TREGUESI
Fantazma
Sigurimi i shtetit
Gjyqi
Kampi i riedukimit
Biruca
Ndëshkimi fizik
Ridënimi
Dëshmitarët e rremë
Riedukimi
Jeta e përditshme
Poshtërimi
Takimet
Vëllavrasja
Dëshpërimi
|
NĖN
TERRORIN KOMUNIST
(ose një radiografi e mekanizamve të regjimit komunist)
nga Luan Myftiu
FANTAZMA
Fundi i vjeshtės sė dytė, 1944. Fantazma komuniste ndehu pelerinėn e kuqe mbi
Shqipėri.
Tingulli i kambanės sė kishės qė na kish thėnė se vdekja nuk ishte aspak fundi
i jetės, tani do tė humbiste ēdo ditė kėtė ngushėllim tė ėmbėl. Njerėzve do t'u
vritej besimi tek Zoti qė tė adhuronin njė diktator.
Si tė qe njė mallkim i madh komunizmi zbriti edhe nė Shqipėri nė formėn e njė
paradoksi tė madh qė nė emėr tė gėzimit mbolli vuajtje, nė emėr tė dritės
errėsirė, nė emėr tė njė bashkimi tė ri pabesi dhe vėllavrasje. Forca e tij
shkatėrruese u vadit me gjak tė pafajshėm, klithma rėnkuese e mashtrime tė
pashembullta.
Mbas brohoritjve shurdhuese pėr fitoren qė ditėt e para u ndje heshtja
kėrcėnuese dhe netėt u mbushėn me frikė.
Filloi raprezalja.
Komunistėt nuk u ngutėn. Ndonėse tė uritur, e pritėn gjahun me durim dhe
mėsymjen e parė e bėnė tė befasishme.
Porta e shtėpisė trokiti njė mbasdite e njė person i parėndėsishėm lajmėroi si
me indiferencė se tim atė e kėrkonin nė njė zyrė.
Mund tė mendohej se si gjykatės qė ish, ta thėrrisnin pėr t'u ndihmuar nė punė
administrate, por ai shkoi e s'u kthye mė, bile as kufomė.
Pėrballė njė opinioni ende tė pakorruptuar qė e mbronte tim atė si eksponent tė
Ballit Kombėtar qė s'i kish lyer duart me gjak, komunistėve u leverdiste ta
vdisnin nė birrucat e burgut tė Burrelit.
E dėnuan me burgim tė pėrjetshėm, sepse dėshmitė e atyre qė u kish shpėtuar
jetėn, provonin sipas trupit gjykues, rrezikshmėrinė e tij tė lartė shoqėrore,
mbasi po tė kish dashur, mund edhe t'i kish lėnė ti pushkatonin shokėt e tij.
Ne ishim pesė fėmijė. Nėna jonė, njė grua e thjeshtė me ndjenja tė mira, po
bėhej ēdo ditė e mė e heshtur. Ne ēuditeshim tek e shihnim tė rrinte pa ngrėnė
pa ndonjė shkak. Ishte koha kur buka qe bėrė me triska dhe s'gjendej fare nė
treg tė lirė. Ajo e fshihte arsyen e grevės sė saj, qė tė arrinte tė mos na
shihte ne tė uritur. Ndėrkohė vraponte me trasta nė duar te porta e burgut ku,
veē tė shoqit, dergjej i dėnuar me vdekje vėllai i saj i vetėm. Dhe duke qarė
pa zė, gdhinte net tė tėra pa gjumė.
I vėllai zemėrartė kish qėnė komandant i forcave tė Ballit dhe komunistėt pėr
ta poshtėruar dhe pėr tė pėrligjur dėnimin kapital, hodhėn mbi tė akuza tė
paqėna, tė pėrbindshme. Por ujqėrit, qė tani kishin nisur tė flinin tė qetė e
tė krijonin rreziqe imagjinare, pushkatuan njė ditė edhe tė birin e tij engjėll
18 vjeēar. Kur ne fėmijėt u kthyem njė ditė nga shkolla, gjetėm nė shtėpi njė
polic qė porsa kish lidhur me pranga nėnėn tonė. Ai na porositi me kėrcėnim tė
mos ia zgjidhnim duart dhe na mėsoi si ta ushqenim ashtu tė lidhur e si ta
shpinim nė banjė. Po ta zgjidhnim do ta pėsonim prej tyre mė keq. E tronditur
thellė, ajo kish guxuar t'u thosh komunistėve se e kishin filluar keq, ndėrkaq
natėn fliste si nė kllapi. Nuk vonoi dhe njė ditė na e rrėmbyen nėnėn nga
shtėpia dhe na urdhėruan t'i shpinim njė dyshek nė polici, ku mėsuam se e
kishin mbyllur nė njė nevojtore. Aty ajo kish tentuar tė varte veten me njė
litar tė thurur nga leshi i dyshekut, por, e diktuar, qe rrahur deri sa u mbyll
prej tyre nė psikiatri, ku edhe vdiq pas shumė vitesh me vetėdije tė humbur.
Kėshtu ne mbetėm jetimė nga tė dy prindėrit dhe i shtynim ditėt duke shitur
sendet e shtėpisė. Pėr ne tani filloi tė kujdesej njė xhaxhesha jonė, e cila
vetė kish pesė jetimė, mbasi tė shoqin ia kishin arrestuar.
Ne fėmijėt e shihnim shpesh xhaxhanė tė lidhur me hekura duke vrapuar nėpėr
rrugėn burg-hetuesi, i ndjekur nga dy policė qė e goditnin vazhdimisht nga pas,
te duart e lidhura. Dhe, kur ai mbėrrinte te shkallėt e hetuesisė, dhe aty kish
raste qė rrėzohej, ne shihnim se si policėt qė e ngrinin, e hiqnin zvarrė,
ndėrsa njė grup tjetėr qė ndodhej zakonisht nė krye tė shkallėve, gajasej sė
qeshuri.
Njė natė tė ftohtė dimri u dėgjua njė breshėri e mbytur tė shtėnash pushke qė
na ngriu zemrat dhe tė nesėrmen mėsuam se xhaxhai qe pushkatuar; qe vrarė
mizorisht burri mė i urtė i fisit, mė i pėrmbajturi; mė i qeti, mė i dhembshuri
dhe mė i druajturi. Ne rriteshim duke u bindur se revolucioni kėrkonte viktima
dhe se ne ishim kurbanėt e caktuar pėr tė.
Goditjen kundėr nesh komunistėt e ngritėn nė sistem, e motivuan teorikisht nė
"luftėn e klasave" dhe nuk e ndalėn asnjė ēast shkallėzimin e saj.
Dhe ja njė ditė na lajmėruan tė largoheshim nga shtėpia jonė, pasi aty do tė
banonte sekretari i parė i Partisė me familjen e tij.
Filloi pėr ne jeta nėpėr qilaret e shtėpive tė botės, tani nėn kujdesin e gruas
sė dajės, edhe ajo ēuditėrisht po me pesė jetimė.
I jati i kėtij lideri komunist qe njė prift i dhėmbshur, i cili fshehurazi tė
birit na sillte bukė. Madje njė ditė kish kandisur tė birin tė mė pranonte nė
njė takim nė zyrė pėr tė mė gjetur punė, por i ziu prift nuk e deshi veten, kur
i thashė qė i biri ma kish kushtėzuar kėtė me pranimin prej meje tė detyrės sė
spiunit, prandaj nuk mė kish dhėnė punė.
Kish filluar sulmi me degradimin tonė moral krahas rrėzimit sistematik
ekonomik. Dhe unė s'isha nė atė kohė mė tepėr se 12 vjeē.
Teshat po mbaroheshin sė shituri. Babai i mbushte letrat me klithma rrėnqethėse
urie. Motrėn e madhe kishte rrezik ta kėrcėnonte poshtėrimi nė zyrat e
Sigurimit tė Shtetit.
U detyruam tė shesim shtėpitė pėr njė copė bukė qė tė ndihmonim babanė tė mos
vdiste tė paktėn urie. Braktisėm shkollėn dhe u futėm nė punė pėr njė pagė qesharake
nėpėr sipėrmarrės tė pamėshirshėm. Martuam motrėn e madhe. Kėrkonim
triskė buke, por s'na jepnin, sepse duhej tė kishim krye-familjarin nė punė. (E
ku ta gjenim kryefamiljarin)? Lutjes sonė qė tė shihnin edhe njė herė kėrkesėn,
i pėrgjigjeshin me heshtje. Dhe kur na gjenin nėpėr restorante duke blerė bukė
qė klientėt nuk i donin, por detyroheshin t'i paguanin, na merrnin nė polici ku
edhe na rrihnin, sepse ne kėtė e bėkemi me qėllim qė tė diskretitonin Pushtetin
Popullor! Madje edhe racionin mujor tė qymyrit pėr t'u ngrohur nuk na e shisnin
pa u shpurė mė parė njė vėrtetim nga Kėshilli Popullor i lagjes, nė tė cilin tė
vėrtetohej se ne nuk kishim asnjė marrėdhėnie me babanė tonė, armikun e
popullit, siē e quanin ata qė po jepte shpirt nė birucat e ngrira tė Burrelit.
Kėshtu filloi lufta e diferencimit tė madh edhe brenda families. Edhe sot nė
kėtė moshė tė shtyrė nuk e gjej dot se cila qe ajo forcė qė na bėri tė
mbijetojmė: instinkti i dashurisė pėr jetėn?... Apo tek njeriu fshihen forca tė
panjohura qė padrejtėsia i detyron tė dalin nė sipėrfaqe?
Mbaj mend qė kur na kontrollonin si nxėnės nė radiografi dhe dilnim
"negativ", ose vetėm me ndonjė hije infiltrative, na vinte keq qė
s'ishim tė prekur nė mushkėri aq sa tė na shtronin nė sanatorium, ku thuhej se
jepnin ushqim tė bollshėm. Uria kronike ėshtė shumė e rėndė dhe ėndrra pėr njė
copė bukė ėshtė nga mė tė fuqishmet.
Duke i hedhur njė sy kuptimit tė jetės sonė nėn diktaturėn e proletariatit,
arrijmė nė pėrfundimin se ajo ka qėnė vetėm njė luftė e ashpėr pėr tė hedhur
poshtė tezėn ē'njerėzore tė komunistėve se ne ishim pinjollėt e njė klase tė
degraduar, tė cilėn me tė drejtė revolucioni e paskėsh larguar me dhunė nga
skena e historisė, duke e flakur nė koshin e plehrave dhe se e vetmja vlerė qė
do ta justifikonte ekzistencėn tonė nė njė shoqėri tė lumtur siē qe, sipas
tyre, ajo e socializmit, qe vetėm aftėsia jonė si kafshė pune pėr tė prodhuar
tė mira materiale nėn njė mbikqyrje tė rreptė.
Sikur tė mund tė regjistroheshin atė kohė ato mijėra sakrifica e privacione tė
pėrballuara me aq durim e optimizėm, do tė dilnin sot para nesh figura
njerėzish, sidomos vajzash e grash, para tė cilėve heronjtė e librave do tė
zbrisnin kokulur nga piedestali i fantazisė. Dhe tė mendosh se nuk kishin pranė
asnjė njeri t'i kėshillonte, sepse tė gjithė vraponin si nėpėr terr, tė
tronditur nga terrori i sotėm dhe pasiguria pėr tė nesėrmen.
Ishte vėrtet diēka e rrallė qė fėmijė jetimė pa bukė, pa zjarr, pa libra e tė
pėrbuzur tė merrnin edhe atė pak arsim tė cunguar e tė politizuar qė jepej nė
shkollė. Herė natėn, herė ditėn arritėm tė merrnin njė arsim tė mesėm
pedagogjik. Mėsonim mes zhurmės, pasi banonim nėntė vetė nė njė dhomė tė vogėl.
Nė shumicėn e rasteve niseshim pėr nė shkollė pa bukė. Por ishim tė lumtur kur
meritonim lavdėrimin e ndonjė mėsuesi pa paragjykime klasore, i cili si njė
protestė ndaj realitetit, merrte kurajon dhe vinte nė dukje i kėnaqur
pėrparimin tonė nė mėsime.
Qe si njė mrekulli nga qielli pėr tė gjthė ne thirrja e Nikita Hrushovit qė tė
mos shihej biografia, por puna dhe qėndrimi i personit. Pėr shkak tė pozitės
shoqėrore dhe tė pasurisė komunistėt na trajtuan gjithė kohėn si klasė e lartė,
si shfrytėzues dhe reaksionarė. Nė periudha tė caktuara njerėzit kanė pasur
frikė tė kthenin dhe kokėn nga ajo portė e madhe e shtėpisė sonė, dikur pėr
njerėzit azil ngushėllimi, tani njė fole gjarpėrinjsh qė kėrcėnonte
"lumturinė" e njė populli tė "rilindur"
Me arsimin qė kishim marrė, ne duhej tė pranoheshim si mėsues; por a mund tė
duronin kommunistėt qė ne tė edukonim bijtė e tyre? Mirėpo ata aq sa janė
tiranė, po aq janė edhe servilė e lakej. Ata s'mund t'ia prishnin menjėherė
mikut tė tyre tė madh. Dinakėria e tyre ka qėnė e paarritshme dhe ne i pamė
gjysmėshekulli nė qėndrime tė paturpshme.
Dhe ja ku mrekullia ndodhi: na pranuan nė radhėt e arsimit duke na caktuar
mėsues nė fshatra tė largėta dhe duke u ngushėlluar se mund tė na dėbonin kur
tė donin. U duk sikur u gjet njė oaz nė shkretėtirėn pėrvėluese dhe ne besuam
se mund tė dilnin edhe ditė tė mira. Por ky qe, vetėm njė iluzion, njė qetėsi e
rreme, se lufta e klasave vazhdonte tė shkallėzohej, duke ndėrruar vetėm
format. Ne s'mund t'i kuptonim atėhere gjithė djallėzitė e tyre. U desh njė
jetė e tėrė qė tė bindeshim se ata nuk janė veēse pėrbindėsha tė vėrtetė me
fytyrė njeriu.
Ndėrkohė qė tė lavdėronin pėr punė e qėndrim tė mirė, kėrkonin shkėputjen tėnde
nga rrethi familjar, madje donin tė hidhnin edhe gurė kundėr atij rrethi.
Si kriminelė kėrkonin bashkėfajtorė qė tė garantonin pushtetin. Si tė pamoral ndershmėrinė
e mermin pėr akuzė tė heshtur ndaj tyre. Si mediokėr shfrytėzonin, njeriun e
aftė dhe nxirrnin veten nė pah me punėn e tė tjerėve.
Vetėm me kohė ne nisėm tė shihnim shumė gjėra.
Si arsimtarė pamė lakuriq gėnjehtrėn e madhe qė mbillej e kultivohej me kujdes.
Pamė format e ndrydhjes sė personalitetit tė njeriut, ēensurėn e rreptė ndaj
mendimit tė lirė, hipokrizinė e shndėruar nė moral shoqėror. Ne qė e ndienim qė
s'na takonte politikisht qėndrimi nė radhėt e arsimit, jetonim me ankthin e
pushimit nga puna dhe torturėn e pėrditshme pėr tė gjetur mėnyra qė t'i
gėnjenim nxėnėsit sa mė pak.
Reputacioni qė fitonim, nuk shihej me sy tė mirė. Ata nuk i pėlqenin
marrėdhėniet tona tė mira me popullin, sepse nuk donin tė tjera lidhje veē
atyre qė kishin krijuar me terror, uri dhe diferencim klasor. Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik
dhe "qetėsimit" tė situatės brenda, komunistėt filluan
"pastrimet".
Filluan dhe pushimin tonė nga puna. Nė krye ata qė punonin nė qytete, pastaj
ata qė ktheheshin nga shėrbimi i detyruar ushtarak.
Tė gjithė tė pushuarit caktoheshin me punė tė rėndomta, madje nė punė
diskriminuese, si hamenj, shitės zarzavatesh. Kėshtu, jo vetėm hapnin vende
pune nė arsim pėr njerėzit e tyre, por kėnaqnin edhe instinktet e ėgra tė
turmės, tė cilėn, meqė donin ta kishin me vete, e bėnin "tė lumtur"
me lugėn bosh, duke e tmerruar me ne, tė goditurit, qė e pėsonim pa shkak prej
tyre ēdo ditė. Edhe kur toleronin nė drejtim tė njė personi, kėtė e bėnin pėr
tė "justifikuar" goditjen qė do t'ju jepnin pa tė drejtė dhjetra tė
tjerėve. Ata donin qė ne tė ishim punėtorė kokulur, tė nėnshtruar e pa
pretendime, si ai kau i tredhur i parmendės, i cili ecėn pa qėnė neveja ta
shposh me hosten dhe tėrheq kaun tjetėr. Pasi ky mision pėrfundonte dhe ne e
kishim kryer atė me durimin e njė tė marri, pėrsėri shiheshim prej tyre si
njerėz me rrezikshmėri shoqėrore. Ata s'donin qė ne tė ēmoheshim nė opinion si
njerėz tė urtė, punėtorė e tė nderuar pa qėnė mė parė tė korruptuar prej tyre.
Por, ama nė krye, filI pas prishjes me BS, mbretėroi njė lloj paqeje relative
me rreziqe tė fshehta, me zhdukje misterioze dhe ndjekje tė papritura.
Pėrgatitej opinioni pėr "pastrime" tė reja.
Thirrja pėr "Revolucionarizimin e Partisė e tė Pushtetit" kish pėr
qėllim terrorizimin e kuadrove pėr t'i angazhuar nė njė luftė tė re klasore.
Letra e hapur e atyre viteve dhe thirrja makabre brenda saj se Partia dhe
populli do ta bėnin reaksionin tė mos ėndėrronte as nė ndėrgjegien e tij tė
ēoroditur pėr parajsėn e humbur, ishte paralajmėrimi fatal i asaj "fshese
tė hekurt" qė do tė mbyllte nėpėr qelitė e burgjeve dhjetra dhe qindra tė
pafajshėm tė tjerė. Kthetrat e diktaturės u ngulėn mė thellė nė vetėdijen e ēdo
njeriu, sidomos tek ne qė ata na quanin "mishra tė therur" qė mund tė
na "hanin nė ēdo kohė". Filloi fushata e dėbimeve masive nga puna,
madje edhe nga punėt mė tė thjeshta me motivacionin "nuk plotėson
kushtet". Prapa kėtij cilėsimi, kėsaj vule ogurzezė gjithkush duhej tė
shihte rrezikshmėrinė shoqėrore tė personit qė i vishej dhe ēdo drejtues, tek i
cili ai tani do tė paraqitej, e shtynte fatkeqin nėpėr shkallėt e punėve tė
rėnda fizike pa mėshirė.
