TREGUESI


Letër e Enver Hoxhës
Letër e Nexhmije Hoxhës
Letër e Tuk Jakovës
Letër e Bedri Spahiut
Letër e Hysni Kapos
Letër e Mehmet Shehut
Letër e Mehmet dhe Fiqirete Shehut

Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?

Partia komuniste shqiptare u krijua me ndihmën e dy agjentëve jugosllavë: Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, të cilët ishin dërguar nga partia komuniste jugosllave (PKJ) për të organizuar komunistët shqiptarë që ishin të përçarë në disa grupthe të vegjël. Pjesëmarrjen e tyre në themelimin e PKSH-së komunistët shqiptarë nuk e kanë mohuar kurrë, por deri se në cfarë pike ata vareshin nga shokët jugosllavë të cilët i adhuronin si perëndi, e tregon më qartë korrespondenca e mëposhtëme e botuar në librin "Gjaku i tradhëtuar" (botuar nga vetë jugosllavët pas prishjes me komunistët shqiptarë). Duke lexuar këtë korrespondencë kuptohet fare qartë përse u prish marrëveshja e Mukjes e cila caktonte si objektiv Shqipërinë Etnike.


1. Letër e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës

Shok i dashur Dushan Mugosha ( ?)

Tash jam më i fortë nga atë ditë që u ndamë po malli është kurdoherë i madh. Aliu qënkësh më i fortë nga ne, sidoqë sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë ?kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne?.

Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardh gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s'kanë ardh ¤¤¤1 . Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj.. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema.

  • Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftë e drejtë dhe e padrejtë.
  • Partia në Ushtri.
  • Organizimi i pushtetit.
  • Lufta Nacional-çlirimtare.

Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti (mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku na priste dhe thotë se qëkur ka ikur Sala Mehmeti s'peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të ¤¤¤. Urdhëra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t'i shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm.

Zgjedhjet në Korçë po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave. Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherë.

Të përqafoj me shumë mall

Taras


2. Letër e Nexhmije Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës

7/5/44

I dashur shoku Dushan.

Me keqardhje të madhe mora vesht largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht më erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t'iknje. Me gjithë se kemi ndenjur pak kohë bashkë e ndjej mungesën t'ënde në mes t'onë ashtu si edhe shokët më t'afërt.

Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm shokët që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e mā, por sigurisht do të marrë malli dhe për malet e fushat e Shqipërisë që i lave me djersë dhe që u pive dhallën. A po jo ?

Jo vetëm ne, por gjithë populli Shqiptar do të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjë herë në vendin t'onë, do të shohësh se me punë do të të shpërblejë atë që ke bërë për shpëtimin dhe naltësimin e tij.

Sigurojmë me bindje të plotë që do të shtojmë gjithnjë hovin e punës që të forcojmë e të naltësojmë Partinë t'onë dhe ti sigurojmë dhe popullit t'onë pushtetin e tij. Se vetëm kështu do të shpërblejmë dhe ndihmën t'uaj të vlefshme.

Dushan, thuaju shokëve të Jugosllavisë, se shokët Shqiptarë ndjekin me admirim hapin e tyre dhe kërkojnë emra që të ndjekin dhe shembullin e tyre heroik. Thuaju që gjithë populli Shqiptar ndjenë për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqërore. Mos na harro. Po të mundësh na kujto dhe me ndonjë cop letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. ?Vdekje fashizmit - Liri popullit?.

Të fala shoqërore Nexhmija


3. Letër e Tuk Jakovës drejtuar Dushan Mugoshës

I dashur Shok Salë !

Në kohët e fundit nuk të kam shkruar se kujtonja të takohem, kur erdha në bazë mora vesh se 5-6 orë përpara ishe nisë në drejtim të P.K.J. për të mos u kthye ma ktu. Më ka ardhë shumë keq që hike nga ne e na len si jetimë në këto çaste fatlume për Partinë t'onë që ti e deshe aq shumë e punove aq shumë për të. Nga ana tjetër më ardhi keq që nuk u takuem të paktën ditën e fundit që u nise e të çmadheshim.

