguruem prej ēdo tė
papritune. Pa mbrrijtė mirė te katundi Thanė, nji krizėm pushkėsh e nji batare mitralozash i ven nė mes dy zjarresh ushtarėt e popullit e tė Shqipnisė.
Njisinat partizane, tė komanduem prej tė mirėnjoftunit Rahman Uruēit e prej Sulė Hidrit, pa as ma tė voglėn pėrgjegjėsi shqiptare e kombėtare, pa as ma
tė voglėn ndjenjė shoqnore e njerzore, thue se andej po kalojshin italjanė, gjermanė, grekė a serbė, lėshohen nė shpinė tė popullit t'armatosun pėr
mbrojtjen e vendit e tė Flamurit Kuq e Zi dhe, pa pyetė se cilin vrasin e plagosin, pa mendue se nė besė Shqiptari nuk pret jo mikun por as anmikun, pa u
kujtue se me kėtė vepėr veshin nė zi nana e motra, nuse e tė reja shqiptare, mbi tė gjitha, pa u kujtue se kėshtu mund t' i hapin vendit varrin e
pėrjetshėm tė gjakderdhjes e tė fatkeqėsisė, derdhin plumbat e pushkėt tradhėtare mbi djemt e Arbėnisė, mbi Vullnetarėt e Lirisė.
Dy duer pėr nji krye janė. Dhe nė minutė, burrat e futun pabesisht ndėrmjet dy zjarreve, shpėrndahen, zanė pozisionet e rastit dhe fillojnė tė mbrojnė
vehten e Flamurin pėr tė cilin ishin betue me i dalė zot. Lufta fillon, e ngadalėshme nė fillim prej nesh pėr me kursye vlleznit e mshefun nė pritė. Njizet
minuta ma vonė, pikėrisht n'orėn katėr, zjarri bahet aq i dendur, plumbat shtohen aq shumė sa i tanė vendi mer nji pamje me tė vėrtetė lufte. Nė kėtė
pėrleshje vlla me vlla, nė kėtė ndeshje ndėrmjet bijve tė nji nane e tė nji vendi, qi zgjati gadi pesė orė, ēetat lanė nji tė vramė e katėr tė plagosun.
Lajmet e ma vonėshme dhanė kėtė pėrfundim: partizanėt kishin lanė katėr tė vramė e shtatė tė plagosun.
Nga ora tetė e mbramjes njisinat t'ona marrin udhėn e kthimit. Por pėr ēudi, nji prit' e dytė, ma e vogėl se e para, u hap zjarr afėr katundit Bide. Fuqitė
me nji herė marrin masat
e mbrojtjes dhe i vėnė n'ikje sulmuesit, tė cilėt lanė rob dy veta. Njerzit e zanun, si u pyetėn dhe u banė hetimet e rastit u liruen tė shkojnė nė punėn e
tyne, t'armatosun.
Ashte e dijtun se me kėto veprime kryekėput ēkombtarizuese, pėrgjegjėsija asht e atyne qi nė kėto kohėt e fundit janė ba sulmues
kundra asaj pjese shqiptarėsh qi zgjodhi pėr shok lufte vetėm Flamurin e Shqipnisė. Por ēasti fatal i vllavrasjes, qi po tingllon aty kėtu ndėr disa vise
t'Atdheut t'onė, do tė jetė njiherit edhe ēasti i gjyqit e i denimit pėr ate klikė qi pėr hatėr tė nji ideje po i ven thikėn nė grykė popullit e shqiptarismės
mijėvjeēare.
RROFTĖ SHQIPNIJA!
30 Shtatuer 1943
Vazhdon t r a t h ė t i a
Popull' i Beratit. - E famėshmja Nacional-Ēmėndimtare, e cila nė trimėrin' e luftrave me daulle kapėrxen edhe Don Kishotin, i dha mbrėmė popullit tė
Beratit sihariqin se ushtrit' e saj trime kishin vrarė nė Lapardha 11 Shqiptarė nasionalistė. Dhe pikėrisht kėtė lajm gazmor i a dha popullit nė kohė
mbrėmjeje qė t'i hapte oreksin e bukės me disa pika gjak Shqiptari !