Vetėm nė rolin e njė skllavi tė bindur mund t'i siguroje vetes karakteristikėn
e nevojshme pėr pranimin e fėmijės tėnd nė njė shkollė tė mesme profesionale.
Dhe tė gjitha kėto masa komunistėt i quanin "pastrim i gjetheve tė
pranverės nga pluhuri", shprehje poetike qė i pėrdornin pėr tė mos i
shqetėsuar njerėzit e tyre, sidomos ata tė artit.
Pas ēdo dėshtimi nė fusha tė ndryshme ata shihntn vetėm dorėn e armikut tė
klasės, d.m.th. ne. Qė nga vjedhėsi mė ordiner e deri tek inxhinieri i tyre qė
e cilėsonin sabotator, niste vepra jonė armiqėsore, prandaj ne duhej tė mbanim
mbi supe njė presion tė madh psikologjik qė na detyronte tė vetizoloheshim, tė
kontrollonim ēdo f'jalė qė nxirmim nga goja e tė vinim ēdo mėngjes maskėn e
njeriut tė kėnaqur.
Ishte zgjuarsi e prakticitet t'i fshihje aftėsitė e tua. Po t' i zbulonin,
mjerė ti, sepse do tė shtrydhnin si njė limon dhe do tė tė hidhnin njė ditė,
kur ti s'e prisje, nė koshin e plehrave. Pyetja e parė qė i bėhej nė gjyq ēdo
tė pandehuri, ishte "me cilin tė deklasuar ke shoqėri?" Kėshtu
pėrpiqeshin tė minimizonin fajėsinė e njerėzve tė tyre, duke e hedhur mbi ne qė
na quanin tė "pandreqshėm".
Duke qėnė viktima tė luftės sė tyre tė klasave, ne ishim pėr ta pa dyshim njė
akuzė e gjallė, prandaj degradimi ynė ishte objekt i planit tė tyre taktik dhe
strategjik.
Fakti qė unė nuk munda tė krijoja familje pėrbėnte sipas tyre, njė faj, sepse
ishte njė protestė e hapur ndaj kushteve tė atij realiteti "tė
mrekullueshėm", tė cilit unė duke u vetėsakrifikuar me qėltim doja t'i
hidhja baltė.
Na lejonin tė vijonim edhe shkollėn e lartė me korespondencė pėr tė mbushur
statistikat e tyre me "progreset nė fushėn e arsimit", por na
pėrjashtonin pa asnjė arsye nga provimet kur vinte ēasti pėr tė mbrojtur
diplomėn. Ata ishin tė betuar kundėr nesh, kurse neve na duhej tė shtireshim
naivė e tė dukeshin sikur besonim se gjithė kėto masa i shėrbenin interesit tė
pėrgiithshėm. Mjerė kush i kuptonte ndryshe!
Ata e shtytėn shkallėzimin e izolimit tė klasės sonė deri nė mohimin e sė
drejtės pėr atestim dhe pėr profesionet mė tė thjeshta, duke e quajtur kėtė
kualifikim rritje tė aftėsive tona djallėzore pėr tė dėmtuar ekonominė, ose
kulturėn.
"Zigzaket" siē i quanin ata valėt e luftės sė klasave, ishin periudha
qetėsie tė rreme pėr tė kontrolluar situatėn, pėr tė parė efektet e njė
goditjeje kundėr nesh, pėr tė zhdukur ēdo mundėsi organizimi nga ana jonė dhe
pėr tė planifikuar goditje tė reja, mė tė holla dhe mė fatale. Ata u bėnė
mjeshtėr tė kėsaj lufte "shkencore", ndėrsa ne me shumė dhimbje u
mėsuam tė qėndronim nė kėmbė pėrballė kėtij rrebeshi tė verbėr. Ata pėrpiqeshin
tė bėnin tė besueshme rreziqet imagjinare qė gjoja u vinin prej nesh,qė tė
pėrligjnin dhunėn, kurse ne me ndershmėri e korrektėsi shembullore mundoheshim
me tėrė energjitė tona shpirtėrore dhe morale tė vėrtetonim se ajo dhunė qe
fare e padrejtė. Dhe kjo qe lufta mė e tmerrshme qė u zhvillua kundėr nesh pėr
gjysmė shekulli tė sundimit komunist. I duhet psikanalizės dhe kriminalistikės
moderne tė zbutojnė ligėsitė e pakufizuara qė qėndruan tė fshehura nė
subkoshiencėn e njeriut pėr tė shpjeguar se si pushteti i pakufizuar, i ngritur
nė sistem krijoka njė ndėrgjegje kolektive kriminale nga mė tė shėmtuarat.
Lufta kundėr nesh identifikohej me forcat lėvizėse tė shoqėrisė dhe amoraliteti
politik justifikohej me domosdoshmėrinė historike. Deviza e tyre ishte :
"Revolucioni i justifikon viktimat".
Dhe komunistėt loznin me injorancėn si me njė bishė tė uritur, tė cilėn meqė
s'e kėnaqnin me mirėqėnie i hidhnin pėr tė "ngrėnė" inteligjencien si
shkaktare tė disfatave tė tyre. Dhe sidomos atė inteligjencie qė kish
prejardhje shoqėrore tė tillė qė i "vriste sytė drita e socializmit"
dhe "ėndėrronte kthimin e popullit nė errėsirė".
Por erdhi njė ēast qė lufta e klasave, pėr tė fshehur kthetrat. qe shkrirė nė
vijėn e masave, d.m.th nė vullnetin e popullit qė kthehej gjoja nė ligj. Kėshtu
liderėt komunistė do tė jepnin tani vetėm orientime dhe njerėzit, duke ngrėnė
njeri-tjetrin, do tė kryenin brenda tyre proēesin e diferencimit klasor.
Ishin vitet shtatėdhjetė. Enver Hoxha nė emėr tė pėrmirėsimit tė pėrbėrjes
klasore tė kuadrit nė arsim, kritikonte nė njė buletin liberalizimin qė kishte
lejuar tė mbaheshin nė punė nė kėtė sektor njerėz me prejardhje politike tė
keqe familjare, pavarėsisht qė ata kishin edhe mhi 20 vjet qė punonin e
silleshin shumė mirė.
Duheshin "bindur" kolektivat pėr nevojėn e largimit tė kėtyre
personave nga gjiri i tyre. Madje, vetė kėta persona, pasi tė falėnderonin
Partinė qė i kishte mbajtur aq kohė nė radhėt e arsimit, tė kėrkonin vetė tė
largoheshin nga ky sektor delikat.
Tė verbuar nga zbatimi pa pengesa i ēdo mase represive, ata luanin pa turp edhe
tė tilla komedi groteske. Ata s'mund ta mendonin qė e drejta ka disa ligje tė
saj tė pavarura dhe qė ajo ngre krye. madje, edhe nė vetėdijen e njerėzve tė
indoktrinuar.
Mbledhjen e kolektivit tė shkollės pėr largimin tim nga puna si arsimtar e
drejtonin dy sekretarė partie, i fshatit ku unė punoja dhe i byrosė sė
kooperativės sė bashkuar. Ata kėrkuan tė flisja unė i pari, tė bindur qė unė do
tė argumentoja nevojėn politike tė kėtij largimi. Kėshtu unė duhej tė kryeja
njė vetvrasje politike pa asnjė tė drejtė ankese ndaj atyre qė mė shtynin,
kurse kolektivi, duke miratuar fjalėt e mia, tė mos mbante asnjė faj pėr kėtė
dėnim tė padrejtė nga puna.
Pyeta ime nėse largimi qe i formės sė prerė. apo duhej diskutuar, i detyroi tė
dy sekretarėt tė vinin pėrsėri maskėn duke thėnė se atė e vendoste kolektivi,
kolegėt e mi, tė cilėt heshtėn pėr 7 orė tė tėra si para njė krimi tė
paramenduar. Kur fola unė i nxita tė mos hezitonin pėr largimin tim nga puna,
nėse ndėrgjegja e tyre qytetare u thosh vėrtet se kjo qe e dobishme dhe u
pėrpoqa tė argumentoja pafajėsinė time, qė rridhja rastėsisht nga njė familje e
persekutuar. Tė pyetur nė fund njė nga njė si nė hetuesi, ata pothuaj pa
pėrjashtim u shprehėn qė unė duhej tė qėndroja, bile, i nderuar nė arsim,
ndėrsa sekretari i partisė qė pa dėshtimin e taktikės sė tij, i kėrcėnoi duke i
quajtur tė gjithė "oportunistė". Dhe kish tė drejtė tė nxehej : ai e
dinte mirė zemėrimin qė do tė shkaktonte atje "lart" kjo mbledhje e
dėshtuar.
Por, si pėr ēudi tė gjithė heshtėn. Bile nuk penguan as kolektivin tė jepte pėr
mua njė karakteristikė pune dhe sje1ljeje tė tillė qė do ta kishte zili
gjithkush qė punonte nė kėtė sektor. Megjithatė largimi im nga puna u paraqit
si propozim i organizatės bazė tė partisė sė kooperativės ku punoja unė dhe u
"miratua" nga Komiteti Ekzekutiv i Rrethit me motivacionin e njohur
"Nuk i plotėson kushtet".
Kėshtu u flaka jashtė arsimit si i padenjė, duke qėnė gjithė kohėn arsimtar
shembullor. Dhe nuk isha vetėm unė.
Nė shkallė rrethi ne ishim 26 vetė dhe si Republikė, ndoshta 500. Njė shifėr e
vogėl kjo pėr oreksin e madh tė Enver Hoxhės, i cili si njė maniak i trembej
qetėsisė, tė cilėn e siguronte pėr vete vetėm nėn njė qiell me rėnkime. Unė
isha njė kokėrr rėre qė kėrcita nėn peshėn e njė rrote gjigante tė lubrifikuar
mirė. Dhe kjo "krismė" e mbytur u trajtua si tė ishte njė skandal
politik, sepse filloi ndaj meje njė ndjekje pak e ēuditshme.
Ndėrsa mė lanė pa punė, kur duhej tė sistemohesha, sipas orientimit, brenda tri
ditėsh u gjenda papritur i rrethuar nga njerėz tė cilėt mė parė s'kishin
treguar ndonjė interesim pėr mua. I dėshpėruar dhe i izoluar, unė e pranoja
shoqėrinė e tyre duke pėrballuar ndonjė shqetėsim tjetėr, atė tė provokimeve tė
tyre tė hapura. Por, kur njeriu i druhej dhe kėmishės nė trup ; prej tyre netėt
mund tė mbusheshin me makthe. As roli i shurdhit as i memecit nuk tė shpėtonin
lehtė nga kthetrat e krimit tė mosdenoncimit. Prandaj njeriut tė ndershėm s'i
mbetej rrugė tjetėr veē asaj tė izolimit.
Gjithė realiteti i 45 viteve qe pėr ne njė provokim i madh dhe ne u mėsuam ta
zbutim kėtė rrezik, duke harxhuar energji tė tilla, tė cilat nė njė shoqėri tė
lirė do tė kishin hėrė ndoshta ēudira.
Analiza e goditjes ndaj nesh s'duhet t'u ketė dalė pozitive, pasi u hapėn fjalė
qė Enver Hoxha e paskėsh cilėsuar pushimin tonė si njė qėndrim sektar.
Megiithatė asnjė nga ne nuk u rimuar nė punė. Komunistėt nuk janė mėsuar tė
korigjojnė gabimet e tyre. Ata thonė qė shpallja pėrbėn garanci pėr
mospėrfilljen e tyre dhe kjo mjafton e duhet duartrokitur.
Lutjes sime pėr ta riparė ēėshtjen, kabineti i diktatorit iu pėrgjigj me dy
fjalė: "Tė sqarohet letėrshkruesi". Vetėm vonė munda tė kuptoj se
porosia "tė sqarohet" donte tė thoshte tė "ndėshkohet".
Por kur unė ende i pasqaruar nga organet e rrethit, kėrkoja njė pėrgjigje tė
qartė nė Komitetin Qėndror tė Partisė : sekretari i ngarkuar atje, pasi mė
pyeti se ē'persekutime kisha pasur nga pushteti, mė tha: "30 mijė
komunistė shqiptarė punojnė nė prodhim!", shprehje tė cilėn e pėrsėriti
disa herė, edhe kur i thashė se kėrkova vetėm arsyen e pushimit tim nga puna.
Mė vonė mė erdhi turp qė e pata shkruar atė lutje dhe pata ushqyer njė farė
iluzioni ndaj atyre qė nuk e meritonin. Por unė i
ngacmova. Mos qe kjo vallė, nevoja e brendėshme pėr tė parė pa maskė ato fytyra
xhelatėsh dhe pėr tė gjetur tek njerėzit e ndershėm pak miratim, pėr
padrejtėsinė qė mė bėhej? Tė ishte kjo pėrpjekje njė lloj hakmarrjeje, njė
gėzim i egėr qė t'i shihje "ėngjėjt" e dhunės pa krahė e tė pėrlyer
me gjakun tėnd? Nevoja pėr t'i krijuar vetes imazhin e njė fitoreje morale tė
sė mirės ndaj tė keqes? Komunistėt tėrboheshin, kur s'e pėrballonin dot njė
debat dhe detyroheshin tė nxirrnin dhėmbėt. Ata i mbronin me fanatizėm liderėt
e tyre dhe donin tė pėrjetėsonin fjalėn e urtė "Ujėt del i pastėr nga
burimi por turbullohet rrugės". Ata shqetėsoheshin pėr opinionet qė
qarkullonin.
Ata donin letra nga populli, por jo letėrkėmbim me popullin qė tė qanin hallet
dhe ēdo ankesė tė drejtė e quanin tė metė, nxirje tė realitetit. Dhe i dėnonin.
Kėshtu ata vranė sinqeritetin dhe burrėrinė dhe kultivuan hipokrizinė e
servilizmin.
Komunistėt ishin tepėr tė ndjeshėm karshi mospajtimit ndaj politikės sė tyre.
Duke pasur nėn thonj njė popull tė vogėl, ata kapėrcyen edhe pretendimet e
mjeshtrit tė tyre Stalinit, tė cilit nganjėherė i mjaftonte edhe
"neutraliteti dashamirės i shumicės".
Dhe nėse ky pushim masiv nga puna, kjo "goditje e reaksionit", siē e
quanin ata midis tyre, nuk u prit nė popull me entuziazėm, atėherė pėr tė
provuar se sa tė drejtė kishte Partia, le tė arrestohej ai qė mhahej mė shumė
si "viktimė". Dhe shorti mė ra mua, ndoshta pėr shkak tė
"guximit" qė pata duke mos shprehur mirėnjohje ndaj Partisė, sė cilės
duhej t'i takonte merita qė kisha punuar e isha sjellė mirė.
Sa tė pazotė ishin nė drejtimin e ekonomisė, aq tė shkathėt e treguan veten nė
masat qė merrnin pėr shkatėrrimin e njeriut. Mania e persekutimit qė si epidemi
psikike kish pushtuar ndėrgjegjet e tyre tė prishura prej "terroristėsh tė
terrorizuar", u krijonte nevojėn e ethshme tė likujdimit tė kundėrshtarėve,
tė cilėt s'ishin veēse viktimat e tyre. Duke ndjekur porositė djallėzore tė
Leninit se Pushteti Sovjetik do tė ishte i garantuar vetėm kur ēdo qytetar
sovjetik tė ishte njė ēekist "punonjės i Sigurimit", ata programonin
kėto "vrasje" kundėr klasės sonė dhe mburreshin me sukseset qė kishin
arritur. A ka vallė nė arsenalin e metodave tė sundimit tė njė kombi njė
shembull ku duke shfrytėzuar pushtetin absolut njė kastė tė sulet me kaq egėrsi
tė shpronėsojė, tė dhunojė, tė vrasė e tė depersonalizojė vėllezėrit e vet tė
njė gjaku dhe, pasi t'i ketė konsumuar tė gjitha kėto, t'u afrohet viktimave
dhe me buzėqeshje t'u kėrkojė shėrbimin e tyre si spiunė. Vetėm udhėheqės tė
degraduar si Enver Hoxha mund t'i kurdisin tė tilla kurthe kombit tė vet.
Ata e peshuan qėndrimin ndaj meje dhe vendosėn arrestimin pa pasur nė tavolinė
asnjė akuzė qė tė provonte fajėsiriė. Po ē'rėndėsi kishin akuzat pėr punonjėsit
e Sigurimit shqiptar, kur Enver Hoxha i porosiste "Ta godasim armikun qė
nė vezė". Ne dėnoheshim me opinion dhe ky opinion krijohej nga njerėz pa
pricipe shpirtzinj. Nuk ekzistonte nė Shqipėri asnjė forcė qė tė ndalte kėtė
dorė mizore. Trimėria u ēburrėrua me kohė dhe drejtėsia i la vendin qarkoreve
tė K.Q. tė Partisė. Ndėrgjegja kolektive u manipulua dhe individi u gjend i
pambrojtur pėrballė pseudoligjit.
Po ne qė trashėgonim sipas tyre, fajin e madh qė nga koha e krijimit tė pronės
private? Ne duhej ta formulonim vetė akuzėn tonė dhe tė kėnaqeshim me masėn e
dėnimit tė padrejtė. Po s'qe puna kėtu pėr njė dėnim, pėr njė akuzė tė paqenė,
pėr njė terror, a pėr njė agjent. Duhej vėrtetuar nė praktikė teza staliniste
se ne ishim tė padreqshėm, rrufjanė politikė, prandaj diktatura e proletariatit
duhej forcuar ēdo ditė. Njerėzit dubej tė jetonin nė ankthin e njė pasigurie tė
plotė, tė kėnaqeshin me pak tė punonin shumė dhe tė mendonin aq sa u lejonte
kio diktaturė.