Si do qoftë ti do të jeshë ma i lumtur që jep frutin e punës t'ande në Partinë Heroike e famëmadhe Jugosllave. Tash nuk dijë çfarë të them tjetër vetëm të siguroj se do të përpiqemi me të gjitha fuqitë të ecim në rrugën që na tregove.

U pafshim në realizimin e qëllimeve t'ona të shpejta.

Të puth me madhë

Tuku

V.F.L.P.

7.4.944


4. Letër e Bedri Spahiut drejtuar Dushan Mugoshës

I dashuri Salë

U ndamë pa u parë. Për dreq mu ngatërrue puna dhe nuk erdha dot një ditë më parë. Shpresoj se do të bëç gjithëçka që të vish prapë mbasi ti duhet ta çmosh nevojën që kemi ne dhe fundi i fundit u mësuam o Salë me njëri tjetrin. Do të ishte e nevojshme të paktën të gjindesh këtu deri në mbarim të luftës.

Ne mësuam nga ti o Salë atë ç'ka asht e nevojëshme dhe e domosdoshme që të mendojmë e të ndjejmë vehten si komunista e prandaj unë për vehten e besoj të gjithë ne, na duket sikur kemi diçka nga qënia e jote. Jeta e jonë si komunist ësht lidhur me ty. Këtej rjedh boshllëku që unë ndjeva kur nuk të gjeta.

E di Salë, që edhe ty të ka ardhë keq që je ndarë prej nesh dhe detyra që e ke kryer plotësisht do të jetë një ngushëllim për ti e unë ngushëllohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti sa më ka qënë e mundur.

Jepi përshëndetjet e mija shokëve trima Jugosllavë.

Përqafime e u pafshim për së shpejti

Bedri

7/5/44

V.F.L.P.


5. Letër e Hysni Kapos drejtuar Dushan Mugoshës

I dashur shok Salë.

Me gjith se Koçi më tha se do largoheshe menduam se do të takohemi para se të ikje, mbritëm në ¤¤¤ ditën që tinë jeshje larguar.

Mbas pesë muajsh që ishim ndarë bashkë në ramicë, mendoja se do çmalleshim për herën e fundit që tinë largohesh, do dëgjoja ndonjë këshillë tënden që për mua kanë qënë të vlefshme për të qënë një antar i Partisë, atë që unë dëshëroja nuk u realizua. Puna, vuajtjet dhe jeta që kemi kaluar bashk gjat këtyre dy vjetve nuk janë jo vetëm një kujtim yti për neve por dhe një model që e përfytyrojm. Dushani i cili për nevej quhet si notari që ka shpëtuar shokët nga valët e detit.

Sigurisht tashti që u largove nuk ka mundësi takimi veçse të shpresojmë kur nevej të ja mbrrijm qëllimit, kur të paraqitet rasti, një letër jotja jo vetëm do të jetë si shenjë kujtimi por edhe e vlefshme për të shkuar nëpër mend gjithë këshillat dhe udhëzimet për të na vënë në rrugën e drejtë.

Kur u ndava prej Brigadës shokët më ngarkuan të jap të fala juve dhe ata pandehnin se do të ishje këtu.

Brigada e V ësht duke shkuar përpara nga çdo pikpamje, dita ditës po shtohet ¤¤¤ të Brigadës së VI. ¤¤¤ e ¤¤¤ zjarr e flakë e duan, tash brigada asht në qarkun e Përmetit :

Dëshiroj kudo që të shkosh të gëzosh shëndet të mirë me gjithë shokë.

Me gjithë shokët e Brigadës të bëjnë të fala ty dhe shokëvet të luftës të zonavet ku tinë do të shkosh.

Të përqafoj me mall

Besniku

V.F.L.P.