Tė themi qė shokėt t'anė tė Nacional Ēmendimtares gėnjejnė, ėshtė banale, se tani edhe pulat e morėn vesh qė ata gėnjejnė mė shumė nga gėnjeshtra
vetė. Por gjer tani gėnjenin pėr gjėra qė zhvilloheshin pak larg, kurse mbrėmė dhanė njė gėnjeshtėr qė u pėrgėnjeshtrua mbas dy orėve. Si qėndron e
vėrteta ?
Popull' i Beratit ! E vėrteta qėndron kėshtu : disa dit mė parė njė kamjon i ynė me ushtarė vente te shokėt nė Kuēovė. Nė post-blokun e Kuēovės roja
partizane i preu udhėn dhe s'deshi t'a linte tė kalojė nė asnjė mėnyrė; mė nė fund, duke
pėrfituar nga numuri shum i pakėt i tanėve, Niazi Ēepani me guxim luani !!! hap zjarr. Ushtarėt t'anė tė shkretėt, tė cilėt s'kanė pasur kurrė pėr qėllim tė
zbrazin nė gjak vėllai, tė goditur, tė paktė nga numuri, tė rrethuar nga tė gjitha anėt, u shtrėnguan tė pėrgjegjen edhe ata me armė. Lufta vazhdoi tėrė
natėn dhe pėrfundimi qe ky : njė i vrarė dhe njė i plagosur nga t'anėt, 7 tė vrarė dhe s' dimė se sa tė plagosun nga partizanėt ; d.m.th mbas thėnies sė
partizanėve neve duallėm trimfonjės se vramė mė shumė!! O tmerr! O gjė e shėmtuar ! Sado qė shkaktarėt qenė partizanėt, ne as qė deshėm t'a zinim me
gojė kėtė vėllavrasje tė dobėt dhe e kaluam nė heshtje. Ky qe episod' i parė i kėsaj epopeje partizane !
Episod' i dytė : Bataljoni partizan paska marrė urdhėr tė marshojė nė Lapardha kundra ushtarėve t' onė. Tani muarėm vesh se kėta urdhėra pėr vėllavrasje
ja u dhėnka qendra e Beratit ; kurse kjo qendėr neve na thotė qė i bėn komanda e Kuēovės me kokėn e saj. Bataljoni partizan, pra, merr urdhėr tė
marshojė mbi Lapardha kundra t' anėve, e pėrse? Sepse t' anėt janė Nasionalistė Shqiptarė dhe s'kanė hyrė nė kuadrin e Shokut Stalin.
Tani po e kupton edhe bufi se Nacional-Cmendimtarja paska pėr qėllim tė luftojė Nasionalizmin Shqiptar dhe jo armikun okupator, siē na lodh veshėt dit' e
natė. Kėshtu, me urdhėr tė qendrės bataljoni partizan lėshohet mbi Lapardha me hov dragoi ashtu siē lėshohet kur vret ndonjė arixhi udhėve. Mirė po
s'mendoi i shkreti bataljon partizan se nė Lapardha kishte burra dhe jo pula. Ushtarėt t'anė qė ndodhen atje, njė batare ju apin dhe partizanėt s'e panė
njeri tjetrin. Tani partizanėt e shohin Lapardhanė pėr sė largu, nga bregu i Sheqezes, kur guxojnė tė nxjerrin sytė fshehtazi nga ndonjė vrimė. Tė vrarėt
nga an' e t'onėve janė : Njė grua nė Lapardha dhe njė lopė; nga ana e partizanėve nuk dijmė as qė dėshėrojmė tė vriten dhe urojmė tė mos kenė as njė
dėm.