Ky ankth kijohej me vrasje, uri, dėbime; me libra, art e kulturė tė kufizuar,
me izolim nga bota, gėnjeshtra, bunkere dhe sidomos me humbjen e besimit tek
njėri-tjetri.
Ky mosbesim i pėrgjithshėm qė komunistėt u pėrpoqėn ta mbulonin me parrullat e
unitetit parti-popull me mitingje madhėshtore, britma, ovacione e banderola tė
kuqe, me letra e telegrame urimi dhe hosana tė panumėrta, u kultivua me shumė
kujdes nėn slloganin e besnikėrisė ndaj ēėshtjes sė Partisė dhe kamzhikun e
ligjeve barbare.
U arrestova pra qė tė forcohej diktatura e proletariatit dhe tė rritej
vigjilenca ndaj kujtdo qė dukej i parrezikshėm. Jeta dhe dinjiteti i njeriut
ishin pre e dogmave komuniste, tė cilat, duke dalė nga varrezat e njė filozofie
pajetė, ushqeheshin vetėm me kufoma.
Mėnyra e arrestimit qe kopjuar nga metodat e rrėmbimit qė pėrdornin mafiozėt.
Ishte dhjetori i vitit 1975. Sekretari i Kom. Ekz. tė rrethit mė kish nisur
apostafat nė njė shėrbim nė muzeun e Vlorės. Pa mbaruar bukėn qė po haja nė
kėmbė nė njė lokal vetshėrbimi tė atij qyteti, mė futin papritur nė mes tė tyre
dy punonjės tė Sigurimit, tė cilėt, kur dolėm kėshtu jashtė lokalit, mė shtynė
e mė pėrplasėn nė njė "Gaz 69" dhe, pasi mė hodhėn hekurat nė duar,
mė mbuluan me njė pardesy tė re qė tė mos shihja se ku mė shpinin. Udhėtuam njė
kohė qė nga tronditja nuk munda ta fiksoj. Kur "Gazi" ndaloi, mė
zbritėn dhe duke mė mbajtur pėr krahu si tė isha i verbėr, mė ngjitėn me shpejtėsi
nėpėr shkallėt e njė godine dykatėshe dhe, pasi mbuluan mirė me batanie nga
brenda derėn e dhomės ku mė futėn. mė hoqėn pardesynė nga koka dhe mė
pėrshėndetėn me grushta. Me ta ishte edhe nėnkryetari i Degės sė Punėve tė
Brėdėshme. Nxorėn tė tre pistoletat nga brezi dhe, me t'i vendosur nė tavolinė,
m'u afruan dhe mė "kėshilluan" tė mendohesha pėr veprimtarinė time
armiqėsore, pėrndryshe do tė mė zhduknin dhe do tė pėrhapnin lajmin sikur mė
kish vrarė roja kufitare nė njė tentativė qė paskėsha bėrė pėr t'u arratisur.
Kur mora guximin e u thashė se s'kisha ē'tė mendoja, bėrtitėn si t'i kish
pickuar gjarpėri dhe njė Zot e di se ē'bėnė me mua dhe sa kohė, pasi nisa tė
mos kuptoj se ē'bėhej, ndėrsa nėnkryetarit duke mė torturuar, i ra tė fikėt, se
paskėsh qėnė me difekt nė zemėr. Ndėrsa unė dergjesha nė dysheme i lidhur me
hekura gjermane nė duar, nėnkryetari qė e kish marrė veten, i tėrbuar mė
ngrinte e plaste nė shesh me forcė qė nga maja e njė tavoline me flokėt e mi
akoma ndėr duar, duke marrė frymė me zor, shtrėngonte kraharorin e vet nė
vendin ku ndodhej zemra. Dhe tani unė duhej tė duroja, jo dhimbjen e flokėve tė
shkulur dhe duart e gjakosura., por rrebeshin e oficerit tjetėr pėr
"fajin" qė duke heshtur, kisha detyruar nėnkryetarin tė lodhej vetė
me mua. Dhe kjo torturė me seanca dhjetėorėshe dhe pushime dhjetėminutėshe (tė
cilat mė iknin duke ngjitur e zbritur, po i mbuluar nė shkallėt e njė bodrumi
tė thellė), nuk e di sa ditė zgjati, pasi edhe atė copė qiell qė dukej nga
dritarja e shihja vetėm kur pėrmendesha e mbushesha me frymė.
Kur njeriu torturohet deri nė shkallėn qė vdekja i duket njė shpėtim, ai nis e
arsyeton qetė, mbasi ēlirohet nga ai tmerri qė s'dihet nga ē'thellėsi e qėnies
vjen dhe unė ēuditesha atėherė me atė urrejtje patalogjike qė shpėrthente
kundėr meje nga njerėz qė pėr dekada vetėm na kishin gjakosur pa tė drejtė. Mos
valllė, krimineli i trembet heshtjes sė viktimės mė shumė se kundėrveprimit tė
saj tė hapur? Apo kompleksi i inferioritetit, i trashėguar ndoshta, nė shekuj
nė vetėdijej e harbutit, zgjohet me tėrbim, kur pushteti i pakufizuar i jep tė
drejtėn tė fitojė revansh?
Po unė nuk mund t'i pėrgjigjem dot kėtyre pyetjeve, prandaj po mjaftohem duke
kujtuar me admirim fjalėt e njė udhėheqėsi italian, i cili kur iu pėrgjigj
njerėzve qė protestonin nė kohėn e vendosjes sė bazave amerikane nė Itali, kish
thėnė qė ndonėse kishte njė vajzė tė vetme 18 vjeēe, do tė preferonte mė mirė
qė ajo tė digjej nga zjarri atomik sesa tė jetonte nė njė regjim komunist.
Asnjė njeri qė s'ka jetuar nėn mėnxyrėn enveriste nuk mund ta kuptojė dot
thellė vlerėn e kėtyre fjalėve tė thjeshta.
SIGURIMI I SHTETIT
Sigurimi i shtetit qėndronte mbi tė gjitha. Ai bėnte edhe shiun, edhe diellin
nė Shqipėri. Ai qe maja e shpatės sė diktaturės dhe unė qė aty fillova tė
pėrbuz jetėn, kur pashė se ajo qe nė duart e njė bande kriminelėsh. Pėr tė
treguar kėtė, nėnkryetari ulėrinte: "Ne jemi Perėndi! Perėndi ! Perėndi
!
" dhe dilte nga vetja duke goditur pa parė se ku. Kur menduan se koha e
"pėrpunimit psikologjik" kishte mbaruar, d.m.th. ma kishin
"thyer hundėn", mė kishin mėsuar se pa pėrkrahjen e tyre jeta e ēdo
njeriu qe njė hiē, bile mė keq, atėherė e ndėrruan qėndrimin. Njė mėngjes nuk
mė goditėn mė. Rrinin shtrirė nėpėr shezlonė duke lexuar secili nga njė roman,
ndėrsa unė nė kėmbė, i lidhur nė duar me hekura, prisja shpėrthimin e papritur
tė rrufesė. Mirėpo dy prej tyre u larguan, kurse i treti qė mė njihte, se
kishte punuar si "operativ" nė zonėn ku unė kisha qėnė mėsues, me zė
tė "butė" e "dashamirės" qė m'u duk si njė fėrshėllimė
gjarpėri, mė kėrkoi t'i shpjegoja unė arsyen pėrse mė mbanin tė fshehur nga
sytė e njerėzisė. U shtira aq shumė nga neveria sikur nuk kuptoja, sa u detyrua
tė mė thotė haptazi se gjoja duke pasur pėr mua njė opinion tė mirė, i qėnkėsh
lutur Kryesisė sė Degės sė Sigurimit tė mos mė hidhnin poshtė, mbasi, si njeri
i zgjuar unė mund t'u bėhesha i dobishėm, pa qėnė nevoja tė ndėshkohesha me
burg. Kėrkohej nga unė diēka e "vogėl", gadishmėria pėr tė
bashkėpunuar me Sigurimin e Shtetit. Dhe si pėr t'i dhėnė prestigj kėsaj detyre
tė ndyrė, mė tha se pėr kėtė qe nė dijeni edhe ish ministri i brendshėm, Kadri
Hazbiu, i cili bile, po priste pėrgjigjen time nė telefon. Natyrisht, kėto nuk
i tha menjėherė, por i nxori njė nga njė si duke u menduar, i detyruar edhe nga
roli i naivit qė mua m'u desh tė luaja. U revoltua, kur i thashė pa takt se e
kishin adresuar gabim tek unė mbasi vuaja nga kompleksi i fajėsisė dhe njė mani
e fshehtė persekutimi, se kjo punė do tė mė mbyllte shumė shpejt nė psikiatri,
a do tė mė shpinte nė vetvrasje. Kjo u muar si tallje dhe pa ardhur mirė tė
tjerėt nė dhomė filluan goditjet, veē kėtė radhė me sharje qė nuk m'i kish zėnė
ndonjėherė veshi. Mes shkelmash dėgjoheshin britmat e tyre: "Po ne ē'jemi,
more qen bir qeni"!
Dhe mė kthyen nė Berat, qytetin tim tė lindjes, ku nisėn njė sistem tjetėr
torturash me qėllim qė unė tė detyrohesha tė pranoja "akuzėn" qė e
kishin vetėformuluar pa fakte.
Njė krevat hekuri, duke e tėrhequr zvarrė prej tyre 24 orė nė ditė nė ēimenton
e tavanit tė birucės sime, krijonte ca zhurma tė padurueshme, kurse tre policė
qė ndėrronin njėri-tjetrin ēdo tetė orė, mė kontrollonin lėvizjet qė nga
sporteli i derės sė birucės, tė mbyllur me dy palė hekura. Dhe, meqė nuk e
kishin humbur shpresėn e ndonjė "kthese" tė papritur, mė ruanin akoma
nga sytė e njerėzve, sa edhe nė banjė natėn mė shpinin tė mbuluar me batanie.
Nė mesnatė "bishat" ishin mbledbur si njė kope nė dhomė, ku unė u
futa i lidhur dhe i shoqėruar nga njė polic. Tentova tė bėj njė mbrojtje tė tillė
qė do t'i detyronte tė kuptonin se, edhe sikur pa dashje tė kisha bėrė ndonjė
gabim, kisha pasur njėmijė arsye qė mė detyronin, por Kryetari i Degės, qė mė
kish thirrur tė jepte vendimin tha: "Ē't'i bės zemėrgjerėsisė sė Partisė,
pasi personalisht do tė tė hapja kafkėn me bisturi dhe do tė t'i haja trutė me
kripė! Ne tė treguam dritėn, ti zgjodhe errėsirėn"!. Dhe lėshoi kundėr
meje njė sharje qė nuk do tė shkonte as nė gojėn e njė rrugaēi.
Pastaj nisėn hetuesinė e zakonshme, gjoja pėr vėrtetimin e "akuzės".
Ata s'kishin nevojė pėr njė tė tillė, sepse fajėsitė tona ishin prodhime tė
fantazisė sė tyre tė sėmurė. Ata mund tė thurnin disa "akuza" nė ditė
pa pasur nė dorė asnjė fakt, pale sikur tė rrėmbenin ndonjė pohim sado tė vogėl
nga i pandehuri. Ata ishin manipulatorėt dhe kombinuesit mė tė paturpshėm tė
proēeseve hetimore qė ka njohur historia.
Pa mė bėrė as pyetjen e parė rreth "fajėsisė" sime, mė komunikuan se
kishin marrė vendim tė mė dėnonin me dhjetė vjet burg. Dhe, kur nėnkryetari
lexoi habi nė sytė e mi, u ēorr me sa zė qė kish: "Ne kemi disa shkopinj
haleje qė i quajmė gjykatė popullore, tė cilėt do t'i urdhėrojmė tė tė japin
njė "dhjeēe". Dhe thoshte tė vėrtetėn, sepse giyqi im qe tamam njė
komedi me pėrmasa qesharake me qėllim qė dėnimi tė dukej i mėshirshėm. Pohimi i
tė pandehurit lipsej vetėm pėr tė inskenuar njė giyq propagandistik, i cili tė
"justifikonte" terrorin qė ushtrohej mbi popullin ēdo ditė. Asnjė
interesim qė deponimet e dėshmitarėve tė akuzės tė ishin tė vėrteta. Shpifia nė
praktikėn e punės sė hetuesisė quhej art profesional.
Kur njė agjent i solli hetuesit qė po merrej me mua njė anekdotė qė e kish
treguar personi qė ndiqej prej tyre dhe me zė tė ulėt i tha se ajo nuk
tingėllonte reaksionare, ai e pa me habi dhe i tha i kėnaqur me veten: "I
vė unė njė "kokė" (hyrje) anekdotės qė tė tingėllojė ultra
armiqėsore"! Dhe e falenderoi pėr shėrbimin. Me dhunė a me dinakėri
ata pėrpiqeshin t'i shkėpusnin viktimės pa pėrvojė njė tingull, njė fjalėzė qė
tė ndėrtonin pastaj me tė njė deklaratė tė tėrė. Njė deklaratė kundėr vetė
viktimės, a kundėr vėllait tė tij. Kėshtu kryhej njė vdekje morale dhe lindte
vėllavrasia. Dhuna dilte me duar tė pastra para historisė dhe krimi merrte
pėrmasat e njė reaksioni zinxhir, pasi viktimat suleshin kundėr viktimave,
ndėrsa "timonierėt" ndėrhynin vetėm pėr tė vendosur
"drejtėsinė".
Sa njerėz tė mashtruar prej tyre kanė prerė damarėt e duarve, o nėpėr kampe
janė hedhur nė tela pėr t'u vrarė nga rojet, nga qė pa e ditur e kanė parė
veten nė njė pozicion tė poshtėr?...
Por kish edhe njerėz qė pėr kallzimet e tyre shpėrbleheshin dhe pėr kėtė
mburreshin; tė degraduarit. Kėta ishin njerėzit me vese, tė cilėve Sigurimi ua
falte krimet pėr "shėrbime speciale", ambiciozėt qė, tė goditur nga
diktatura, nuk duronin humbjen e privilegjeve dhe kėrkonin me ēdo kusht njė
vend tė pamerituar, ata me karakter tė dobėt qė nuk u rezistonin presioneve tė
ndryshme, etj..
Tė gjithė kėta u pėrcollėn 50 vjet tė pėrbuzur nė arkivolin e turpit edhe prej
atyre qė i shfrytėzonin. Veēse tė gjithė kėta qenė njė makth i vėrtetė pėr
njerėzit e ndershėm, tė cilėt edhe kur nuk binin pre e ligėsisė sė tyre, i
ndjenin si njė hije qė i ndiqte pas pėr t'i bėrė tė ngjashėm me veten. Vesi
kurrė nuk pajtohet me virtytin.
Hetuesia pėr Sigurimin Shqiptar nuk pėrbėnte aspak atė luftė njerėzore tė
drejtėsisė pėr tė shpėtuar njeriun, pėr tė flakur frymėn e krimbit dhe pėr tė
ruajtur tė pastėr ndėrgjegjen qytetare tė shtetasve, qė ata me pėrgjegjėsi tė
kryejnė gjithė detyrimet ndaj shoqėrisė. Hetuesia e Sigurimit synonte
shkatėrrimin e personalitetit tė njeriut. Komunistėt nuk mendonin pėr tė
ardhmen e kombit, por pėr tė ardhmen e tyre. Ata i tmerronte ndėshkimi qė morėn
nė Indonezi dhe Hungarinė e pėrgjakur dhe gjithė kohėn e ushqyen veten me
ndjenjėn e njė hakmarrjeje tė verbėr. Njė tjetėr paradoks: Hakmarrės ndaj
"viktimave" tė tyre. Por pėr tė ruajtur fomėn e jashtme, fasadėn e
"harmonisė" dhe "lumturisė", hakmarrja e tyre ndiqte rrugė
aq tė liga, sa zhdukja fizike shpesh do tė ishte njė nder qė do t'u bėhej viktimave.
S'ka poshtėrsi qė unė do ta bėja, po tė mė thosh Partia - u shpreh njė prokuror
nė njė mbledhje lagjeje pėr tė treguar devotshmėrinė e tij dhe bindjen se
Partia Komuniste ishte mishėrimi i drejtėsisė dhe i sė mirės.
Mė nė fėnd hetuesia duhej tė "vėrtetonte" se kundėrshtarėt e
diktaturės ishin pjella e keqe e kombit, prandaj cilėsoheshin "armiq tė
popullit".
Me akuza tė paqėna dhe dėshmitarė tė rremė zhvilloheshin me solemnitet gjyqe
ushtarake pėr t'i treguar popullit se si duhej tė kyēte gojėn dhe tė mos
mendonte pėr njė jetė mė tė mirė. Hetuesia, nėn kthetrat e Sigurimit qe ai
aparat gjigand i specializuar, me tė cilin injoranca dhe mediokriteti mė i
zymtė i zinin pritė kulturės sė vėrtetė dhe artit, qė tė trembur tė hynin nė
vathėn e uniformizmit dhe t'i shėrbenin pushtetit diktatorial.
Sigurimi i kishte shtrirė kthetrat nė ēdo qelizė tė shoqėrisė dhe kish
paralizuar mendimin dhe veprimin e njerėzve duke i kthyer nė robotė. Duke qėnė
syri dhe veshi i Partisė, ai gjurmonte kėdo, i nisur nga motoja: "Beso dhe
kontrollo".
Shefat e kuadrit ishin tiranėt e ti tė vegjėl; dora e tij qė bėnte ligjin nė
ēdo qendėr pune, a institucion nėpėrmjet "karakteristikės" qė u
hartonte punonjėsve. Ata tė zbrisnin nga kategoria profesionale me mekanizmin e
vendeve tė punės, tė ngrinin nė pėrgjegjėsi me anė tė gjoja aftėsive tė tua,
organizuese, tė pushonin nga puna, o aprovonin dekorimet, bėnin demaskime
publike, a jepnin shpėrblime etj. tė gjitha duke u nisur nga parimi mė i lartė
qė udhėhiqte jeten nė socializėm: Politika nė plan tė parė, e cila, e zbėrthyer
nė qėllimin e saj final do tė thotė besnikėri ndaj ēėshtjes sė Partisė, ose
shkurt spiunim.
