"Sazanė e Karaburunė i kam vatanet e mia..."

Monografi pėr Rrapo Meton nje nga figurat me te shquara te Laberise gjatė viteve 1912-1943
(nga Flora Dervishi)

Rrapo Metoja ne Kuvend

Viti 1943 kishte densitet ngjarjesh.

Qarkori i partisė sė Vlorės udhėzonte: "... Tė izolohen Rrapo Meto e Xhemil Meēo si persona me influencė nė popull...".

Nė Vranisht vjen pėr njė takim me popullin Mehmet Shehu e Dushan Mugosha. Bie briri dhe fshati mblidhet.

Kur vjen Rrapo Metua, Mehmet Shehu i gatshėm pėr ta takuar i pari del pėrpara, e pėrqafon dhe e ul pranė tij dhe Dushanit:

Rrapua: Si ta thonė emrin?
Mehmeti: Vjosa.
Rrapua: Palo paranom ke zgjedhur se Vjosa qė nga buron e njėra sa derdhet s'ja ka parė njeri hajrin se pėrmbyt e vithis.
Dhe s'i pėlqen dredhia nė njohje dhe pėrsėri e pyet: I kujt je?
Mehmeti: I Shehut tė Ēorrushit nga Mallakastra.
Rrapua: Ashtu thuaj; tėt at e njoh.
Pastaj kthehet nga Dushani.
Rrapua: Po ty nga tė kemi? A i kujt je a?
Mehmeti: (me ngutje) Eshtė miku ynė komunist dhe jep ndihmėn vėllazėrore nė luftėn tonė pėr liri.
Rrapua: Mor bir, e pyeta nga ėshtė? E kė ka baba? (dhe pa Mehmetin me sy ngulmues).
Mehmeti: Eshtė nga Serbia.
Rrapua: Qoftė i nderuar! Ashtu thuaj. Se kemi zakon ta vrasim mikun nė shtėpinė tonė, po serbėt s'mund tė na ndreqin veē tė na prishin. Shqipėrinė do ta bėjmė vetė tė lirė, ne shqiptarėt, po Shqipėrinė Etnike ama..."

Njohja filloi me replika dhe pėrfundoi me pėrplasje.

Pėr fshatin fjala e plakut zinte vend dhe mbledhja s'ia arriti qėllimit. Rrapo Metua sikur tė mos i mjaftonte rezultati i mbledhjes i bėn konkluzionet me kėngė:

"...Pa dėgjo o Vjosa ynė
Mbaje mirė terezinė,
Ti nė Pind e ke burimnė,
po s'ta ka parė njeri hairė,
vithis e merr arratinė.
Po qe sa pėr mysafirė
Kujto mirė historinė!
Kosovėn e Ēamėrinė,
Ded Gjo Lul Is Boletinė
dhe atė shpend Dragobinė
Serbėt e pabesė i grinė.
Kėta do t'i njohish dhe tinė,
po do mė kujtosh tė zinė
Kur tė tė kenė zėnė fynė..."

Dhe heshtja mortore pas filozofisė qė kumtonte kėnga ishte domethėnėse. Brigada mbėrriti dhe nė Vranisht, e udhėhequr nga Mehmet Shehu, pas pak kohėsh...

Lajmi se brigada dorėzezė qė zhduk ferrat nėpėr kėmbė (kupto nacionalistėt, qofshin kėta edhe si Rrapo Metua, kundėrshtar nė pikėpamje) mori gjithė luginėn e Mesaplikut.

Dikush e kėshilloi Rrapo Meton tė fshihej nė male. Ai edhe mund tė arratisej. Po largimin nga fshati i tij nuk e pranoi nė asnjė mėnyrė. Ai as kishte vrarė pas shpine, as kishte tradhėtuar interesat e Atdheut. Pikėpamjet e tij lidheshin pikėrisht me tė mirėn e fshatit e tė Atdheut, ndaj dhe po kishte pėr tė vdekur, le tė vdiste. Burrat njėherė vdesin.