Ku janė, o shokė tė Nacional-Ēmendimtares 11 tė vrarėt t' anė dhe 33 robėrit ? Nga i nxorėt kėta ? Nga ėndėrat Don Kishjoteske? Pėrse na goditėt nė
Lapardha? Apo edhe atje ju provokuam me anėn e ajrit ?
Dėgjoni: Ne s' kemi zakon tė flasim shumė, prandaj ju a presim shkurt: Nuk kemi menduar, as qė mendojmė kurrė tė bėhemi ne shkaktarėt e njė
vėllavrasjeje dhe pėr kėtė kemi duruar sa jemi lodhur nga dėngėlat dhe provokimet t'uaja. Me gjithė kėtė, ju s'po pushoni sė lozuri me zjarr; pra, n'e keni
pėr tė zbrazur, zbrazeni njė orė e mė parė dhe do t'a shifni se ē' pėrgjegje jep baruti i ynė.
Berat 10 Tetor 1943
Vrasja e Azis Sharrės
N'orėn 16 tė ditės sė 8 Tetorit 1943 nė njė rrugė tė Vlorės, dora tradhėtare e Komunistave, tradhėtisht mbas shpine, me gjashtė plumba shtriu tė vdekur pėr tokė Vullnetarin Nasionalist, qė militonte nė rradhėt e "Ballit Kombėtar", Aziz Sharrėn, nga familja e mirėnjohur patriote Sharra e Vlorės.
Edhe kėtė herė Komunistat-anarshista me anė tė terrorizmės, qė ėshtė mjeti i tyre kryesor, deshnin tė shėmbnin fuqin' e Nasionalizmit Shqiptar, por hesapi nuk u dolli.
Aziz Sharra ishte njė nga tė rinjtė mė tė fortė, mė tė vendosur dhe mė trim tė Vlorės. Vullnetar qysh nga ditėt e para tė aksioneve kundra armikut pushtonjės, kishte lėnė shtėpinė dhe tė dashurit e tij, kishte hedhur pushkėn nė krah dhe nėpėr malet kreshnike tė qarkut t'onė kishte luftuar trimėrisht kundra ushtrisė italjane. Nė Mifol, nė aksionin e madh qė ēeta e Ballit Kombėtar e Topalltisė kreu pėr ēarmatimin e armikut, luftoi si luan nė vijėn e zjarrit pėr nėndė orė rresht.
Zemėr pastėr, sy patrėmbur, Azizi kishte pėrqafuar idealin kombėtar me dashuri pėrvėlonjėse. Komunistat, duke njohur cilėsit' e kėtij trimi nasionalist, Komunistat, qė kanė vendosur nė shpirtin katran tė tyre ēfarrosjen e popullit Shqiptar, Komunistat, qė kanė ndjenja dhe mentalitetet aziatik, Komunistat, thomi, shtinė pa mėshirė dhe e vranė kur ishte bashkė me vullnetarin tjetėr nasionalist, Hasan Brahimin nga Lepenica, trimi
i aksioneve tė Greshisės dhe Selenicės, i cili mbeti i plagosur lehtė nė kėtė atentat.
Mė 1913 Ceno Sharra u vra prej rrebelave tradhėtarė nė Durrės; me 1943 Aziz Sharra u vra prej komunistave anarshistė nė Vlorė.
Nasionalizmi Shqiptar gjunjėzohet sot pėrpara gjakut tė dėshmorit Aziz Sharra, sot mė tepėr se kurdoherė, mė i fortė, mė i bashkuar dhe mė i vendosur pėr ēfarosjen e anarshisė dhe pėr shpėtimin e Atdheut.
Ne apelohemi pėrpara popullit. Kemi predikuar bashkimin dhe vllazėnimin e tė gjithė Shqiptarėve ; i kemi treguar vazhdimisht popullit Vlonjat qėllimet satanike tė komunistave, qė kėrkojnė shėmbjen e Shqipėrisė. Komunistat thirrjes s'onė vllazėrore i u pėrgjegjėn me plumb e me gjak.
Popull i Vlorės mendo : durimi i ynė sot mori fund : tmerrit i pėrgjigjemi me tmerr !