Spiunimi ishte ai alarm i fshehtė qė i duhej dhėnė kėsaj shoqėrie tė sėmure qė
nga lindja e saj pėr tė ndalur proēesin e natyrshėm tė shpėrbėrjes. Komunistėt
u pėrpoqėn qė kėtė alarm ta siguronin duke e bėrė spiunimin njė ves tė
shoqėrisė. Por ky ves ndoshta shpejtoi proēesin e dekompozimit, mbasi preku
edhe ata qė bėnin ligjin dhe ushtronin dhunėn. Syri dhe veshi i Partisė kontrollonte
fejesat dhe miqėsitė, dasmat dhe kėngėt, veshjet dhe shijet,dramat dhe filmat,
biografitė e fėmijėve nė shkolla qė do tė dilnin nė stendat e tė dalluarėve dhe
bisedat e anėtarėve tė KQ, pushtetin, partinė, madje edhe vetė Sigurimin. Nė
ēdo gjė misterioze qe dora e Sigurimit, prandaj njerėzit nuk bisedonin pėr
asgjė tjetėr veē rezultateve tė ndeshjeve sportive dhe shėndetin e
njeri-tjetrit.
Sigurimi shqiptar vuante nga mania e persekutimit, siē vuante lideri i Partisė,
Enver Hoxha. Ai qe thika e kėtij banditi dhe dora e tij e zezė. Ai qe
burimi i ēdo ankthi e pasigurie qė e bėri azmatike Shqipėrinė.
GJYQI
Dėshmitarė tė akuzės nxorėn kolegėt e mi qė nuk pranuan tė mė largonin nga
arsimi, duke lėshuar edhe atė karakteristikė pune dhe qėndrimi, me tė cilėn njė
njė tjetėr nė vendin tim, mund edhe tė dekorohej. Por me ballafaqimin me mua nė
hetuesi thanė shpifje aq tė turpshme, sa duhet tė kenė ndenjur shumė kohė pėr
t'i mėsuar pėrmendėsh, pasi mė paraqitėn edhe si kriminel qė ėndėrroja tė
therja komunistė me thikė.
Nė fund hetuesi mė pyeti nė kisha njeri qė doja tė mė mbronte nė gjyq, pasi
kėtė tė drejtė ma jepte ligja dhe, kur unė i thashė qė s'kisha, qeshi me tė
madhe, i kėnaqur qė isha i bindur se pėrballė Sigurimit nuk kish forcė qė mund
tė tė mbronte.
Megjithėse ishin tė sigurt qė kisha njė natyrė aspak agresive, nė gjyq, pasi mė
lidhėn me hekura, mė shpunė tė shoqėruar me shefin e policisė dhe dy policė tė
armatosur me pistoleta dhe pushkė, tamam sikur tė isha njė terrorist i
rrezikshėm.
Brendia e akuzės duhej tė ishte nė harmoni me inskenimin e gjyqit. Duke iu
drejtuar pak sedrės sime tė sėmurė qė e zgjuar papritur nga ndonjė fyerje dhe e
revoltuar mund t'u prishte punė, "shkopinjtė" qenė porositur tė
procedonin nė gjyq "butė" me mua, kurse unė qė e dija tashmė se do tė
dėnohesha me maksimumin e nenit tė agjitacionit, e pranova qė nė fillim nė
heshtje, platformėn e kėsaj komedie, bile duke mos kundėrshtuar ndonjė fakt qė
mund tė ish i pranueshėm pėr kėdo, me qėllim qė masa e dėnimit nė fund tė tingėllonte
sa mė barbare. Ata duket e kuptuan nė sallė taktikėn time, prandaj pėrcollėn tė
ftuarit e seancės sė parė, mbushėn mbasdite sallėn me punėtorė qė s'kishin
dėgjuar asgjė nga zhvillimi i gjyqit dhe, pasi dhanė tė pėrmbledhur
"veprimtarinė armiqėsore" dhe theksuan "rrezikshmėrinė e lartė
shoqėrore" mė komunikuan vendimin e dėnimit tim me dhjetė vjet heqje tė
lirisė, konfiskim tė pasurisė si dhe heqjen e tė drejtave elektorale pėr pesė
vjet mbas kryerjes sė masės sė dėnimit.
Si kusarė, ndonėse mė dėnuan pėr propagandė, mė konfiskuan lekėt e kursyera,
teshat e trupit, radion dhe librat.
Si injorantė xhahilė mė kėrkuan nė gjyq t'u shpjegoja unė ndikimin qė kisha
pasur nga leximi i veprave tė shkrimtarit rus F. Dostojevski dhe nė vetė
pyetjet qė bėnin, ngatėrronin moralin me humanizmin kristian. Kur ua shpjegoja,
zemėroheshin dhe tė fyer pėrplasnin dorėn nė tavolinė, duke lėshuar sharje
kundėr Krishtit dhe Dostojevskit qė qe frymėzuar prej tij.
Nė "aktin" e paraqitjes sė dėshmitarėve, tė kėnaqur qė mė kishin
mbėrthyer "me shpatulla pėr muri", gabuan kur mė kėrkuan t'u
pėrgjigjesha pėr ato akuza. Kur unė u ngrita e thashė se kėta dėshmitarė duhej
tė ishin aty, jo akuzuesit, por mbrojtėsit e mi si para disa muajsh, trupi
gjykues i habitur; u pendua menjėherė qė ma kish sjellė "lepurin nė
shteg". Kėrkesės sime qė tė pyeteshin dėshmitarėt nė qenė takuar me mua,
mbas asaj dite, kur mė mbrojtėn denjėsisht pėr tė mos u larguar nga arsimi,
trupi gjykues iu shmang duke kėrkuar ai prej meje nė kisha pasur ndonjė grindje,
a konflikt me ta dhe me tė dėgjuar pėrgjigjen time tė sinqertė se me ta kisha
shkuar shumė mirė, deklaroi i ēliruar se, atėherė deponimet e tyre ishin tė
vėrteta. Ndonėse ky qe kulmi i kėsaj komedie groteske, salla kaloi njė ēast
terrori tė vėrtetė. Sa mė shumė tė bindet njeriu se mund tė jetė viktimė e njė
shpifjeje qė e mbron nga ligja, aq mė tepėr pasiguria pėr tė nesėrmen, nė
formėn e njė frike tė errėt, zė rrėnjė nė vetėdijen e tij.
Dhe pėr t'i dhėnė gjyqit karakterin "popullor" caktonin qė mė parė
persona qė e njihnin tė pandehurin, tė cilėt duke hedhur nė sallė mbi tė gurė
"vėrtetonin" akuzėn e paqėnė dhe dėnimin e padrejtė. Mbrojtja e tė
pandehurit ishte nė duart e vet gjyqtarėve dhe prokurorėve, tė cilėt, sipas
sofizmave komuniste, ishin aq tė prirur pėr tė dėnuar, sa edhe pėr ta mbrojtur
atė. Si mund tė pėrfytyrohej njė avokat mbrojtės ndaj njė "armiku
populli", tė cilin vetėm po ta pėrshėndesje nė rrugė, kur tė kish dalė nga
burgu, tregoje kundėrvėnie tė hapur ndaj qėndrimit tė Partisė, e cila, duke e
dėnuar, kėrkonte izolimin e tij politik.
Hetuesi seleksiononte dhe klasifikonte viktimat, kurse gjykatat ishin
"kasaphana" ku atyre juridikisht u pritej koka.
Si organe tė drejtėsisė ato pėrkundrazi, nė praktikė vėrtetonin se ishin
ngritur pėr tė mbrojtur padrejtėsinė. Si aparat i dhunės ato shtypnin pa
mėshirė viktimat e saj. Si shpatė e diktaturės mbillnin terror dhe talleshin me
drejtėsinė. Me shumė vėshtirėsi mund tė gjendet nė ndonjė rast, ku nė
konfliktet shtet individ, tė ketė fituar ky i fundit. Shprehja "Hidhe nė
gjyq !" ishte njė tallje e egėr qė i kujtonte viktimės se duhej tė
nėnshtrohej. Prandaj gjyqtarėt kishin pak punė me pėrgjegjėsi. Ata s'kishin
asnjė luftė me ndėrgjegjen e tyre, asnjė skrupull, ata nuk bėnin asnjė pėrpjekje
pėr kulturė. Krimi qė kryenin me vendimet e padrejta, ishte kolektiv dhe ata e
qetėsonin ndėrgjegjen duke lexuar veprat e Enver Hoxhės.
Kriteri klasor qe shkolla e parė ku ata mėsuan padrejtėsinė, sepse ēdo goditje
kundėr nesh quhej e drejtė. Gjyqtarėt i pranonin me dėshirė gjyqet kundėr nesh,
se aty ata tregonin "erudicionin" e tyre politik dhe papajtueshmėrinė
me armiqtė e mirėfilltė tė revolucionit.
"Biografia e keqe" i jepte qėllimin armiqėsor ēdo "krimi"
tė tė pandehurit dhe rriste fajėsinė e tij. Nė gjyqin tim u ridėnua im atė dhe
tė afėrmit e mi tė pushkatuar prej tyre, se sa unė. Ata i "ngritėn"
tė vdekur nga varret, i sollėn si fajtorė nė sallėn e gjyqit pėr tė treguar se
unė nuk mund tė isha veēse
vazhdues i veprės sė tyre "kriminale".
Sipas tyre unė trashėgoja tė keqen nė gjakun tim, mbartja mentalitetin
reaksionar tė njė ambienti armiqėsor, mbartja interesa themelore qė mė lidhnin
me botėn e vjetėr, etjen e paduruar pėr privilegie, pėrbuzjen ndaj popuilit, me
njė fjalė isha insekt i rrezikshėm qė infektoja trupin e shėndoshė tė njė
shoqėrie tė lumtur, i cili duhej izoluar, riedukuar dhe mbajtur vazhdimisht nėn
mbikqyrje.
Dhe ata u ndanė prej meje me ndėrgjegje tė qetė e "duke qeshur" siē
poetizonin kėto lloj dėnimesh shkrimtarėt e realizmit socialist.
Tani unė isha njė numėr me njė dosje qė mė vinte pas dhe ndiqte fatin qė mė
caktonin rregulloret e burokracisė policore. Por, duke qėnė i pafajshėm, isha
pėr ta mė i rrezikshėm se njė fajtor, prandaj duhej tė dėnohesha Si i tillė nga
tė gjithė, ndėrsa vetė tė reflektoja mbi "fajėsinė" time, duke dėnuar
i penduar krimet e mia imagjinare.
KAMPI I RIEDUKIMIT
Mė caktuan ta vuaja dėnimin nė "kampin e riedukimit" tė Spaēit, ku
plot tre vjet mė parė kish ndodhur revolta e tė dėnuarve, e cila qe shtypur me
egėrsi tė pashembullt duke dėnuar me burg deri nė 25 vjet rreth 80 pjesmarrės
dhe duke pushkatuar 4 prej tyre. Vetė kampit iu vu epiteti "i
dėnuar", me qėllim qė tė mbahej nėn njė terror tė tillė, qė t'i detyronte
tė dėnuarit e atjeshėm tė kujtonin me llahtar pėr vite me radhė ndėshkimin e
asaj revolte. Ndonėse kur mbėrrita unė, aty mbretėronte terrori, kampi
vazhdonte tė quhej zyrtarisht "kamp riedukimi". Si pėr tė zbutur pak
realitetin qė kapėrcente edhe atė tė kampeve shfarrosėse tė Gjermanisė naziste.
Kur zbritėm aty nga autobuzi qė na solli nga Tirana si tė ishim kufoma, u
gėzuam pėr ajrin dhe dritėn e diellit, sepse brenda asaj kutie lėvizėse qė
ajrosej vetėm nga njė e plasur e hollė e derės dhe merrte dritė nga njė llampė
sa ato tė njė elektriku dore, kishim filluar ta humbisnim shpresėn se do tė
mbėrrinim gjallė. Na rreshtuan pėr njė me fytyrat kthyer nga dy godinat tre
katėshe tė kampit, tė cilave u dukej vetėm fasada e mbrapme me taracat qė ishin
nė njė nivel me truallin ku ndodheshim ne sepse terreni ishte me njė pjerrėsi
marramendėse.
Nė vend tė "mirėseardhjes" u porositėm me njė kujdes
"atėror" tė mos pėrziheshim me pėrbindėshat qė ndodheshin aty dhe,
nėse kishim njė kokė mbi supe, atė ta vinim nė punė, po tė donim tė dilnim
pėrsėri nė jetė qė nga ajo portė e hekurt. Tė ish ky vallė, paralajmėrimi i
Dantes tek porta e Ferrit? ("Lini ēdo shpresė, o ju qė hyni brenda".)
Jo! Ne s'e kuptonim ende se kjo thirrje kish tjetėr kuptim: "Ju mund tė
dilni nga kjo portė, po tė lini brenda saj nderin dhe dinjitetin tuaj!"
Ishte paralajmėrimi i turpshėm dhe kobzi i luftės qė do tė na bėhej aty pėr
shkatėrrimin e personalitetit tonė.
Me tė zbritur nė depon e kampit pėr t'u pajisur me ujė dyshek kashte tė
shoqėruar nga katėr batanie tė pista, tė konsumuara sa dukej drita e diellit, u
dėgjuan tė shtėnat e njė mitralozi tė lehtė qė plagosi rėndė njė tė dėnuar, i
cili, pasi kish kapėrcyer telin e parė tė rrethimit, i qėnkėsh lutur rojes ta
qėllonte. Ai vdiq pasi i kishte ikur shumė gjak duke pritur ekspertizėn. U
habita kur dėgjova ta shpjegonin vetvrasjen e tij si njė akt burrėror, ndonėse
s'i kishin mbetur mė shume se njė vit e gjysmė nga masa e dėnimit pėr tė
vuajtur. Madje, edhe ata qė thoshin, se ishte me depresion nervor, e shpjegonin
kėtė veprim me njė qetėsi tė tillė sikur ta falenderonin natyrėn qė krijon tė
tilla gjendje qė ia lehtėson njeriut mėnyrėn pėr tė shpėtuar nga njė vuajtje pa
fund. Por kishte qė u vinte keq. Kėta ishin karakteret e forta
me natyrė optimiste, qė e merrnin jetėn si vinte dhe s'e humbisnin kurrė
shpresėn. Dikush m'u lut tė pranoja tė mė falte njė racion bukė me qėllim qė ta
uroja se atė ditė ishte takuar me familjen e vet, me tė cilėn kishte vite qė
s'ishte parė. Atė copė bukė, ndonėse nuk e hėngra, nuk e harrova kurrė. Vlera e
dhuratės varet nga rrethanat. Ata qenė tė varfėr dhe s'i sollėn pothuaj asgjė
nė takim, ndoshta, asgjė tė gatuar nga duart e nėnės, por ata i kishin sjellė
lotėt e hidhur dhe lutjet e heshtura qė ai ua kish lexuar nė sy, qė t'i falte
pse s'kishin mundur tė vinin mė parė.
Askujt nuk i tėrhoqi vėmendjen ardhja jonė, sepse duket miq tė tillė tė paftuar
aty ishin tepėr tė shpeshtė, pėrveē njė tė njohurit, i cili, pasi dėgjoi
ankesėn time pėr dėnimin e padrejtė, nėnqeshi me keqardhje, por edhe me njė
lloj qortimi pėr naivitetin tim dhe mė tha se kisha ardhur aty me vonesė?!. . .
Po, po, unė i persekutuari i hershėm duhej tė kisha ardhur aty mė parė! Tani e
kuptoja atė urrejtje patologjike tė bishave tė Sigurimit, tė cilėt duke mė
goditur, ulėrinin se ua kisha hedhur pėr shumė kohė. Dhe e binda veten se aty
ishte vendi im, aty, ndoshta, duhej lozur akti i fundit i njė jete pa kuptim.
Mund tė duket e tepruar po tė thuhej se tė mbyllje hetuesinė dhe tė merrje
vendimin e njė dėnimi, cilido qė tė ishte ai, pėr tė pandehurin nė Shqipėri ishte
njė gėzim. Do tė dilja nga errėsira e birucės nė dritėn dhe ajrin e natyrės,
nga shoqėria me minjtė do tė kishe tė bėje tani me njerėz, cilėtdo qė tė ishin
ata, nga pasiguria e plotė pėr jetėn dhe kėrcėnimi i nderit, nė njė masė
vuajtjeje konkrete qė do tė mėsoheshe ta pėrballoje. Do tė kaloje nga duart e
njė bande kriminelėsh tė papėrgjegjshėm qė mund tė bėnin me ty gjithēka, nė
duar tė specializuara rrogtarėsh qė diku pėrgjigjeshin pėr ty, tė paktėn si pėr
njė kafshė pune.
Por ulėrima prej ujku e komisarit tė kampit se do t'i niste tė dėnuarit me
barelė nė punė, ma tronditi kėtė lloj qetėsie dhe unė fillova tė interesohem
pėr natyrėn, vėshtirėsitė dhe kushtet e punės nė minierėn e bakrit, grykat e
galerive tė sė cilės, si njollat e zeza nė univers, qėndronin tė hapura ditė e
natė pėr tė pėrpirė nė rropullitė e barkut tė tyre skllevėr tė kohrave moderne.
Mėsova se puna aty qe shumė e vėshtirė, se pėr kushte pune as qė mund tė bėhej
fjalė, se mosrealizimi i normės, nga tė dėnuarit kishte pasoja tė rėnda pėr ta,
dhe se pėr atė mosrealizim ndėshkoheshin qė tė tre pjesėtarėt e grupit qė
punonin nė front. Do tė futeshe, pra nė "varrezė" jo vetėm me kokėn
nė torbė, por edhe me pėrgjegjėsinė e ndėshkimit tė shokėve tė tu tė punės pėr
shkak tė paaftėsisė tėnde. Roja e punės qė tė merrte nė ngarkim si punėtor tek
porta e hekurt e numėrimit, tė konsideronte tė ri e tė shėndoshė. Ndėrkohė unė
isha krejt i hutuar, pa shprehi pune e kockė e lėkurė. Puna e sforcuar dhe me
kushte tė rėnda bėnte pjesė nė format e dhunės pėr shkatėrrimin e tė dėnuarve.