Dhe ishte e thėnė qė rapsodi dhe patrioti qė u kishte shpėtuar gjyleve nė luftėn e Janinės qė vinin zinxhir, breshėrive tė plumbave mė 1920-tėn, dy burgimeve nė kohė tė vėshtira, tė vdiste nga plumbat e Mehmet Shehut e Dushan Mugoshės. Tė merrje urdhėr nga serbi e tė vrisje njė patriot, vendi kishte humbur dy shqiptarė, normalisht zbatuesi e urdhėrit pėr tė vrarė shqipėtarin s'mund tė ishte mė kurrė shqiptar!

Atė mėngjes Rrapo Metua kishte shkuar pėr ngushėllim pėr plakėn e Bashue. Ishte e hėnė 22 nėntor 1943. Dita ishte si e mugėt.

E sheh fshatin e tij pėr herė tė fundit Sa hyri nė fshat hasi me brigadėn e parė. Nuk arriti nė shtėpinė e tij. S'la as porosi as amanete. Erdhi nga vdekja, po shkonte drejt vdekjes...

Mehmet Shehu me Liri Gegėn e morėn gjoja pėr bisedime nė komandėn partizane nė Brataj, por atė natė fjetėn nė Vranisht. Rrapo Meton e izoluan nė shtėpinė e Malo Sinos dhe i bėnin roje disa partizanė. Kishte ndėrmjet tyre mustaqe padirsur...

Vrulli i tyre duhej, por barra pėr tė vendosur pėr fatet e atdheut ishte e rėnde... Dhe pikėrisht pėr kėtė ju dhimbs mundi i atyre qė do tė arrinin dhe gjaku i atyre qė do tė flijoheshin nė emėr tė lirisė sė shtrenjtė.

Janė tė rinj! Shqiptarė - mendoi dhe mė tė riut qė kollitej i jep pallton e tij: - Merre, unė i kam bėrė ditėt e perėndisė! dhe tė tjerėve tė dridhnin nga njė duhan tė fortė nga kutia e tij.

Ata panė njėri-tjetrin dhe heshtėn.

Tė nesėrmen kur do tė niseshin herėt pėr nė Tėrbaē, Malo Sinua, i zoti i shtėpisė, e pyet:
- Rrapo ke nevojė pėr gjė? Tė tė jap para me vete?
- Jo, Malo jo, tė falemnderit, se atje ku do tė vete unė s'ka dyqane...

E shoqja i afron njė mollė dhe ai e fut nė xhep i menduar duke nėnqeshur...Sheh fshatin e tij pėr herė tė fundit dhe niset pėr nė Tėrbaē me vargun e partizanėve. I vjen keq qė nuk puthi dot sytė e dy djemve tė vegjėl 8 dhe 5 vjeē, Veliut dhe Aliut, dhe vajzave tė tij tė parritura. Nė tė dalė tė fshatit dėgjon njė zė, aty ku pėrroi krijon hone tė thella:
Baba, baba!
Ishte djali i madh 16 vjeēar, Dilaveri, qė i ishte qepur mbrapa bashkė me njė kushėri tė tij. Jehonėn e pėrpinė honet, por nė veshėt e babait oshtiu njė copė herė dhe u fiksua si refren gjatė gjithė rrugės e do t'i mbetej njė peng i madh nė zemėr.

Ndarje e dhimbshme !