RROFTĖ SHQIPĖRIJA!
10 Tetor 1943.
Njė barbarizėm pa shėmbėll qė ngjeth mishtė!
Muajin e kaluar nė rrethet e Korēės, nė njė pritė tradhėtare, mbetėn tė masakruar nga njė ēetė Komuniste gjashtė ushtarė tė Ballit Kombėtar, ndėrmjet tė cilėve shėnojmė Toger ZIJA GASHIN, Kryetar ēete dhe djaloshin HADI KASIMATI, student nė mjekėsi dhe luftėtar i orės sė parė. Dihet botėrisht se HADI KASIMATIT Komunistat i prenė kokėn me thikė !
Kėtė gjest barbar nuk kemi dashur t'a shpallim botėrisht pėr mos t'u gjetur nė Historinė Shqiptare njė njollė e tillė antikombėtare dhe ēnjerėzore. Por pa pritur dhe pa kujtuar njė shėmtim mė i rėndė, mė i zi dhe mė tmerrshėm vjen tani tė na ngjethi mishtė. Zėmrat t'ona qė pikojnė gjak, qė gufojnė pikėllimin e ngjarjes sė fundit, qė po tregojmė mė poshtė, nuk mund tė durojnė dot dhe na shtyjnė tė mendojmė se kėto masakrime nuk janė tė rastit, por i nėnshtrohen njė programi tė caktuar nga njerz kriminelė qė duhet tė damkosen nė Historinė t'onė Kombėtare, me vulėn e njė barbarizme, qė kalon edhe atė tė Gjengjis Khanit !
Nė tė gdhirė tė ditės sė mėrkurė, 13 Tetor 1943, ēeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjevica, kapi nė Melēan tė Korēės BEXHET dhe XHEVDET BULGAREĒIN, i pari Kryetar dhe i dyti pjestar i Ēetės sė Ballit Kombėtar nė Bulgarec. Kėta dy djem idealistė, nasionalistė shqiptarė, u masakruan nė mėnyrė barbare tė pashėmbėlltė, duke i u prerė hundėn dhe veshėt, duke i u nxjerrė sytė, duke i u thyer nofulla dhe krahėt dhe duke i prerė organet seksuale!
Ky krim qė kalon edhe masakrimet e fashistėve n' Abisini dhe tė Sėrbėve nė Bihor, u krye, pėr faqe tė zezė, nga Shqiptarė tė pashpirt kundra Shqiptarėve tė pafajshėm dhe idealistė tė cilėt luftojnė dhe punojnė vetėm e vetėm pėr shlirimin e Shqipėrisė. Edhe njė ballist tjetėr, JOSIF FRASHĖRI, qė ndodhej me tė shoqen dhe me tė bijėn nė teqen' e Melēanit, u rrėmbye prej Komunistave. Fati i tyre akoma nuk dihet !
Vini duart nė krye dhe vajtoni, o Shqiptarė!
26 Tetor 1943
Isa Toska dhe gjeneral Zanini ringjallen nė personin e Mehmet Shehut
Shpesh prej nji lufte tė tmerrshme nji popull mundet me dalė me forcat e veta morale e materiale tė ringjalluna krejt, ose tė rigjenerueme. Herė tė tjera
populli del i kėputun, i vramė, i coptuem, apathik; me nji fjalė me forcat e veta morale tė vdekuna.
Po t'a gjykojmė punėn me gjakftoftėsi, do tė bindemi se Shqipėria e jonė ka me dalė, po tė vazhdojmė kėshtu, si nė rastin e dytė, ose dhe ma keq.
Ajo qi po i ndodh popullit t'onė sot, ajo qi po pėson sot Shqipnija, s'e ka pėsue dhe s'pe e pėson asnji shtet tjetėr nė botė !
Nė vėndin t'onė lufta civile ka plasė pikėrisht atėherė kur nuk duhej tė pėlciste n'asnji mėnyrė : lufta civile ka plasė kur i hueji ndodhet nė Shqipni!