Nė minierė kish zona dhe fronte me temperaturė mbi 40 gradė celcius, lagėshti
tė vazhdueshme, shina tė prishura dhe vagonė tė rėndė dy tonėsh. Asnjė martel
me ujė, asnjė lopatė vetngarkuese. Njerėzit ngjiteshin si thnegla nėpėr tunelet
e ngushtė me shkallė tė dėmtuara e gjithė baltė nga ujrat qė rridhnin brenda
malit. Ata merrnin me vete njė kapele minatori, njė kandil primitiv me karbit
dhe njė lopatė.
Tė dėnuarit nė minierė punonin lakuriq dhe me njė shpejtėsi qė tė habiste. Ata
donin ta pėrfundonin punėn sa mė shpejt, tė strukeshin pastaj diku qė t'i
shpėtonin ndonjė shėmbjeje masive, a hekurave tė policit tė brigadės, i cili
priste jashtė nė barakė tė dhėna nga brigadieri i dėnuar qė ishte njeriu i
komandės.
Porosia e diktatorit qė "armiqtė tė mbahen vazhdimisht nė punė tė rėnda
fizike" kėtu qe kuptuar thellė dhe qe kthyer nė njė mjet
"riedukimi". Duke lozur kukaēefas me vdekjen dhe duke e skicuar atė
nėpėr galeritė e errta tė minierės, tė dėnuarit i krijonin vetes iluzionin se
ishin tė lirė.
Varfėria dhe mjerimi qenė tė tilla sa kish njerėz qė nxirrnin gjak nga goja si
tė sėmurė me mushkėri, tė cilėt i luteshin mjekut t'i lejonte tė dilnin nė
punė, pėrshėndeteshin me shokėt me atė lamtumirėn e ushtarit qė niset nė luftė.
Nėqoftėse nga galeria vinte lajmi nga brigadieri se diku rrezikohej dalja e
plotė e mineralit, atėherė tė tre pjestarėt e grupit tė atij fronti duhej tė
dilnin jashtė, tė gjente secili nga njė tel dhe tė paraqiteshin tek polici i
brigadės. Ky u lidhte nga njė gur tė rėndė duart e kryqėzuara mbrapa dhe ata
duhej tė qėndronin ashtu nė kėmishė e mbathje gjithė natėn jashtė, duke pasur
vetėm punė me erėn e ftohtė tė pėrroit. Dhe tė mendosh se kishte raste qė
temperatura mbrrinte deri nė minus 29 gradė celcius, ndėrsa kėta tė gjorė, kur
turni pas pune kthehej nė kamp, u duhej tė vraponin nėpėr monopate tė pjerrėta
tė malit pėr t'u shpėtuar shkelmave tė policėve qė pėr t'u zbavitur i ndiqnin
pas. Me anė tė punės komunistėt pėrpiqeshin ta kthenin njeriun nė kafshė. Sadoqė
e kishin shpallur formalisht punėn e tė dėnuarit si kriterin themelor tė
vlerėsimit tė shkallės sė tij tė pendimit, nė tė vėrtetė as qė pyesnin pėr tė
dhe shpesh komisari i kampit ulėrinte se nuk i duhej puna, por disiplina,
d.m.th shkalla e nėnshtrimit. Sadoqė nė kamp dhuna dhe terrori qenė tė hapura
orientimet qė vinin nga "lart" e detyronin personelin e komandės tė
montonte artificialisht ca forma marrėdhėniesh me tė dėnuarit qė tingėllonin
fare qesharake. Nė njė kohė qė i dėnuari, po tė mos plotėsonte edhe njė ditė
plan-detyrėn dėnohej rėndė, i kėrkohej tė angazhohej para
"kolektivit" se do ta tejkalonte normėn. Edhe ky angazhim kėrkohej nė
prani tė shumė policėve qė qėndronin me kamzhikė nė duar brėnda nė sallė. Mjerė
ai qė nuk pranonte tė betohej. Nga gazrat e minierės tė dėnuarve u merreshin
mėndtė, u pėrzihej dhe u dhimbte vazhdimisht koka. Pothuaj tė gjithė vuanin nga
njė mungesė kronike oreksi. Njė ditė pushim qe njė ditė e garantuar. Nė
ndėrgjegjen e terrorizuar tė kampit qėndronin akoma tė gjallė shokėt e zhdukur
nė thellėsitė e malit. Ata vuanin tek i shihnin shokėt tė gjymtuar nga gurėt qė
binin prej tavaneve tė paarmuara tė galerive tė minieres.
Njerezit qė s'e pėrballonin dot kėtė torturė, kėtė poshtėrim dhe i trembeshin
kėsaj vdekjeje tė llahtarshme nė kėtė varr tė hapur, kryenin autolezione,
ndonėse e dinin se pas mbarimit tė raportit mjekėsor, do tė futeshin aty
pėrsėri. Ata qė s'kishin zemėr pėr njė gjė tė tillė, u luteshin shokėve t'u
thyenin krahun a kėmbėn, duke ia qėlluar me dru, a gur tė rėndė. Meqė tensioni
i lartė i gjakut tė pėrjashtonte nga miniera, shumė vetė e provokonin vetė,
duke ngrėnė kafe tė bluar, a duke pirė duhan tė pėrzier me sheqer si dhe duke
kapėrdirė vitamina PP.
Punėt e lehta me shpėrblim ishin tė pakta, prandaj midis tė dėnuarve qė i
shėrbenin komandės, zhvillohej luftė. Ata i fusnin njėri-tjetrit leva hekuri nė
dyshekun prej kashte e shkonin e raportonin policinė. Dhe ajo duhej t'i rrihte
pėr vdekje tė dy palėt qė tė mund tė gjente fajtorin. Por, pėrgjithėsisht, mė
shumė fitonte ai qė tregohej mė i zellshėm nė shpifjet ndaj njerėzve tė
ndershėm, shpifie pėr tė cilat komanda kish shumė nevojė, sepse krijonte
pėrēarjen midis tė dėnuarve dhe mbante tė ngritur tensionin. Ata qė ngulnin
kėmbė tė mos punonin pasi ndėshkoheshin radhazi me 2-3 muaj birucė, dėrgoheshin
nė burgun e Burrelit, ku takoheshin me ajrin dhe dritėn vetėm 2 orė nė ditė.
Kish raste kur shokėt e grupit tė punės nuk tė ndihmonin tė ngrije vagonin dy
tonesh, qė kishte dalė nga shinat e dėmtuara. Ata, madje, tė pėrmendnin me
pėrēmim se ishe armik i Partisė dhe i Pushtetit, prandaj ashtu siē kishe ditur
ta kryeje atė krim, duhej ta ngrije vetė vagonin e rrėzuar. Veten e tyre ata e
quanin "tė gabuar" qė u duhej t'ia shlyenin Partisė me punė mosmirėnjohjen
e tyre, me pune duke na urryer ne tė deklasuarit, armiqtė e mirėfilltė tė
revolucionit. Vetėm duke kujtuar vuajtjet e apostujve tė fesė, njeriu mund t'i
kapėrcente me qetėsi fyerje tė tilla.
Sa e tmerrshme tė dukej hyrja e galerisė kur e shihje nga larg me mendimin se
mund tė hyje nė tė, aq e sigurt dhe miqėsore tė shfaqej, kur caktoheshe tė
punoje atje. Vetėm ideja se qė t'i shmangeshe asaj, duhej tė bėheshe i poshtėr,
tė shkaktonte njė turbullim qė e bėnte tė ėmbėl dhe vdekjen, jo mė galerinė nga
e cila shihje si hynin e dilnin ēdo ditė qindra bij nėnash. Dhe ky pėrfytyrim i
mirė pėr tė nuk prishej edhe kur e shihje arkivolin e njė tė dėnuari qė priste
jashtė galerisė ku gjendej trupi i tij, qė kishte humbur nė fund tė qindrave
tonėve mineral. Bukur e thotė fjala e urtė e popullit: "Turpi ėshtė mė i
rėndė se kordha". Frika e turpit e bėnte njeriun tė mėsohej me idenė e
vdekjes. Sa njerėz duhet tė jenė bėrė heronj nga frika e njė vdekjeje morale.
Edhe nė shkallėn e fundit tė mjerimit njeriu gjen forca pėr t'i kėrkuar njė
kuptim jetės sė tij. Kur dilje nga thellėsia e errėt e malit i ēliruar nga
ankthi i pavetėdijshim qė tė shkaktonte frika e fshehtė se mund tė bėheshe pre
e masave tė dheut, tė tronditura nga minat e vazhdueshme, e ndjeje veten krenar
qė kishe mundur ta fitoje ndershmėrisht njė ditė jetė. Njė ditė jetė pėr vete
dhe pėr tė tjerėt, pėr ata qė pėrlesheshin jashtė me ligėsinė pėr tė ndihmuar
ty brenda, nė burg dhe qė e kishin bėrė kėtė qėllim tė jetės sė tyre. Dhe ky
zinxhir qėllimesh nuk duhej tė kėputej brenda kėsaj dhimbjeje tė madhe qė kish
shkaktuar diktatura. Ndoshta edhe ky "zinxhir" ndihmoi qė njerėzit tė
mbijetojnė.
Brenda malit njerėzit qenė pėrgjithėsisht mirė. Aty zhvisheshin nga shumė
tipare tė egoizmit dhe bėheshin mė tė thjeshtė. Pėrgjithėsisht aty mbretėronte
njė solidaritet i natyrshėm njerėzor qė tė prekte. Kontakti me vdekjen ia heq
njeriut shumė nga ambicjet dhe ligėsitė. Nė galeri njerėzit ishin si nė njė
varrezė, ku nė heshtje ndiejnė se nė kėtė botė janė tė pėrkohshėm.
Mjerimi mund tė prodhojė njerėz me shpirt tė madh me po atė lehtėsi qė nxjerr
edhe njerėz shpirtvegjėl, madje edhe tė poshtėr. Mallkuar qoftė komunizmi qė e
ndoti shekullin e njėzetė me utopinė e tij ēnjerėzore!
Dhe kur pėr shkak tė neverisė ndaj punės sė detyruar, nė dėshpėrim e sipėr tė
dėnuarit arrinin tė mohonin veten duke iu drejtuar rojeve qė t'i vrisnin nė mes
tė ditės me diell, komunistėt shqetėsoheshin. Vetvrasjen ata e dėnonin si
protestė ndaj skllavėrisė moderne qė kishin krijuar dhe burgun ata e kishin
parcelė eksperimentale ku provonin nė praktikė se deri ku e duron natyra
njerėzore dhunėn e privacionin. Dhe ata merrnin masa ta zbutnin kėtė dhunė e
t'i pakėsonin kėto privacione nė njė drejtim pėr t'i forcuar e shtuar nė
"parcela" tė tjera, aty ku natyra e njeriut qe shumė rezistente.
BIRUCA
Biruca ishte njėra nga ato hijet e frikshme qė endeshin edhe nė gjumė nė
vetėdijen e tė dėnuarit. Ajo nuk shėrbente si mjet pėr tė qetėsuar me anė tė
izolimit atė qė kish dalė nga vetja dhe bėhej i rrezikshėm pėr tė tjerėt. Aty
mbylleshin kryesisht ata qė pėr njė nga bindjet e tyre, komanda i quante tė
pandreqshėm. Dhe pretekste kishte plot. Mjafton qė pa pasur mendjen aty tė haje
njė biskotė nė fjetoren e mbushur me baltė; a tė qepje njė pullė dhe tė priste
ndėshkimi i rrahjes me 11-13 policė i shoqėruar me njė muaj birucė.
Birucat qenė dhomėza 1-2 m. me dyer tė grisura. Ato qenė ndėrtuar prej kohėsh
nė buzė tė pėrroit ku fryente era ditė e natė. Kur tė fusnin nė tė pėr
ndėshkim, tė hiqnin nga trupi ēdo veshje, pėrveē atyre qė tė kish dhėnė kampi
tė cilat ishin beze tė ngjyrosura. Nė orėn dhjetė tė mbrėmjes tė jepeshin dy
batanie tė trepsura, tė cilat merreshin nė pesė tė mėngiesit. Shtatėmbėdhjetė
orė tė tjera duhej tė vrapoje pėr tė pėrballuar njė tė ftohtė qė nė dimėr
arrinte shumė gradė nėn zero. Tė dėnuarit i quanin "birucat e
vdekjes", sepse tė gjithė ata qė hynin atje, sidomos nė dimėr, do tė
parapėlqenin, ndoshta, edhe vdekjen mė mirė se atė torturė qė kėrkonte
pėrpjekje mbinjerėzore pėr ta pėrballuar.
Ata qė silleshin aty tė masakruar nga skuadra e ndėshkimit nuk ishin nė gjendje
tė hanin vetė, prandaj ushqeheshin si fėmijė prej shokėve tė birucės. Shpesh
edhe rrobat u ngrinin nė trup. Tė gjithė, kur dilnin, kishin ngjyrėn e dheut
dhe me vėshtirėsi pėrshtateshin nė jetėn e kampit.
Edhe i sėmurė, i ndėshkuari kurohej nė birucė por edhe kur ishte shumė rėndė e
duhej tė shtrohej nė infermieri, do tė plotėsonte doemos, kur tė pėrmirėsohej,
ditėt e birucės qė kishte lėnė mangut...
Tė gjithė, komanda, mjekėt, madje edhe shumė tė dėnuar tė privilegjuar
bashkoheshin nė kor kundėr njė tė dėnuari qė ankohej se vuante nga ndonjė
sėmundje qė s'kishte simptoma dhe vetėm kur ai vdiste nuk e pėrmendnin mė.
Vdekja ka njė pushtet tė tillė mbi tė gjallėt sa shuan ēdo lloj urretjeje me
anė tė asaj qetėsie hyjnore qė vizaton mbi fytyrat e atyre qė ka rrėmbyer.
Im atė nė burgun e Burrelit kishte vdekur nga njė mospėrfilije e tillė
kriminale. Nė njė kohė qė vuante nga peritoniti e kuronin pėr enterokalit dhe
vetėm kur u duk sheshit qė po vdiste e dėrguan pėr operim nė Tiranė, ku mbaroi
aq shpejt sa s'pati kohė as tė shihej me ndonjėrin prej nesh. Proēesverbalet e
tė vdekurve pėr "pakujdesi" pėrpiloheshin me njė kujdes tė tillė sa
historia do tė detyrohet t'i lavdėrojė komunistėt pėr humanizėm. Kurse ne tė
vdekshmit do t'i marrim nė varr shprehjet cinike tė kėtyre kanibalėve qė pėr
ēdo rast tė tillė vdekjeje thoshin "njė armik mė pak" duke shprehur
jo vetėm papajtueshmėrinė me ata qė i quanin kundėrshtarė por edhe moskokėēarie
ndaj ēdo proteste tė tė dėnuarve tė cilėt dėshpėrimi shpesh i shpinte nė grevė
urie, a nė vetvrasje tė paramenduara.
NDĖSHKIMI FIZIK
Kur u prishėm me kinezėt, thėrrisnin pėr patriotizėm dhe unitet kombėtar duke
fshehur thikėn, tė cilėn e nxirrnin pėrsėri posa e shihnin qė nuk u ndodhi
asgjė e keqe nga prishia e kėsaj "krushqie". Ne e kuptonim menjėherė
ndryshimin e qėndrimit tė tyre, sepse ata e kishin sinkroniztiar aq shumė
mekanizniin e dhunės, sa edhe rojet qė do tė futeshin pėr mbajtjen e rregullit
nė kamp, i zgjidhnin sipas situatės politike. Por kur detyroheshin tė ngrinin
degėn e dafines tė terrorizonin me njė lloj "thike" mė tė madhe, qė i
rrėzonte viktimat pa zė. Ndėrsa lejonin studimin e gjuhėve tė huaja dhe fusnin
nė kamp roje tė butė krijonin skuadrėn e ndėshkiniit, e cila pėrbėhej nga 11
deri nė 13 policė. Kėta qėndronin nė gadishmėri tė pėrhershme pėr tė
"stolisur" barbarisht mėkatin e pafajshėm qė duhej bėrė shembull.
Rrihej dhe mbyllej nė birucė ai qė kishte guxuar t'i pėrkthente nė shqip shokut
qoftė edhe titullin e njė reviste qė botohej legalisht italisht nė Tiranė, ose
ai qė kish vizatuar Europėn pa kufijtė e shteteve duke u akuzuar i pari si
shkelės i rregullores e cila lejonte vetėm qė tė dėnuarit t'i shprehnin
njeri-tjetrit shkallėn e pendimit pėr "fajėsinė" e tyre, ndėrsa i
dyti, pėr shkak se kishte propaganduar nė kamp Evropėn e bashkuar dhe kishte
shprehur haptazi tradhėtinė e tij ndaj atdheut nėpėrmjet dėshirės pėr ta parė
Shqipėrinė pa kufi, tė asimiluar nga Evropa borgjeze.
Ata qė rriheshin, ishin tė lumtur kur dilnin tė pagjymtuar pėr jetė pasi kish
pasur raste qė gjatė rrahjes dhe vdisnin dhe kėrkush s'pėrgjigjej pėr to.
Viktima, pasi zhvishej nė kėmishė e mbathje nė njė dhomė tė caktuar, rrethohej
nga skuadra e armatosur me kamzhikė tė rėndė gome, tė cilėt tė nxinin mishin,
por nuk tė thyenin kockat. E keqja vinte nga kėpucėt e rėnda me gozhdė alpine,
me tė cilat ata goditnin ku tė mundnin mė parė. Dhe, kur "rebelit" i
binte tė fikėt, i hidheshin kova me ujė tė ftohtė dhe, ndėrsa pėrmendej,
fillohej me tė nga e para, deri sa tė bindeshin se i qe dhėnė njė mėsim i mirė,
nga i cili do t'i dilte gjumi natėn edhe pas shumė kohėsh. Ata e dinin mirė se
kur arrinte kjo pikė, sepse ishin bėrė mjeshtėr nė zanatin e tyre. Si ai
furxhiu qė e di mirė kur piqet buka. Por kishte ndėrmjet tė dėnuarve edhe nga
ata trima tė marrė, tė cilėt kur pėrmendeshin ashtu tė nxirė e tė gjakosur,
ngriheshin nga dyshemeja nė kėmbė e duke bėrtitur, kėrcėnonin policėt e
magjepsur se do tė vinte ajo ditė kur ata tė gjithė do tė pėrgjigjeshin pėr
krimet e tyre. Atėherė "rrebeshi" niste i papėrmbajtur dhe vetėm
fuqia e Zotit mund ta shpėtonte "kryengritėsin" e gjorė. Megjithėse
kėto ndėshkime kryheshin fshehurazi, lajmi i tyre gjente korridore tė holla pėr
t'u pėrbapur menjėherė nė kamp e pėr tė mbjellė aty panik. Ky qe njė terror
total nė qėnien e tė dėnuarit; sepse ai nuk i dinte shkaqet e vėrteta tė njė
ndėshkimi tė tillė qė tė mund t'u ruhej pėrveē atij qė komanda nuk i duronte
dot njerėzit e ndershėm e kryelartė. Por e pėsonin keq ata qė nuk e fshinin
pėrbuzjen e tyre ndaj spiunėve, tė cilėt duke qėnė tė ēliruar nga paniku dhe
presioni psikologjik krekoseshin nėpėr kampe me pushtetin qė u jepte poshtėrsia
e tyre.