Nė Tėrbaē, nė bregun e Brahgjine, brigada bėri pushim. Po pse? Pėr nė Brataj ka edhe rrugė tė tjera madje mė tė shkurtra. Ishte njė skenar? Po pėrdorej si shembull, apo si kavie eksperimentale? Nė Tėrbaē Rrapo Metua kishte krushqi me derėn e Mersin Selam Gjondedės. Vajza e dytė, Razia, qė ishte martuar fare e re, ishte vetėm 20 vjeē me njė djalė foshnje. Ndaj aty i mblodhi tė gjitha forcat. Ndjenja mė njerėzore e babait pėr tė bijėn tė mbushur me mall, do t'ja njomte sytė, po shpejt qerpikėt e tij rrahėn si krahė shpendi, pėr tė mos rėnė faqeve lotėt. Me Tėrbaēin s'e lidhte vetėm krushqia. Ai kish aty shokė tė llogoreve tė luftės sė '20-ės si Cano Aliu, Xhebro Gjika, Laze Malon dhe admirues pėr virtytet e tij, pėr mikėpritjen e besėn, pėr devotshmėrinė prej atdhetari, si Nuro Ahmeti e Muēo Delon, mėsues e burra tė menēur patriotė.

-Babai im tregon: E kuptova si qėndronte puna. Ne nė fshatin tonė nuk dorėzuam njeri pėr pikėpamje. Por ai ishte i njohur, kishte veprimtari tė gjerė dhe shumė gjėra i thoshte me kėngėn e tij. Nė fjalė nuk e kapje dot kurrė. Po Mehmet qeni s'e njihte tolerancėn, as Liri Gega.

Ju luta tė pinte njė kafe brenda nė shtėpinė time, im vjehėrr, Rrapua, por Mehmeti e preu shkurt: jo!

Atėherė nėna ime, qė e dėgjoi e zien shpejt kafenė qė t'ia sillte aty nė breg tė Brahgjine.

-Mamaja tregon: Nėna ma dha kafenė afėr shkallėve. Ec shpjere ti, djalin mos e lėsho! - U afrova duke m'u dridhur duart. Babai e mori kafenė. Mė puthi nė sy e nė ballė, mė pėrgėzoi Hiqmetin qė s'kishte mbushur ende 2 vjeē, po i tregonte me gisht papuēet me xhufka dhe beretėn e bukur qė e kishte dhuratė nga ai. Sa u takuam duhet tė ndaheshim. Vdekja e babait tim ndihej afėr. I drejtova sytė nga gruaja e vetme qė ishte aty, Liri Gega, por vėshtrimi i ftohtė i saj i hedhur ashtu kot nga malet mė bėri qė tė mos di ku tė shoh. Nė netėt e vjeshtės sė lagėsht, ajo grua kishte gjetur njė strehė tė ngrohtė nė shtėpinė tonė dhe mbante akoma veshur njė nga fustanet e mi mė tė bukur tė nusėrisė qė s'ma dha mė kurrė. Eh! sa gjėra mė tė shtrėnjta humbėm nė atė luftė.

Yt at gjen kohė t'i thotė: "Eshtė babai i Razies", me njė vėshtrim ngulmues, por ajo i thotė shkurt:

- Nuk kam ē'ti bėj!

Engjėlli i vdekjes (Exheli thotė mamaja) ishin vetė sytė e saj. U ndava me babain. Mė dha mollėn e vetme qė ēokush ia kishte vėnė nė xhep e mė tha: Mos u ligėshto! I kam bėrė ditėt e Perėndisė.

Sa bėra kėmbė nė shkallė dėgjova zėrin e mėsuesit tim tė nderuar, kur ata u ngritėn pėr tė marrė rrugė:
- Muēo! i dha dorėn Mehmet Shehu.
Muēua: Xha Rrapon do t'ma lesh mua se e kam mik!
Mehmeti: Kemi pak punė deri nė Brataj, pastaj kur tė kthehet, Baxhuli t'i therė kaun e ti dashin.

Babai: Burrat nuk luten shumė herė, por unė mora rrugėn pėr nė Brataj pa folur, bashkė me ta. Ishte kohė e trazuar. Sa u afrova te pėrroi i Brashecit, nė tė hyrė tė Bratit, njė partizan kthehet e mė thotė: Shok! Duhet tė kthehesh ndryshe kam urdhėr tė qėlloj. Ika duke menduar fundin. Dita po thyhej dhe ajo natė qė po vinte me shi kush e di ē'do tė sillte...