Shqiptari po vret Shqiptarin dhe pushtuesi gjerman qi ka shkelun tokėn t'onė po vren me duer kryq e me buzė nė gaz!
Po thue se gėzohet vetėm gjermani ? Jo !
Ē'asht ma e tmerrshme, po na ban sehir dhe fėrkon duert me kėnaqėsi Italija vetė, me anė tė ushtarve tė sajė qi, nė rradhėt e partizanėve, vazhdojnė
luftėn kundra Shqipnisė, me anėn e gjeneral Azzi-t qi ze vendin e gjeneral Zaninit, me anėn e Mehmet Shehut qi ze vendin e Isa Toskės!
Mbas dy ngjarjeve nė rrethin e Korēės qi Balli Kombėtar pruni nė dijeni tė popullit me traktin datė 26 tetuer, d.m.th. mbas vrasjes barbare tė Hadi
Kasimatit e tė Zija Gashit bashkė me 4 shokė tė cilėt janė : Kutbi Velisha, Dilo Stropani, Feti Verleni e Hilmi Suli, d.m.th. krejt komiteti krahinor i Ballit
Kombėtar tė Devollit, dhe coptimit ēnjerėzor tė kufomave tė Xhevdet dhe Bexhet Bulgerecit, vjen tani t'i shtohet popullit shqiptar edhe nji fatkeqėsi ma e
madhe :
Ditėn 21 tetuer 1943, brigata partizane e komandueme prej Mehmet Shehut, sulmon ēetat e Ballit Kombėtar dhe, mbas nji lufte tė tmerrshme nė kodrėn e
Cen Hasanit dhe malit Hajdaranjit, mundi me kapė 63 veta robėr. Sejcilit prej kėtyne 63 robėrve Mehmet Shehu, i bani kėtė pyetje : a do luftojsh pėrsėri
nė radhėt e Ballit apo do tė luftojsh nė radhėt tona?
Prej 63 robėrve vetėm njeni pranoi me u futė nė brigatėn e tij. Tė 62 tė tjerėt refuzuen kategorikisht dhe me krenari. Ata deklaruen se janė me Ballin
Kombėtar, sepse janė tė bindun se Balli lufton pėr lirimin e Shqipnisė. Mehmet Shehu dha
urdhėn atėhere qi tė pushkatoheshin tė 62 vetat, kundra
ēdo rregulli dhe ndjenje njerėzore. Dhe ē'asht me tė vėrtetė ma e pabesueshme,
ndaloi ekzekutuesit t'u ipshin atė qi quhet , "colpo di grazia" me revolver atyne qi s'u kishte dalė ende shpirti por i detyroi t'i thershin me thikė!
Kėta njerz, viktima tė nji egėrsije jashtėnjerzore dhe
Martira tė Kombit, u varrosėn nė katundin Gjyras nė Darsi nė dy gropa tė ndryshme njena afėr vorrezave dhe tjetra afėr Teqes. Balli zotnon tė gjitha
dokumentat qi vėrtetojnė me saktėsi sa u tha ma nalt, dhe dėshmues janė tė gjithė kryepleqt e katundeve, qi kanė dhanė informatat ma t'imta.