RIDĖNIMI
Mbi tė gjitha qėndronte ankthi i dėnimit pėr herė tė dytė dhe pėr tė njėjtin
krim. Neni i agiitacionit dhe i propagandės qė kishte mbushur kampet e burgjet
nė kėtė periudhė vepronte verbėrisht e pa mėshirė mbi ēdo tė dėnuar. Tė gjithė
qenė planifikuar tė mos nxirreshin nga burgu pa dhėnė garanci se qenė
indoktrinuar dhe kishin harruar tė mendonin me kokėn e tyre. Kėrkush nuk qe i
imunizuar pėr t'i shpėtuar goditjes sė kėtij neni. Mjafton tė shprehje njė
simpati pėr diēka tė huaj, a tė mos shprehej me entuziazėm pėr sukseset e
socializmit qė tė "piketoheshe" si i dyshimtė dhe, madje i
rrezikshėm. Ashtu si qe formuluar ai nen, mund tė futej nė burg edhe vete E.
Hoxha, sikur tė mos vepronte kriteri klasor, i cili duke bėrė diferencimin e
madh, e bėnte nenin krejt tė interpretueshėm. Pėr tė njėjtėn fjalė tė thene nga
dikush, kish vlerėsime diametralisht tė kundėrta. Nėse njė njeriut tė tyre i
pėlqente njė kėngė e muzikės sė lehtė interpretohej se ai, i edukuar nga partia
me kėrkesa tė larta dhe shije tė hollė, dėshironte qė kėto kėngė tė
kompozoheshin sa mė tė bukura, me qėllim qė tė pasqyronin sa mė mirė jetėn e
lumtur tė popullit. Por, nėse, kjo s'i pėlqente ndonjėrit prej nesh,
interpretohej si shprehje e hapur e pakėnaqėsisė sė armikut tė klasės, tė cilit
i vret sytė dielli i pranverės socialiste: si niė pėrpjekje e tij pėr tė nxirė
realitetin dhe pėr tė hedhur baltė mbi sukseset e popullit nėn udhėheqjen e
partisė. Por edhe, kėnaqėsinė e shtirė ne duhej ta shprehnim nė masėn qė ajo tė
tingėllonte e besueshme, pėrndryshe merrej pėr ironi dhe prekte kėshtu sferat e
nenit tė agjitacionit e propagandės.
Nė burg ky nen vepronte ndaj tė gjithėve me pėrjashtim tė atyre qė e provonin
ēdo ditė me sjelljen dhe qėndrimin e tyre se i qenė futur seriozisht rruges sė
rehabilitimit, d.m.th. angazhimit pėr t'ju kundėrvėnė kujtdo qė do tė guxonte
tė mendonte ndryshe nga klishetė e propagandės komuniste me tė cilat ushqehej
populli ēdo ditė.
Ky nen u importua nga stepat e Rusisė si njė shpikje djallėzore qė zhdukte ēdo
liri fjale nė emėr gjoja tė ruajtjes sė demokracisė pėr tė gjithė. Por ai s'qe
veēse njė lehtėsi juridike pėr tė justifikuar dėnimet me opinion. Supozimi ndaj
fajit tė tė pandehurit kishte zėvendėsuar faktin, "krimin" kurse
gjithė labirintet e kėtij neni -sfinks fshihnin brenda tyre shpifjen dhe trillimin.
Tė gjithė tė dėnuarit e ndjenin se do tė ishin pre e njė ridėnimi dhe mė tė
urtėve s'u mbetej veē tė shtireshin tė ēmendur, budallenj e frikamanė. Vallė, a
mund ta luaje dot kėtė rol pėr vite me radhė nė njė ambient ku gati
kontrollohej edhe frymėmarrja ?
Po edhe sikur tė arrihej vetėm do tė mund tė shtyje datėn e kėtij ridėnimi,
sepse diktatura kishte rrjeeta tė tilla tė imta, nga tė cilat mund tė dilje pa
humbur formėn e njė njeriu tė vėrtetė. Ridėnimi kish zėvendėsuar dėnimin me
burgim tė pėrjetshėm, prandaj masa e tij prej 3-10 vjet privim lirie, ishte
vetėm njė perde prapa sė cilės fshihej egėrsia e pabesueshme e dėnimeve pa faj.
Sa njerėzve u qenė vėnė hekurat pėrsėri, nė kohėn qė dilte nga porta e burgut
prandaj asnjeri s'i numėronte vitet qė kryente, sepse asnjė nuk e dinte se edhe
sa vjet i kishin mbetur pėr tė vuajtur. Ky qe vėrtetė njė tmerr pa fund prandaj
ideja e vdekjes nuk qe dhe aq e frikshme. Nė ngushėllimet mortore kish nisur tė
pėrdorej fjala makabre "shpėtoi". Komunizmi ia largoi njeriut frikėn
nga vdekja, duke ia bėrė jetėn tė padurueshme. Kur i burgosuri mendonte se ka
njė vdekje, i dukej vetja se s'qe njė skllav i pėrjetshėm. Ideja e vdekjes
ndoshta ishte njė nga mburojat prapa tė cilave ruhej i pashkatėrruar dinjiteti
i tronditur nga stumi i vazhdueshėm psikologjik.
Nuk qe vetėm neni i agjitacionit qė bėnte kėrdinė. Kur ndokush e kish humbur
durimin, dhe, i shkatėrruar nga nervat, guxonte tė thosh haptas mendimin e vet
pėr sistemin a pėr udhėheqjen e korruptuar dhe sidomos pėr liderin e saj
pėrbindėsh, Enver Hoxhėn, aparati i dhunės shqetėsohej dhe plojektonte
asgjėsimin fizik. Dhe pėr tė motivuar masėn e dėnimit kapital montoheshin
hetuesia speciale, gjyqe speciale me akuza fallse pėr veprimtarira tė
paimagjinueshme terroriste.
Duke pasur parasysh kėtė monstruozitet tė dhunės, ēdo njeri i ndershėm duhet tė
pėrkulet me respekt pėrpara atyre qindra e mijėra viktimave tė pafajshme qė
dolėn psikikisht tė shkatėrruar, por me energji tė mjaftueshme pėr tė urryer tė
keqen dhe pėr tė dashur tė mirėn. Nė kėtė vėshtrim duhet ngritur apoteoza e
karakterit dhe natyrės sė shqiptarit dhe jo kulti i neverisė pėr rrėnojat e
dobėsisė sė tij.
Hienat e sulmuan me mėnyra barbare tempullin ku ruhej karakteri i shqiptarit.
Si mjeshtėr tė shkatėrrimit tė personalitetit tė njeriut i jepnin rėndėsi
formės sė arrestimit. Ajo bėnte pjesė nė mjetet e luftės psikologjike qė e
rrėzonte njeriun ngadalė nė batakun e nėnshtrimit.
Befas, nė mes tė ditės, njė lukuni policėsh me hekura nė duar hynin me britma
tigrash, mbillnin panik, duke na mbyllur nėpėr dhoma ndėrkohė qė kampi
rrethohej me ushtarė, tė cilėt mbanin automatikė nė duar, kurse qė nga
truprojet kėrcėnonin tytat e mitralozėve tė lehtė dhe helmetat e hekurta.
Pastaj jepesh urdhėri tė dilnin tė gjithė nė fushė, ku pas njė heshtjeje tė
gjatė, i shoqėruar nga oficerė tė komandės dhe policisė qė futeshin mes nesh,
shfaqej si njė hije e frikėshme prokurori i rrethit. Ai nuk fliste asnjė fjalė
gjatė tėrė kėtij proēesioni dhe dukej si pėrfaqėsues i vdekjes qė kish ardhur tė
merrte disa mėkatarė tė vonuar.
Komisari i kampit e thyente kėtė heshtje tė rėndė duke na akuzuar se edhe nė
kushtet e njė edukimi intensiv ne e vazhdonim veprimtannė armiqėsore, pastaj me
ton solemn lėshonte si njė mallkim shprehjen e fosisizuar tallėse "Nė emėr
tė popullit". Nė fund bėhej leximi njė nga njė i emrave, tė viktimave, mbi
tė cilat suleshin me hekurat qė nxirrnin nga xhepat, policėt qė dukeshin si tė
shkujdesur nė mes tė turmės sė terrorizuar qė mezi mbushej me frymė. Dhe kjo
gjėmė na vizitonte po aq sa edhe autoburgu qė sillte ēdo javė nė kamp fatkeqėt
qė i priste i njėjti fat. Ne kujtesėn e tė dėnuarve kanė mbetur mė tė gja1la
thirrjet e shokėye tė tyre nė ēastin e arrestimit: "Zotėrinj, korrigjoni!
Jo nė emėr tė popullit, po nė emėr tė armiqve tė popuilit!", ose
"Poshtė spiunėt", tė cilat e ngurrosnin "sheshin" sidomos
oficerėt e policėt dhe vetėm pas kėtyre ēasteve qė e bėnin tė dridhej bishėn e
kuqe, dėgjohej pėrsėri britma e komisarit tė terrorizuar qė urdhėronte policėt
e shtangur tė tėrhiqnin zvarrė tė lidhurit me hekura.
Secilit i qe rrėmbyer shoku, kushėriri a vėllai, miku a i njohuri qė s'ish
aspak mė i rrezikshėm, prandaj pasiguria pėr tė nesėrmen rritej. Arrestoheshin
djem tė urtė e punėtorė, tė sjellshėm e tė matur qė kishin vendosur tė mos
bėheshin kurrsesi shkaktarė pėr mendime tė tjera, sidomos pėr tė afėrmit qė e
ndjenin mė thellė dhimbjen e atyre qė kishin "brenda". Mirėpo askush
nuk mund tė kuptonte plotėsisht se nė bazė tė cilit kriter logjika kriminale i
zgjidhte njerėzit pėr tė hedhur mbi ta vite tė reja dėnimi. Kush kish vendosur
tė mbetej i ndershėm e dinte qė nuk do t'i shpėtonte kėtij
"seleksioni" dhe aq shumė s'e duronte ankthin e pritjes sė tij, sa do
tė deshte ai tė vepronte, mbi tė sa mė parė po tė sigurohej qė nuk do tė
kalonte hetuesi tė rėndė, sidomos speciale. Siē thoshin ata qė kishin pėsuar
tmerret e kėtyre hetuesive, njeriu qė mbetej atje gjallė, i kishte zili ata qė
vdisnin gjatė proēesit tė tyre dhe nuk i njihte tjetėr privilegj vetes veē
mundėsisė qė, si i gjallė, tė hakmerrej, a tė mallkonte me zė tė lartė dhe
qiellin qė duronte martirizime tė tilla.
Vetėm ata qė besonin sinqerisht te Zoti dhe pėr pasojė kishin forca tė mėdha
shpirtėrore, e shihnin me keqardhje "kufomėn" e tyre qė masakrohej nė
kėto hetuesi ēdo ditė nėn zinxhirėt e rėndė dhe helmetat qė u vinin nė kokė pėr
t'i penguar tė vrisnin veten.
Ne ishim njė rezeivat kafshėsh me arsye qė na sakrifikonin ēdo ditė sipas njė
ligji qė rrekej tė na bindte se ashtu ishim, s'meritonim as tė jetonim. Ne
quheshim tė korigjueshėm vetėm kur pranonim se ishim fajtorė dhe kėtė duhej ta
bėnim vetėm sepse drejtėsia qe angazhuar me ne dhe kishte marrė pėrsipėr tė na
dėnonte. Tė mos pranoje fajėsinė, akuzoje kėtė drejtėsi. Sa mė e madhe tė jetė
gėnjeshtra aq me shume ka nevojė pėr seriozitet, qoftė edhe tė shtirė.
DĖSHMITARĖT E RREMĖ
Fajėsitė e paqėna dhe akuzat false mund tė montoheshin me anė tė dėshmitarėve
tė rremė. Nė tė ashtuquajturėn "jetė e lirė" ata pėrgjithėsisht ishin
spiunė tė konsumuar, frikamanė, qė i terrorizonte ligji i mosdenoncimit, njerėz
tė rėnė nga fiku qė ushqenin iluzionin se mund tė fitonin pėrsėri besimin e
Partisė, a skllevėr tė veseve tė tyre qė pėr shėrbime tė tilla tė ndyra,
Sigurimi u falte fėlliqėsitė qė bėnin ēdo ditė.
Nė burg dėshmitarė tė tillė ishin kryesisht njerėzit e degraduar dhe ata qė
qenė dorėzuar pa kushte pėrpara presionit psikologjlk. Tė tillė qenė bėrė edhe
mėndjemėdhenjtė qė kishin menduar t'ia hidhnin Sigurimit, i cili pėr pelivanė
si kėta kish vendosur devizėn e piratit "Mėjep tė tė jap". Pikėrisht
ata mishėronin turpin dhe padrejtėsinė komuniste. Vetėm me ushtri tė tilla
Enver Hoxha mbante nė kėmbė "drejtėsinė" e "kėshtjelės sė tij tė
pamposhtur" tė socializmit dhe duke rrėnjosur tek ēdo shqiptar idenė e
rrezikshme se drejtėsia ėshtė vetėm njė illuzion, e shpinte kombin drejt
greminash tė frikshme.
Kėta dėshmitarė nė burg ishin bėrė profesionistė, nė kuptimin qė dinin e
recitonin dėshmitė e tyre tė rreme nėpėr tė gjitha skenat e gjyqeve komike edhe
pėr njerėz qė nuk i njihnin fare. Kėta zagarė qė kishin mėsuar zakonet e uqėrve
dhe shkonin pas tyre aq shumė ishin mėsuar me paturpėsinė, sa ishin gati t'i
pėrqafonin viktimat e tyre, pasi t'i kishin kafshuar. Kjo skotė e dėmshme qė
infektonte kampin me ndienjėn e pabesisė sė ngritur nė moral krijonte edhe
repartin e "minjve tė birrucave". Nė kėtė rol ata futeshin nėpėr
skutat e Sigurimit si tė porsatorturuar pėr tė fituar besimin e tė pandehurit
qė hetuesia me gjithė masat ēnjerėzore s'kish mundur ta "zbėrthente".
Pasi ia "milnin" mendimet viktimės dhe ndihmonin hetuesinė nė
formulimin e akuzės, ktheheshin nė kamp si fitimtarė dhe kėtu shpėrbleheshin me
njė trajtim tė veēantė pėr mision "tė rėndėsishėm". Por duke qėnė
vetė tė burgosur, duke jetuar nga afėr terrorin e pashembullt, padrejtėsinė,
urrejtjen dhe pėrbuzjen e atyre qė i tėrhiqnin pėr hunde si kafshė, kishte
raste qė diē ndodhte nė fond tė qėnies sė tyre dhe ai "diē" e bėnte
ndonjėrin tė hidhej pėr t'u vrarė nė telat e rrethimii, tė tjerė tė hidheshin,
jashtė shtetit nė arrati, me tė dalė nga burgu. Prandaj Sigurimi, ndonėse i
shfrytėzonte, i shihte me mosbesim, madje ndonjėherė kishte pėr ta shumė
dyshime, sesSa ndaj tė dėnuarve tė ndershėm. Megjithatė, duke bėrė pjesė nė
aparatin e dhunės dhe duke qėnė vazhdimisht nėpėr kėmbė, ata ishin dy sy tė
ftohtė, tė ngulur nė vetėdijen e shqetėsuar tė tė burgosurit.
Si tė dėnuar ata duhej ta kuptonin se s'ishin veē ca faqezez qė mohonin veten.
Ata thirreshin tė turpėruar nė skenė pėr tė pėrligjur padrejtėsinė, e cila kish
nevojė pėr kėta gėnjeshtarė tė pacipė. Por diktatura kėrkonte tė shtoheshin
vazhdimisht "kuadro" tė tillė tė rekrutuar, prandaj edhe nė gjirin e
tyre fillonte lufta pėr privilegie. Mė tė fortėt ktheheshin nė bisha qė
s'falnin kėrkėnd, ndėrsa tė dobtit tė fyer, rrėshqisnin sa t'u mbanin kėmbėt nė
tė tatėpjetat e pendesės. Por dhuna duke qėnė pa skrupull shkelte edhe mbi
kufomat e atyre qė i pėrqeshnin me kapitullimin e tyre.
Kur klima u zbut dhe brerjet morale filluan tė angullijnė pėrvajshėm brenda
ndėrgjegjeve tė sakatuara, diktatura mbylli veshėt dhe lėshoi thirrjen pėr
tolerancė. Kish njerėz qė luteshin t'u dėgjohej betimi i tanishėm se kishin
gėnjyer dikur, madje pranonin edhe tė ndėshkoheshin pėr dėshmitė e tyre tė
rreme, por diktatura pėrgjigjej me forrmulat e saj tė ngurosura dhe s'u jepte
tė penduarve as mundėsinė tė mendonin se tė paktėn do t'u treteshin tė qeta
kockat njė ditė nė varr.