Ekzekutimi - Dhe nata ka sy...

"...Tė strehuar nė njė shtėpi, filluan tė bisedonin. Shtėpitė ishin tė ulta dhe nga dritarja zėrat e ngritur merrnin dhenė. Seē flisnin, dhe ai pėrgjigjej me zė tė lartė. Pastaj pushuan. Rrapon e futėn nė njė katua tė lidhur. Aty nga mesnata njė partizan i thotė: - Hajde pak. Rrapua pėrgjigjet: Kush mė do? Qeni? do t'mė vrasė?...".

Dėshmitar okular: Hakim Vallja - Brataj.

"...Nėn spitalė afėr njė kamine gėlqerje, nėn ato bokėrrimat qė zbret pėr nė lumė shoh njė varr tė ri, jo tė thellė. Dheu ishte hedhur rrėmujė e njėra dorė i dukej dhe pak kanati i xhamadanit. O Allah! preka dorėn ishte akoma e ngrohtė, sapo kishte dhėnė shpirt ashtu mė tė mugulluar sabahu. Nė gisht kishte njė unazė tė trashė me shkronjat e emrit tė tij. Mė duhej ta ktheja nga Qabeja. U mora me tė...Po ta kujtoj edhe njėherė para se tė vdes, kush e di si vjen koha. U mor vesh qė e kishin vrarė, por e kishin lėnė pa gur varri, dhe unė ashtu e lashė nga frika. Pėr 48 vjet e kam mbajtur fshehur.

Tani para se tė vdes po ta tregoj. Ti o bir ke qenė fėmijė 9 vjeē. Kisha dalė tė mblidhja shkarpa me ty, nuk e di, tė kujtohet apo jo? Ai ishte varri i Rrapo Metos nga Vranishti, dhe varri s'ka mė shenjė. Por as ne s'na kanė pasur me sy tė mirė, si mund tė vija gurė?".

Nė janarin e vitit 1991 ky 9-vjeēar i vitit 1943 tashmė burrė 57-vjeēar ndjen se kėtė amanet tė nėnės sė tij duhet ta transmetojė gojarisht. Nuk ėshtė ēliruar ende nga stresi i gjatė dhe don tė mbetet anonim. Troket nė portė si tek miqtė. E mahnit tė bijėn e Rrapos dhe nipi mban shėnime. Ai thotė: Erdha thjesht pėr amanetin e nėnės, por edhe pėr ju. Njė varr tė tillė nuk mund tė ketė njė njeri si ai, me sa kam dėgjuar unė, por asnjė njeri nė botė...

Dhe e motra e Rrapos ligjėron me vargje qė rezonojnė dhembje e mister:

"...Ranė yjet nė pėrrua
Bilbili pse s'u dėgjua?
Pse nuk pyeti pėr mua?
E zeza tė kane larguar
qysh do tė qaj kundruall?
Bilbil tė vrau partia
ndaj u friksua rinia.
Tė keqen vėlla o ftua!
Do tė qaj nė katua
se mos mė vrasėn dhe mua.
(Nėntor 1943)

Ndėrsa populli kėndon:

Nė fshat ka ardhur njė kartė
Rrapo Meton mos e patė?
Eshtė nisur pėr Tėrbaē,
me drejtimin pėr nė Brat.
Tėrė natėn me dava,
nuk u gdhi dot mė saba
seē u flit me zė tė lartė,
ashtu si e kish zanat.
Vallė kush ia bėnte gjyqnė
Mehmeti me gjithė Lirinė, (Mehmet Shehu dhe Liri Gega)
prokurori Miladinė. (Miladin Popovic)
Tek kamina nė spital
atje ja bėnė meqanė
e lanė gjysmė tė gjallė,
ēpanė a paēin belanė?

Dhe shtypi i shqiptarėve nė diasporė, nė SHBA, shkruan te gazeta "Kombi":
"...Komunistėt vranė barbarisht Rrapo Meton" .

© Balli Kombëtar 2005