Dhe qe tani emnat e 43 viktimave qi kemi deri sot : prej
katundit Remas: 1) Rako Nako ; 2) Bani Lika; 3) Ram Koēi ; 4) Prof Gjata ; 5) Qazim Pina. Prej katundit Kryekuq : 6) Murat Malsori, 7) Hysen Ismaili ; 8)
Osman Plaku; 9) Hamdi Ēoku ; 10) Shyqri Leka. Prej katundit Shenkollas : 11) Tafil Doka ;
12) Daut Gjata; 13) Haxhi Dedej. Prej katundit Grabian : 14) Ndin Ndoni; 15) Gaq Ndoni. Prej katundit Ciflik: 16) Beqir Cani ; 17) Sabri Bullori. Prej
katundit Shenapremte : 18) Haxhi Murrizi; 19) Kadri Murrizi; 20) Avni Murrizi ; 21) Hysen Murrizi ; 22) Ismail Murrizi. Prej katundit Sulzotaj : 23) Trifon
Gjeko ; 24) Lush Kasemi ; 25) Met Kasemi ; 26) Skender Arapi. Prej katundit Biēak: 27) Asllan Vrapi ; 28) Elmas Xhepa ; 29) Arif Muēa; 30) Kip Xhepa; 31)
Bajram Agushi ; 32) Shaqir Sula; 33) Ēaush Xhepa ; 34) Shaban Sina. Prej katundit Ciflik 35) Tafil Llusha; 36) Roē Llusha ; 37) Ymer Bullori ; 38) Haxhi
Sina 39) Arif Halili. Prej katundit Kalosh : 40) Cen Arapi 41) Nazif Qylafi. Prej katundit Gur : 42 Selim Kuqi ; 43) Til Bello
Nė kėtė luftė Mehmet Shehu ka pėrdorun nji shumicė italjanėsh topēij dhe mitralozēij, si edhe shumė grekė; njeni prej tė cilėve u vra nė nji luftė me datė 1
nanduer. N'anė tjetėr, po nė Tragjas tė Vlonės, ditėn 24 tetuer, siē u shkrue nė traktin e djeshėm, pėrsėri nė pėrpjekjen e ēetave komuniste kundra
ushtrisė sė Ballit, gjendet i vramė nji mitralozēi italjan.
Mbas kėtyne fakteve Balli Kombėtar ka dhanė urdhėr ushtėrisė sė tij qi tė pushkatojė menjiherė ēdo tė huej qi do tė kapet me armė nė dore ne radhėt e
Partisė Komuniste.
POPULL SHQIPTAR !
Momentet janė ma se kritike. Durimi ka marrė fund ! Koha nuk asht ma pėr fjalė e pėr pallavra.
Balli Kombėtar po shef sot se Italjani i Mussolinit ndodhet ende kėtu nė Shqipni me armė nė dorė dhe po lufton krah pėr krah me Komunistat kundra
Ushtrisė Shqiptare. Ēetat greke dhe maqedhonase po veprojnė nė vendin t'onė kundra nesh, gjermani po vazhdon tė bjeri fuqina me shumicė, pėr me na
tregue se sa randon shpata e eger dhe e pamėshirshme e tij; me nji fjalė : Shqipnija asht sot e shkelun prej anmiqve.
Kemi kėrkue me ēdo menyrė tė merremi vesht me komunistat t'onė ! Kėta na kanė kthye armėt !
Sot Balli Kombėtar asht i vendosun me kambėngulje tė pėrdori mjetet ma tė rrepta kombėtare, pėr me e ēue anijen Shqiptare nė skelen e shpėtimit.
RROFTĖ SHQIPNIJA!
6 Nanduer 1943
Njė barbarizėm pa shembėll qė ngjeth mishtė ! (vazhdim)
Me kėtė titull Balli Kombėtar, me 26 Tetuer 1943 nxuer nji trakt me anėn e tė cilit vehej nė dijeni populli se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci, qi tė dy Ballista
tė njohun nė tė gjithė prefekturėn e Korēės, u vranė barbarisht nė Mėlēan prej nji ēete komuniste tė kryesueme prej Agush Gjergjevicės. Trupat e tyne u
gjetėn tė sakatuem : pa sy, pa veshė, pa hundė, pa dhambė, me krahėt dhe gjunjėt e thyem dhe me organet seksuale tė preme.