Kėto vegla nė duart e varrmihėsve tė kombit, kėta lugetėr qė dilnin nga
koridoret e "dretėsisė" komuniste me flamurin e gėnjeshtrės nė duar
mė kot u lodhėn tė lanin me turpin e tyre duart e gjakosura tė satrapit Enver
Hoxha. Nėn kamxhikun e operativit tė Sigurimit tė kampit ata mėsonin pėrmendėsh
refrenin e asaj akuze tė frikshme qė i qe ngritur gjithė kombit pėr ta
gjunjėzuar. Ata dilnin para opinionit si pėrfaqėsues tė vullnetit tė lirė qė
denonconte forcat e regresit, nė fakt, tė pėrpunuar me kujdes nėpėr kulisat e
terrorit, pėrpiqeshin tė mashtronin opinionin qė i qe kyēur goja. Dėshmitarė tė
rremė ndaj fajėsisė shqiptare, ata vetė mhetėn dėshmi e gjallė e aktit mė tė
paturpshėm tė diktatorit, degradimit tė kombit.
Historia do tė skuqiet, kur t'i parakalojnė nė fund tė shekullit njėzetė hordhi
tė tilla, para tė cilave skllevėrit e pėrgjunjur tė lashtėsisė do tė dukeshin
krenarė.
A do t'i falet tiranit ky shfrytėzim i pashembulit qė i bėri kombit tė
vet? A do tė ketė justifikim pėr ata qė me vetėdije u bėnė thonjtė e tij tė
hekurt?
Duhen tė mblidhen rėnkimet e birucave tė errėta, britmat e tė vrarėve qė
oshėtijnė ende nėpėr honet e thellė, mallkimet e heshtura tė nėnave, tė
mblidhen djemtė qė humbėn jetėn dhe vajzat e turpėruara me dhunė korridoreve tė
Sigurimit, tė mblidhen tė gjithė, tė gjithė ata qė kanė ē'tė thonė dhe tė
nėnshkruajnė aktin e akuzės sė madhe, para sė cilės tė ulin kokėn tė turpėruar
tė gjithė ata qė u krekosėn qoftė edhe njė ēast me pushtetin qė u dha diktatura
dhe u tallėn me dhimbjen e kombit.
Por s'ėshtė e lehtė tė shuash revoltėn e ligjshme tė atyre qė duke dalė nga
errėsira nė dritė, turpėrohen mė shumė sot pėr poshtėrimin qė u ėshtė bėrė.
RIEDUKIMI
Hajdutėt dhe kriminelėt kishin marrė pėrsipėr edukimin e njė populli qė, duke
dalė nga pelenat e moralit patriarkal, iu dha i brishtė kthetrave tė njė
shthurjeje qė iu shit pėr emancipim. Komunistėt propagandėn e quanin edukim
edhe kur kėtė e shoqėronin me mjetet e hapura tė dhunės. Ata i trembeshin
mendimit tė pavarur si ujku zjarrit, tė gjithėpushtetshėm siē ishin, ata qenė
si ajri qė s'lejon boshllėk. Tė terrorizuar nga pėrgjegjėsia pėr krimet qė
ishin kryer, aty ku s'ndihej zėri i tyre, u dukej sikur formulohej akuza pėr
ta. Prandaj e mbushnin kohėn e lirė tė njerėzve me propagandėn e tyre
shurdhuese. Tė gjithė format e artit qenė mėnyra pėr ta bėrė tė pranueshme atė
propagandė. Nė kamp na lexonin 4 orė nė ditė veprat e Enver Hoxhės, kurse
mbasdite nė mėnyrė tė organizuar, shtypin e Partisė. Auoparlanti qė s'i
shkoqeshin fjalėt, buēiste aq shumė nė veshėt tanė, saqė edhe pulsi na dukej
sikur rrihte me ritmin e bubullimave tė tij.
"Lektorėt" e librave tė diktatont duhej vetėm tė mos shtrembėronin
fjalėt gjatė leximit, ndėrsa kujdestarė caktoheshin rrugaēė, a barinj mushkash
analfabetė qė dinin vetėm tė na shanin. Tė gjithė ne tė gozhduar si mumje nėpėr
stola, duhej tė shihnim vetėm librin e kuq dhe tė mos kolliteshim.
Qė tė mos flinim nga motonia kujdestari bėrtiste herė pas here, gjoja i
pakėnaqur nga ndonjė lėvizje teksa para dritareve tė barakės lėvizte si pendul
sahati roja i brendshėm ne pritje tė ndonjė raportimi. Prishja e kėtij rregulli
tė hekurt quhej sakrilegj i madh dhe shkaktari ndėshkohej si kryengritės qė
pengon edhe tė dėnuarit e tjerė pėr t'u riedukuar.
Tė vrarė shpirtėrisht tė uritur dhe tė dėrrmuar psikikisht ne duhej tė dėgjonim
me vėmendje dogmat e sharlatanit, tamam sikur tė donim tė bėheshim anėtarė tė
Partisė sė tij. Ai qė kishte mbjellė vėllavrasjen, na predikonte si baba i
kombit dashurinė! Ai qė i la njerėzit tė udhėtonin nė kėmbė pėr tė gjetur ujė,
aspirinė, ankohej nė.librat e tij pse i transportonin derrat me makinė tė
zbuluar.
O Zot! Ai dhe vetėm ai pėrcaktonte sasinė e naftės qė fshihej nėn tokė dhe
vlerėsonte bukurinė e syve tė artistėve shqiptarė. Ai u mbyllte portat
turistėve tė huaj, duke i krahasuar qėllimistit para popullit me derrin dhe
dosėn lakuriqe. Megjithatė ne duhej tė dėgjonim me vėmendje gėnjeshtrat dhe
mburrjet e atij qė kish konstruktuar fatkeqėsinė tonė. Ne duhej tė heshtnim
duke dėgjuar si na shante pa tė drejtė dhe, si e mėsonte popullin tė na
urrente. Ne duhej tė miratonim nė heshtje mallkimin e tij pėr rrezikshmėrinė"
tonė. Ne nuk shihnim nė veprat e tij asnjė korridor, nga ku mund tė dilej nga
halli ynė i pagjymtuar. Si njė Zeus ai lėshonte rrufe mbi ata qė do ta zbusnin
luftėn e klasave kundėr nesh, por frika e tij nga mjeranėt si ne, dhe gjėmimet
e tij pėr shpartallimin tonė nėpėrmjet fushatave "heretike", ia
zbulonin fytyrėn prej liliputi dhe do ta kishin bėrė edhe atė vet t'i vinte
turp, po t'i hiqje frikėn qė buronte nga krimet e tij tė pafalshme. Por ne i
dėgjonim akuzat e tij me bindjen e atij "mėkatarit", qė pėrbuz veten
pse s'ka forca pėr tė ngritur krye dhe tė gjithė fluturonin me mend nga ajo
sallė torture dhe, ndėrsa ndiqnin me sy librin e kuq, secili merrej me hallet e
tij, duke pėrkėdhelur nė zemėr shpresėn e njė hakmarrjeje tė Zotit pėr kėtė
tallje tė djallit. Leximi i veprave tė Enver Hoxhės ishte njė provokim i
pėrditshėm e sistematik qė iu bėhej nervave dhe dinjitetit tonė. Ai lexim ishte
"shkolla" ku duhej tė mėsonim tė mbytnim brenda vetes ēdo pakėnaqėsi
ndaj fyerjeve qė na bėnte realiteti, ku ne ishim tė tepėrt. Ne duhej tė bėnim
karagjozin, duke u tallur me veten tonė nė skeēet dhe paroditė qė na impononin
t'i luanim e t'i shihnim. Sadoqė kėto skeēe dhe parodi i luanin njerėz tė
"rrėzuar", ishte turp t'i shihje bashkėvuajtėsit si talleshin me veten
dhe shokėt e tyre tė njė halli.
Pasi na kishin rrahur dhe torturuar tė gjithėve nėpėr hetuesira si kafshė, dhe
pasi edhe kėtu nė kamp na ndėshkonin fizikisht shkonin e na sillnin juristė, tė
cilėt na mbanin leksione pėr paprekshmėrinė e personit gjatė proēesit tė
hetuesisė dhe vuajtjes sė dėnimit. Tėrė propaganda pėr "riedukimin"
tonė ishte njė tallje qė realizohej me seriozitetin e njė "humanizmi"
spartan. Na bėnin edhe seminarė, ku duhej tė flisnim se si, duke u thelluar nė
veprat e njė mashtruesi kuptuakėshim mė thellė shkallėn e "fajėsisė"
sonė.
Ne me durim e pėrballuam furtunėn e talljeve meskine tė diktatorit qė kish
rrėmbyer frenat e fateve tė kombit dhe, ndonėse edhe sot s'e kuptojmė gjymtimin
qė ka pėsuar intelekti ynė, ne jemi tė bindur qė diktatori nuk fitoi. Me vela
tė grisura ne prapėseprapė mbėrritėm nė brigjet me mendim tė kthjellėt pėr tė
gjykuar qėllimet e mbrapshta tė shpikjeve tė tij djallėzore, siē qe edhe
"riedukimi" ynė. Kur gjithė bota e qytetėruar e kėtij fiindshekulli kultivonte
me kujdes sidomos trurin e njeriut, heretiku ynė e vyshkte atė me dogmat e
ideologjisė marksiste.
Kaloritė e fituara nė burg nėpėrmjet atij ushqimi tejet tė vartėr, duhej tė na
shėrbenin pėr tė asimiluar brendinė e fjalimeve pompoze tė bufonit nė pushtet.
Ai koprac i neveritshėm qė porosiste popullin tė hante bar kish llogaritur
shkencėrisht edhe ditėt e jetės sonė.
Vrasja e intelektualit ishte njėra nga format e diktaturės pėr tė pėrjetėsuar
sundimin e saj.
Dhe kur drita e botės sė lirė fekste pak nė natėn tonė tė errėt dhe kėsaj
diktature i duhej t'i lyente me manikyr thonjtė e saj tė tmerrshėm duke hequr
p.sh. nė burg ridėnimet pėr tė njėjtin krim, aparati i saj policor shqetėsohej
tė na i zinte gjithė kohėn e lirė me leximin e veprave tė obskurantistit tė
madh Enver Hoxhės. Oreksi i kanibalėve injorantė arrinte deri aty sa tė mos
linte pėr ne asnjė minutė tė lirė madje as pėr tė ngrėnė bukė. Dhe vetėm
ndėrhyrja e komandės sė kampit qė shihte nga afėr se pas dy ditėsh ne nuk do tė
ishim nė gjendje tė ngriheshim nga shtrati ashtu tė pangrėnė bėnte tė pamundur
qė ky orar tė reduktohej dhe ne arrinim tė bėnim me ngut disa veprime tė paktėn
si ai majmuni qė kryen pa ndotje nė pyll nevojat personale pasi edhe kabinat e
thjeshta tė tualetit, ishin ndėrtuar pėr ne pa dyer.
Tė gjithė lėvizjet tona qenė tė llogaritura dhe ne ishim robotėt qė vėrtiteshim
nė vorbullėn e njė monotonie pa fund, duke ndjerė si shuhej ngadalė qėnia jonė
dhe, ndoshta, edhe tė kėnaqur qė s'kishim forca tė mjafta pėr ta menduar thellė
dramėn tonė.
Kish tė dėnuar qė pėr t 'i shpėtuar presionit psikologjik, vazhdonin vetė tė
lexonin mė tej veprat e Mastitruesit, duke harxhuar pėr kėtė, edhe orėt e
gjumit. Ata qenė tė bindur qė veprimi i tyre diku raportohej dhe qė ndoshta
atje edhe qeshnin me ta, por atyre aq u bėnte, pėrderisa kėshtu e ndjenin veten
mė tė qetė.
Secili nga ne kish gjetur mėnyrėn e vet pėr t'iu shmangur dhunės, pa menduar
thellė se ajo do tė na godiste doemos, sepse objekti i saj i vetėm pasi merrte
goditjen i dėnuari bindej se ishte viktimė e njė fataliteti qė ai duhej t'i
nėnshtrohej pa zė.
Nė kamp kish dhe tė dėnuar tė ēmendur dhe gjysmė tė ēmendur. Edhe ata duhej tė
dėgjonin me orė tė tėra se si Enver Hoxha trajtonte p.sh. problemim e shtimit
tė pulave dhe tė rritjes sė derrit. Kish raste qė tė ēmendurit pranonin mė mirė
tė rriheshin e tė dergjeshin nėpėr biruca se sa tė duronin njė torturė tė
tillė. Nuk do tė ishte e tepėrt tė thuhej se ne pothuaj tė gjithė ishim tė
alienuar, po tė mendosh qė s'ishim nė gjendje tė bisedonim pa britma, tė cilat
i zbutnin dhe i shuanin ecejaket tona tė nxituara, tė qeshurit pa vend, apo
heshtjet e gjata me sytė e gozhduar nė njė pikė.
JETA E PĖRDITSHME
Ushqimi nė kamp, sidomos pėr tė papunėt, ishte aq i pakėt sa shumica ishin
vazhdimisht tė uritur. Tetė muaj nė vit na jepnin si gjellė vetėm preshė tė
zier, tė cilėt, ndonėse tė raskapitur nga uria mundonjėse shumė tė dėnuar i
derdhnin nė kazanėt e ushqimit tė derrave qė rriteshin me "bukėn"
tonė dhe therreshin pėr tė dėnuarit qė punonin nė miniere.
Ēaji i mbrėmjes qe pothuaj fare pa sheqer dhe pėr ta "shtytur" bukėn
njerėzit e thėrmonin nė tė, sepse kėshtu formohej njė pėrzierje e thartė qė
ndryshonte pak nga ajo shija monotone dhe gati e neveritshme.
Pėr tė marrė kėtė ushqim nė gavetėn qė mbanim me vete, na duhej tė prisnim me
orė tė tėra nė diell, shi a dėborė. Ata qė kishin ndihmė nga familjet ulnin
kokat tė turpėruar tek shihnin tė dėnuar tė mblidhnin copa buke tė lėna nėpėr
tavolinat e mencės prej tė burgosurve qė punonin, tė cilėt s'e hanin gjithė
ushqimin prej gazrave qė kishin marrė nė miniere. Dhe kur guzhinierėt
lajmėronin se ndėr kazanėt kish tepruar, atje vraponin kolonia e tė uriturve qė
nuk duronin dot mė, tė cilėt "duke ngrėnė turpin me bukė" s'dinin
ē'tė mallkonin mė parė, njerėzit, jetėn, a veten e tyre.
Pushteti i urisė i vinte nė ndihmė terrorit psikologjik pėr t'i rrėzuar mė
shpejt viktimat nė batakun e turpit.
Ta haje njė karamele nė sy tė njė tė dėnuari pa ndihma, qe fyerje, sepse pa
dashje e kuptoje se ai qe i braktisur nga njerėzit e tij tė afėrt.
Urija qe themeli mbi tė cilėn ngrihej mbretėria e fshehtė dhe e heshtur e tė
gjitha marrėdhėnieve nė kamp, sidomos midis atyre qė punonin dhe tė uriturve pa
punė. Ata tė dėnuar qė dilnin si lugetėr tė zes nga galeritė e bakrit dhe sidomos
tė piritit, u ngjanin ėngjėjve me krahė tė bardhė, kur i shuanin urinė njė tė
dėnuari pa asnjė ndihmė. Sa grindje e mėrira ndizeshin e shuheshin por edhe sa
leva kishin gjakosur njerėz tė pafajshėm pėr shkak tė urisė. Mjerė njeriu i
ndershėm. Ai tretej nė heshtje si njė qiri i ndezur, duke pėrkėdhelur sedrėn e
vet, ndėrsa shuante urinė vetėm nėpėr ėndrra. Dhe jeta shteronte duke i kthyer
nė fantazma kundėrshtarėt e saj.
Pleqtė shpesh rrėzoheshin tė vdekur pėr tokė si pula tė sėmura, ndėrsa tė
tjerėt plakeshin qė nė rininė e hershme.
Diktatura plotėsonte proēesverbalet pėr tė motivuar vdekjen e tyre dhe kujdesej
tė mos u jepeshin kufomat familjeve pa plotėsuar edhe nė varr masėn e dėnimit
tė dhėnė nga drejtėsia. Prandaj familjet bėheshin copė pėr t' i nxjerrė
njerėzit e tyre nga ky varr i hapur.
Zgjimi bėhej nė orėn pesė tė mėngjezit dhe jeta niste me pėrplasjet e njerėzve
nėpėr ēesmat e pakta dhe tė pamjaftueshme. Pastaj vinte radha pėr marrjen e
ushqimit, e numėrimit tonė pėr kontroll e nisjes pėr nė punė. Dhe meqė kėto
pėrsėriteshin tri herė nė ditė, jeta nė kamp qe njė radhė e pėrhershme. A mund
tė qėndrojė njeriu njė ēerek shekulli nė radhė? Me mijėra shqiptarė e kanė
kaluar kėtė provė durimi. Po tė pranosh se sa shumė duron njerju nė mjerim,
arrin tė kuptosh qė, edhe pse e pėrvėlonte dielli i Korrikut a e ngrinin erėrat
e ftohta brisk tė Janarit i dėnuari kėnaqej qė mbushej me frymė pas njė nate tė
kaluar gati pa gjumė nė njė dhomė ku flinin 52 vetė. Tė gjitha veprimet tė
dėnuant i kryenin me njė pėrpikmėri tė ēuditėshme; aq sa tė dėkej sikur nė kamp
jetonte vetėm njė njeri.
A ka gjė mė tė bukur pėr njė diktator? Robot tė tillė ai u pėrpoq tė bėnte
gjithė kombin. Vetėm para njerėzish tė tillė ai mund tė mbetej perėndi nė fund
tė shekullit tė atomit.
Por mbetej edhe pak kohė e lirė pėr tu takuar me shokėt nė ecejaket qė ne i
quanim shėtitje, mirėpo oborri qe aq i ngushtė, sa po tė dilnin tė gjithė nga
dhomat, s'na mbetej veē tė pėrplaseshin ēdo minutė brrylash me njėri-tjetrin,
bisedat mund t'i quaje kolektive, sepse nga ngushtica e vendit tė gjitha fjalėt
edhe mund tė dėgjoheshin nga tė tjerėt. Kėshtu ne mbaheshim nė njė kontroll aq
tė rreptė, saqė na dukej sikur komanda njihte edhe mendimet qė nuk i kishin
shprehur akoma.
Mėsimi i gjuhėve tė huaja qe i ndalur, ashtu si edhe e qeshura me zė tė lartė.