7/4/44


6. Letër e Mehmet Shehut drejtuar Dushan Mugoshës


7. Letër e Mehmet dhe Fiqirete Shehut drejtuar Dushan Mugoshës

I dashur shok Dushan,

Muarëm vesh nga shoku Taras se së shpejti do të na largohesh për në terrene të largëta, prej nga do të jetë i pa-mundur takimi. Ky lajm qe Befasi e hidhët për ne,siÇ mund të jetë për gjithë shokët që të njohim së afër- ti. Me një herë kur muarëm lajmin,na doli përpara syve Sala:mësuesi ynë.Ndëj- tëm disa minuta,duke kujtuar përpjekjet e sakrificat e tua për Partinë t'onë (ato që dijmë ne).Sigurisht që është nevojë e Partisë s'onë Internacionaliste që të detyron të largohesh nga ne,në këtë fazë madhështore të lëvizjes s'onë e të mos mundesh të shohish së afërmi,me sytë e tu,frutet e punës s'ate në një vo- lum më të gjërë se deri tash. Kemi kaluar bashkë kaq kohë;kemi qarë hallet t'ona Komuniste;kemi punuar bashkë;na ke udhëzuar;na ke koregjuar;na ke mësuar.Pengesa të mëdha kemi kaluar në momente kritike;kemi luftuar armikun bashkë kaq kohë,jashtë Brigadës dhe brë- nda në Brigadë.

Ditë kritike kanë qënë ato që kemi kaluar bashkë(Mehmeti) në Vlorë e Mallakastër,ditë kur fraksioni tradhëtar i Xhepit na e pat minuar organizatën dhe na e pat katandisur për ditë të hallit;e nuk mund të harrohen kurrë.

Jeta e jonë në Brigadë,e cila me ndihmën t'ënde serioze dhe me drejti- min e Partisë s'onë e me sakrificat e partizanvet,është bërë tmerr i reaksionit, nuk mund të harrohet.

Por më tepër puna konkrete që ti ke bërë për Partinë t'onë në përgjithë- si,është e pa-harrueshme për ne,si për gjithë Komunistat Shqiptarë.S'harrohen kurrë sakrificat personale që ti ke bërë për Partinë t'onë,duke mos lënë mal,fu- shë e lum, pa kapërxyer,duke vënë jetën t'ënde kaq herë në rrezik.Nuk kishim Par- ti,por kishim e ishim "komunista bashibozukë",ishim një "turli me zarzavate të hidhura" e me udhëzimet e Miladinit dhe të t'uat,me ndihmat t'uaja mundëm të se- leksionohemi,të formojmë Partinë t'onë Komuniste,t'a forcojmë.Na dhatë dorën,na mësuat,na ngritët si mëma foshnjën e na bëtë të jemi në gjëndje të ecim me këm- bët t'ona,me një Komitet Qëndror t'onin,me një Organizatë t'onën,me një Vijë t'onën,të njohur e t'aprovuar nga Internacionalja Komuniste.Dhe kemi besimin më të plotë,si neve Komunistët ashtu edhe populli mbarë,se Partija e jonë Komunis- te është në gjëndje që t'a drejtojë popullin drejt Objektivit Final.

Është jo vetëm dëshira e jonë,që e dijmë largimin t'ënd,porse edhe e gjithë Brigadës,që s'di gjë,që të ndodhesh në mes t'onë për festën e 1 Majit.Por bë qoftë se nuk vjen dot,kërkojmë dhe insistojmë në kërkesën t'onë që,të paktën, para se të ikësh,me që do të kalosh nga kjo anë,të rrijmë ndonjë ditë së bashku prandaj na lajmëro se ku duhet të dalim për t'u takuar.

Na vjen KEQ edhe neve që po largohesh para se të mbarohet tabela që ësh porositur me mbi-shkrimin BRIGADA E I-rë PROLETARE!

O Salë!Po,për interesat e larta të Brigadës t'ënde,kë do të lësh pranë Sht. Përgj.?Kujt do t'i a besosh këtë misjon special,or t'u shoftë soji e t'u bëftë na-a-a-a-a-a?!!!!

Të fala shoqërore

e të puth,

Mehmeti

Fiqret

VDKEJE FASHIZMIT!

LIRI POPULLIT!

22/IV/44

© Balli Kombëtar 2005