Katėr ditė ma parė, me tė njėjtin titull Partia Komuniste nxuer edhe ajo nji trakt, me anėn e tė cilit pretendon me iu pėrgjegjė akuzave tė Ballit. Partija
Komuniste nė kėtė rast bahet si ngjalė, me ēdo mėnyrė ajo mundohet me rrėshqitė prej duerve : problemi si do qi tė shtrohet, fakti nuk mbulohet dot. Nė
traktin e vet, tė kuqtė ngatėrrojnė punėn me fashista, me nazista, me Gestapo, me Tempo, me Signale, me Hitlerin, me Mussolinin, me shtypin e 1917-
ės, me tė Kuqt e Spajės, me qenllėqe, me kalemxhij, me Mehdi benė, e me tė tjera fjalė qi kush i kendon, harron punėn e vėllazėnve Behxhet dhe Xhevdet
Bulgareci dhe trulloset fare.
Populli i jonė kėto dokrra nuk i han ma ! Na tė Ballit themi se Behxhet dhe Xhevdet Bulgareci u masakruen barbarisht ma keq se nė kohėn e Gjengjis Kanit,
prej ēetės partizane tė kryesueme prej Agush Gjergjevicės. Ju tė Partisė Komuniste na pėrgjigjeni tue na sha. Shamja nuk formon argument. Vetėm ata qi
nuk kanė fakte, prova dhe argumenta, shajnė. Nė tė tillė gjendje jeni edhe ju.
Para se me ardhė pėrsėri nė themė, duem edhe na t'i pėrgjegjemi kėtyne pikave qi na duket se vlejnė tė pėrmenden.
1) Ju doni me dijtė emnin e kalemxhiut qi mshifet mbrapa tabllosė sė Ballit Kombėtar. Emni i tij asht Balli Kombėtar. Po emni i kalemxhiut qi mshifet
mbrapa tabllos sė Partisė Komuniste, cili asht ? Gjithė bota e din ; emni i tij asht... gėnjeshtar dhe mashtrues !
2) Ju thoni se Agush Gjergjevica asht nasionalist i njoftun. Ne dijmė se Agush Gjergjevica asht kryetar i nji ēete komuniste; si ai ashtu edhe tė gjithė
pjestarėt e ēetės sė tij si shejė dalluese mbajnė yllin e kuq sovjetik.
3) Ju thoni se Behxhet dhe Xhevdet Bulgareci kanė qenė spiunė t'Italianve. Kjo gja nuk asht e vėrtetė , asht rrenė me bisht dhe ju e dini fort mirė sepse
nuk jeni si na qi s'e kemi mėsue ende mirė zanatin. Ju jo vetėm qi e dini mirė zanatin, por keni edhe nji rreth spiunazhi mjaft tė mirė. Djemt Shqiptarė qi
ndodhen sot nė rradhėt t'ueja, gjithė bota e din, janė tė detyruem tė spiunojnė jo vetėm tė gjithė antarėt e Ballit, por shokėt, vlleznit, motrat, prindėt e
vet ! Rregjimi i juej s'ka asnji ndryshim prej regjimit fashist dhe prej regjimit nazist : qi tė gjithė kėta rregjime janė tė bazuem mbi spiunazhin dhe mbi
terrorin. Siē ra rregjimi fashist, siē do tė bjerė rregjimi nazist, ashtu do tė rrėzohet pėr sė shpejti edhe rregjimi i juej kėtu nė Shqipni !
Por le tė kthehemi nė themė. Kėta dy martira jo vetėm qė s'kanė qenė kurrė nė lidhje me qeverinė italjane, por deri ne fruer 1943 ata ishin pjestarė tė nji
ēete t'uej. Ata u ndanė prej jush vetėm atėhere kur ju i detyruat tė vejshin mbi flamur yllin e kuq sovjetik ! A e shifni tash qi kemi tė drejtė qi themi se
jeni rrenacakė e mashtrues ?
Tash, mbas kėtij digresioni, na ju themi se fakti i masakrimit barbar asht fatkeqėsisht i vėrtetė. Njerzit qi erdhėn prej rrethėve tė Korēės ditėn 20 tetuer na
treguen ngjarjen, por na nuk e shkruejtėm se s'na besohej qi nė vėndin t'onė, me tradita dhe zakone aq tė bukura dhe fisnike sa qi na i kanė cmir bota, tė
ndodheshin njerz qi mund tė bajshin monstruozitet tė tillė. Mirpo, porsa na erdhi raporti i jonė zyrtar, atėhere u bindėm sepse ēdo dyshim u zhduk. Dhe qe
bile hollėsitė :
Ditėn 13 tetuer 1943 ēeta partizane e kryesueme prej Agush Gjergjevicės kėrkoi strehim nė katundin nasionalist Melēan ku ndodhej edhe nji ēet' e Ballit.
Njerzit t'onė i pritėn partizanėt miqsisht dhe sinqerisht, tue u lirue bile shumė shtėpi dhe tue ba vetė roje. Aty kah mesi i natės u ndigjuen dy krisma
pushkė tė cilave asnjeni s'u dha randėsi. Mbas ndonjė ore Agush Gjergjevica lajmėron partizanėt e vet, shtėpi pėr shtėpi, qi tė mblidheshin, se kishin me u
nisė pėr nji vend tė pa caktuem. Dhe ēeta e Ballit duel dhe i pėrcuell shokėt, bashkėluftuesit partizanė tue, ju urue udhėn e mbarė. Mbasi partizanėt u
larguen, nji katundar lajmon se ndigjoi qi Agush Gjergjevica i kishte thanė nji shokut tė vet : "shpejt shpejt, t'ikim se kanė me na vra tė gjithėve". Pėr
kėtė punė ēeta jonė u mėrzit shumė, se besonte qi Agush Gjergjevica nuk kishte besim nė tė. Me komentet e zakonshėm tė rastit, luftėtarėt t'onė u
kthyen nėpėr shtėpija pėr me u shtri. Ma vonė, afėr agimit, disa katundarė prunė nė Melēan trupat e dy viktimave tė mjerė, dhe atėhere u-muer vesh pse
Agushi ishte nisė ashtu pa pritun nėn nji shi tė rreptė me njerzit e vet, dhe se ē'kishte dashė tė thonte me fjalėt "shpejt, t'ikim se kanė me na vra tė
gjithve".
Trupat e coptuem tė Behxhedit dhe tė Xhevdetit mbetėn tė ekspozuem atė mėngjes dhe popullsija e Melēanit, e Bulgarecit dhe e gjithė katundeve rreth e
pėrqark erdhi pėr me pamė me syt e veta mizorin e pabesueshme. Jo vetėm tė vegjlit, gratė, pleqt' e plakat vajtojshin pa rreshtė, por edhe tė gjithė
burrat, trima tė provuem nė sa e sa lufta, qajshin me za si kalamaj !
Nė vorrimin qi u ba nė teqe, muerėn pjesė ma shumė se njimijė burra.
***
Puna e zezė e kryeme mbi trupat e dy vllezenve , Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci, dhe ajo e ekzekutimit tė 62 robve tė zanun prej Mehmet Shehut ditėn 21
tetuer 1943 ne katundet e Lushnjes, nuk mund tė lehen nė heshtje ose vetėm ne letėr.
Populli Shqiptar lyp prej jush komunista tė kėtij vendi, nė qoftė se ju ka mbetė ende ndopak ndjenjė burrnije, qi tė formohet nji komision pėr me
konstatue vėrtetėsinė ose rrenėn e fakteve. Ju a lėjmė juve nė dorė t'a formoni komisjonin si tė doni : Komisjon asnjanės ose komisjon fetar ; komisjon i
pėrbamė prej dy, ose me sa veta qi tė doni ju prej anės s'uej dhe aq veta ose edhe ma pak prej Ballit; komisjon me antarė tė Kryqit tė Kuq ose jo. Me
anėn e mjekve nekropsija mund tė kryhet lehtė edhe me pėrpikni.
Kjo punė duhet medoemos tė bahet, sepse ky vend i Skanderbeut sot nuk kėrkon ma tė dijė nė se ju jeni o s'jeni Shqiptarė, sot ai don me dijtė nė se ju
jeni a jo njerėz.
8 Nanduer 1943.