Kur komunistėt kishin festė, mendonin se ne qeshnim pėr ti tallur dhe kur ata
vajtonin njė disfatė, ne qeshnim sipas tyre nga gėzimi. Ata s'mund ta kuptonin
se sa e thellė qe urretja jonė pėr ta Por ne, qė tė mos e paguanim shtrenjtė
urrejtjen tonė rebele, e edukuam veten t'i pėrbuznim. Dhe ata habiteshin me
urtėsinė tonė, duke menduar se kishin bėrė efekt metodat e tyre tė
"riedukimit". Pushteti absolut dhe nėnshtrimi i kombit i verboi ata
me kohė deri nė shkallėn sa tė besonin qė njeriu mund tė ndihej i lumtur vetėm
pse po e linin tė gjallė. Dhe, ndoshta, ky verbim shpejtoi edhe fundin e tyre
tė pamenduar.
Ēdo lloj shoqėrie ndėrmjet tė dėnuarve shihej prej komandės me dyshim ashtu si
dhe njė vetmi e pajustifikuar. E para shihej si pėrgatitje e njė komploti tė
organizuar, e dyta, si pėrpunim i thelluar i njė plani arratisje nga kampi.
Ndėr burgje dhe kampe kishte vazhdimisht njerėz me karakter tė fortė e shpirt
tė madh. Ata ushqenin masat e tė dėnuarve me shpresė dhe moral tė lartė Ata
vlerėsonin bukurinė e ēdo gjesti dhe i frymėzonin njerėzit tė qėndronin tė
ndershėm. Sigurimi kėta i kėrkontė me qiri dhe i zhdukte pa gjurmė. Por ata
sikur dilnin nga dheu pėrsėri dhe vendosnin nė kamp kuptimin e jetės. Ne s'e humbėm
besimin tek e mira dhe shpėtuam kryesoren duke mbetur njerėz. Duke qėnė viktima
tė padrejtėsisė, ne pėrpiqeshim tė mos urrenim me paragjykime. Ne qemė viktimat
mė tė pabesueshme tė shekullit, mjeranė krenarė qė s'e pranuam kurrė pozitėn
tonė pėr realitet dhe i pamė si fatkeqėr me njė thes mėkatesh nė shpinė armiqtė
tanė qė po na merrnin jetėn. Nė burg kish edhe shembuj tė vėrtetė dashurie
njerėzore, me tė cilat do tė kishin pėrse tė frymėzoheshin shkrimtarėt. Kish tė
uritur qė duke ngrėnė nė birucė gurėt e tharė tė shahut, bėrė me tul buke,
linin tė paprekur "filin" e brumtė, nė shenjė mirėnjohjeje ndaj
oficerit qė sillej mirė me ta. Sa e sa njerėz u lidhėn, u torturuan, dhe u
dėnuan pėr hir tė shokėve tė tyre mė pak tė fortė, a tė katandisur psikikisht.
Dhe silleshin e sakrifikonin ashtu thjesht, si tė ishte kjo njė detyrė qė ju
takonte.
POSHTĖRIMI
Vetėm mes klithma viktimash shkaktuar prej shpatės sė tij, diktatori siguroi
duartrokitjet e njė populli tė terrorizuar.
A mund tė mbahet shoku i vdekur nė dhomė pėr ti marrė racionin e bukės? Po kjo
le t'i mbetej nė shpinė tiranisė komuniste qė i ka detyruar njerėzit me anė tė
urisė tė vuajnė gjithė jetėn mėkate tė tilla tė turpshme.
Duke qėnė pa karakter, diktatori ynė nuk pranoi t'i deklaronte kundėrshtarėt tė
denjė. Ai edhe shokėt, me tė cilėt u puth 50 vjet rresht pėr sukseset, kur i
dėnoi pėr dėshtimet, quajti pa turp tė degjeneruar. Ai fuste enkas nėpėr burgje
si tė dėnuar politikė dhe njerėz, tė cilėt me sjelljen e tyre prej huligani e
bėnin edhe vetė komandėn t'i neveritej detyra. Kėshtu tirani shpirtzi fėrkonte
duart, duke "vėrtetuar" gėnjeshtrėn e tij se degradimin politik e
paraprin ai moral. Tė tė rrahin pėr njė gabim ėshtė kafshėri, por tė tė rrahin
me pėrbuzje tė pameritur ėshtė poshtėrsi. Dhe ne u rrahėm pėr disa dekada me
pėrbuzje tė tillė. Eshtė fakt qė dashurisė njerėzore i zuri vendin urrejtja
klasore dhe uniteti shpirtėror kombėtar u zėvendėsua me vėllavrasjen.
Kjo luftė e padrejtė u realizua nga njerėz pa dinjitet dhe synoi t'i bėnte tė gjithė
tė tillė. Ne trajtoheshim sikur nuk ishini pjesė e kombit. Lum kush na godiste
mė shumė, mjerė kush na pėrkrahte!
E si tė mos vuanim nga komplekset? Shumė prej nesh lėngonin nga ndjenja e
inferioritetit apo e mitomanisė. Ne ishim shpesh skizofrenė, maniakė, tė
pushtuar qe nga ndjenja e paturpėsisė deri tek karakteromania. Ne ishim bėrė
dhe vrasės fatkeqė, po aq sa dhe vetvrasės mizorė. Dhe tėrė kjo ēmenduri
shpjegohej nga komunistėt si dobėsi e njė klase nė degradim, apo pasojė e njė
lėngate tė gjatė pėr shkak tė humbjes sė pozi tės sonė tė privilegjuar. Ishim
viktima tė origjinės sonė, njė mish i huaj nė trupin e shėndoshė tė shoqėrisė.
Dhe po tė doje epitetet tona nė burg, ato i kishte dhėnė gjykata, duke na
quajtur mjekė mashtrues, inxhinierė sabotatorė, mėsues tė dyshimtė, artistė tė
shthurur, sharlatanė, rrufjanė politikė, komplotistė hajdute pulash, ose
terroristė etj. Gjykatat ishin tepėr tė etura qė akuzės pėr krim kundėr shtetit
t'i bashkėngjitej edhe njė "krim" ordiner, prandaj do tė dėgjoje nėpėr
gjyqe pėr armėmbajtje pa leje, nėse nė guzhinėn tuaj ndodhej njė thikė e
mprehtė, pėr fyerje tė personit zyrtar, nė rast se kishit ngritur zėrin nė
zyrė. Kjo gjė bėnte tė mundur edhe gėnjeshtrėn nėpėr statistikat zyrtare, ku
nuk jepej kurrė numri i saktė i tė dėnuarve politikė sepse shumė prej tyre
kishin nė aktakuzė edhe masa dėnimi pėr "krime" ordinere. Kėshtu
justifikohej poshtėrimi i padrejtė ndaj tyre, puna e detyruar ndėr miniera,
rrahjet poshtėrimet etj. Degradimi moral pėrkrahej dhe nxitej nga ana e
Sigurimit. Pėrkraheshin njerėz perversė tė cilėt mėsoheshin tė rrėzonin nė
batak djem tė brishtė e tė paformuar, por shpesh pėrpjekje tė tilla pėrfundonim
me tė drejtė nė krime tė rėnda, duke bėrė provokatorėt faqezes tė enden edhe tė
gjymtuar nėpėr oborret e kampeve.
Kish tė dėnuar qė s'e kuptonin gjendjen e tyre dhe ankoheshin nėpėr instanca tė
larta se ishin viktima tė shpifjes dhe tė gjyqtarėve injorantė. Diktatura
heshte, duke i lėnė ta kuptonin vetė se ajo kish nevojė pėr sakrifikimin e
tyre, pastaj kur ata fillonin ta bezdisnin me kėrkesėn e pafajėsisė, i
paralajmėronte me kėrcėnimin se do t'i dėnonte pėr fyerje tė organeve tė
drejtėsisė. Por kishte tė dėnuar, tė cilėt, edhe pse ishin tė bindur pėr
pafajsinė e tyre, deklaronin me zė tė lartė se ishin fajtorė pėr tė treguar se
kishin hyrė nė rrugėn e rehabilitimit. Shumica, sadoqė shprehej se qe e
pafajshme preferonte qė kjo temė tė mbetej tabu. Pranimi i fajėsisė ishte guri
i provės qė dallonte tė ndreqshmit nga armiqtė e betuar tė Pushtetit Popullor.
Tė jesh vėrtetė i pafajshėm dhe tė pranosh qė je fajtor, ėshtė njė fyerje e
rėndė qė i bėn njeriu vetes por vetėm mendimi qė persekutimi tė ndalej tek ai,
pa u shtrirė nė pjesėtarėt e tjerė tė familjes, e justifikonte nė njė farė mase
njė vetvrasje tė tillė morale. Po a pranonte familja njė sakrificė tė tillė?
Kish edhe qė e pranonin por me dhimbje, nė heshtje duke grumbulluar urretje tė
dyfishtė nė zemrat e tyre tė fyera.
Kish tė dėnuar qė bėnin kompromise tė turpshme me ndėrgjegjen e tyre d.m.th. i dorėzoheshin
Sigurimit pėr tė mos lėnė rrugėve fėmijėt dhe pikėrisht tė tillė tė dėnuar
braktiseshin pa keqardhje prej grave dhe fėmijėve tė tyre. Madje ka pasur raste
qė edhe pasi kėta kanė dalė prej burgut familjet nuk kanė pranuar tė
bashkėjetonin me ta. Ata dėnonin prindėrit e tyre sipas porosive tė diktaturės.
Kėta pėrgjithėsisht ishin njerėz tė terrorizuar nė palcė, tė cilėt faktin qė
s'kishin pasur pasoja tė rėnda nga ky dėnim, ia atribuonin qėndrimit tė tyre tė
nėnshtruar dhe jo tė atit qė ishte "penduar" kundėr dėshirės sė tij
nė burg. Dhe kur ky i dėnuar kthehej tė merrte shpėrblimin e
"pendesės" sė tij nė familje, dėbohej me pėrbuzje prej mishit dhe
gjakut tė tij. Kishte njerėz qė e pėrballonin kėtė shuplakė, por kishte edhe qė
hakmarreshin ndaj kėtyre tė afėrmve duke vrarė veten.
TAKIMET
Kishte raste qė nėnat, motrat dhe gratė e tė dėnuarve udhėtonin me ditė tė tėra
pėr t'u takuar me ta dhe pėr t'u sjellė ato qė kishin hequr nga goja e fėmijėve
dhe ktheheshin me trastat plot e pa u takuar, sepse ato ditė Shqipėria kish
festė dhe ishte nė gadishmėri tė shkallės sė parė. Tirani i tremhej qetėsisė,
prandaj nė mes tė gėzimit kėrkonte alarm. E ku t'i shpinin tani ushqimet nėnat
kokėthinjura, duke zbritur monopateve tė maleve? Veē t'i hidhnin nė ndonjė
greminė. Po kishte raste qė nėnat nuk pranoheshin nė takim prej vet bijėve tė
tyre. Ato tė gjora qenė ndaluar prej djemve, vajzave a nuseve t'i shkonin mė
parė djalit pėr ta parė nė burg. Por vitet kishin rrjedhur pa u kuptuar njė nga
njė duke formuar njė mur tė padukshėm ndėr zemra. Kur dhembshuria e turpi e
thyenin disi frikėn dhe terrori qe zbutur deri diku, ato merrnin malet me
trasta nė krahė e zemra tė ngrira. Mirėpo djali kish ndryshuar, tė tronditur
nga hetuesia e rėndė dhe gjyqi i padrejtė, ai kish vuajtur pėr vite tė tėra
dramėn e fajtorit pa faj e pa njeri pranė. Klithmat e zemrės sė tij qenė shuar
nėpėr vitet e errėta tė galerive. Dhjetra herė qenė thirrur emrat e shokėve nga
tellalli i burgut pėr tė marrė letrat qė u vinin nga shtėpitė. Djali strukej
diku qė t'i fshihej vėshtrimeve qė e shihnin me keqardhje. Akuzat e paqėna tė
Sigurimit pėrputheshin me qėndrimin pėrbuzės sė familjes. Dhe kur njė ditė
papritur i thirrej emri pėr takim, ai nė fillim nuk u besonte veshėve dhe si tė
ish i ēmendur bėrtiste se nuk kishte nėnė, ndėrsa e ėma me tė qara u kėrkonte
policėve tė birin. Pėr tė vėrtetuar thėnien e tyre se i biri qe gjallė, ata e
rrėmbenin pėr krahu djalin dhe ia shpinin zvarrė tek porta e hekurt e takimit.
A mund tė pėrshkruhet dot ai takim?! Le tė bjerė mallkimi i nėnave shqiptare
mbi diktaturėn komuniste qė i ndau bijtė padrejtėsisht prej tyre. Por mė e
rėnda ishte, kur thesi i ushqimeve qė kish sjellė nėna tėrhiqej zvarrė nėpėr
kamp prej policėve tė indinjuar qė ndiqnin pas djalin e ēmendur qė nuk pranonte
ta merrte. Dhe policėt goditnin me shkopinj djalin qe s'pranoi ta takonte nėnėn
teksa e lejonte diktatura. Kjo quhej kryengritje dhe djali rebel do ta paguante
me muaj tė tėrė nė fronte tė vėshtira nėpėr galerite e minierės. Tė gjithė besonin
se zemra e madhe e nėnės duhej t'ia kishte falur tė birit kėtė fyerje dhe
thellė-thellė do ta mallkonte pėrēarėsin e kombit, Enver Hoxhėn. Dhe ne ndjenim
se sa e madhe ėshtė aftėsia ta mposhtėsh dhėmbjen tėnde pėr tė mos fyer zemrat
e atyre qė janė po aq fatkeqė dhe s'tė kanė faj. Kishte nė burg fatkeqėr, tė
cilėt kishin njėzet vjet pa parė bijtė e tyre me sy dhe pa marrė njė letėr nga
familja. Dhe vetėm kur diktatura qe ngopur nė njė drejtim dhe donte tė fitonte
nė drejtimin tjetėr, d.m.th tė tregohej nė opinionin "zemėrgjerė",
dėrgonte si rastėsisht njerėz qė t'i "qortonin" fėmijėt e tė dėnuarit
dhe tė "preknin" nėnėn pėr atė dėnim tė ashpėr qė i kishte bėrė
babės, apo djatit tė tyre mėkatar. Atėherė ankthit, dhimbjes dhe turpit ua
zinin vendin lotėt e tyre tė pendesės tek portat e hekurta tė takimeve. Por
shqiptari s'e dha veten. I kaloi kėto situata tė rėnda me shaka, sikur pėr kėtė
ta kishte pasur fajin dikush qė s' ia kishte dashur tė mirėn, por qė tani ia
kish marrė tė keqen...
Kishte nė burg prindėr qė s'e duronin dot braktisjen me vite prej fėmijėve tė
tjerė qė digjeshin nė shpirt nga meraku pėr fatin e bijėve tė tyre. Kėta i
luteshin shtetit t'i lidhte me ta, por kėrkush s'e vinte ujin nė zjarr, duke u
pėrgjigjur ftohtė se s'mund t'i detyronte familet tė vinin e t'i shihnin nė
burg. Dhe vetėm gjykatat qė i kishin dėnuar, patėn marrė pėrgjigje zyrtare se
fėmijėt i kishin mirė vetem kaq, pastaj pėrsėri vite tė tėra tė mbushura me
heshtje. Njė nėnė fshtarare i lutej me njė letėr tė shkurtėr diktatorit t'i
lironte nga burgu njėrin prej djemve sepse qe plakė me njė kėmbė nė varr dhe
s'kish njeri kush ta varroste. Nė fshat pėrfundonte letrėn nėna, s'tė vjen
njeri nė derė, as nė raste vdekjesh, po tė ishe i prekur dhe njė gruaje tjetėr
nė lagjen e saj, e cila ishte shpallur kulake iu desh ta varroste vetė tė
shoqin qė kish dy ditė i vdekur. Dhe diktatori vėllavrasės tallej me historinė,
duke e quajtur urrejtjen e njeriut pėr njerinė forcė lėvizėse tė shoqėrisė.
VĖLLAVRASJA
Djallėzia e diktatorit shfaqej kryesisht nė pėrpjekjen pėr ta bėrė tė gjithė
popullin bashkautor nė krimin e madh tė vėllavrasjes. Tė gjithė kundėr kujtdo,
sipas tij, duhej tė mbronin vijėn e partisė. Ai luftonte ēdo gjė qė kultivonte
ndjenjat rijerėzore dhe pėrkrahte ato qė kishin frymėn e logjikės kriminale tė
jezuitit tė Kaukazit, Josif Stalinit. Ndaloi shkrimtarėt klasikė, filmat
psikologjikė, komentet sociologjike, muzikėn sentimentale dhe atė moderne. Ai e
nxorri herėt fytyrėn e tij prej konservatori fanatik, u ngujua nė kullėn e
fildishtė dhe i mbylli derėn Shqipėrisė, duke i dhėnė popullit tė ripėrtypė
gjysmė shekulli vetėm "veprėn" e vet tė mbushur me megalomaninė e tij
prej mediokri. Pastaj ngriti Spatėn e rėndė tė Demokleut dhe u tha njerėzve se
pėr tė shpėtuar prej saj duhej tė rrėzonin njeri-tjetrin. Dhe, ndonėse
njerėzit, tė terrorizuar nėn atė shpatė u therrėn dhe u gjakosėn, ai s'u mbajti
pėrsipėr tė paktėn as mėkatet. Nga Olimpi ai sodiste vėllavrasjen dhe kujdesej
qė kėtij krimi tė mos i gjendej autori i vėrtetė. Ai fshihej prapa frazave tė
tij me dy kuptime dhe njerėzit mbeteshin fajtorė autentikė tė krimeve qė
kryenin nė emėr tė ti dhe tė klanit ogurzi. Kėshtu u detyrua populli t'ia shesė
shpirtin djallit dhe tė adhuronte diktaturėn si perėndi. Aparati i dhunės qė realizonte
veprėn e tij kriniinale, s'linte mjet pa pėrdorur pėr t'u dukur i drejtė e i
paanshėm. Ai fuste "gladiatorėt" me dhunė nė arenė, pastaj tėrhiqej
pėr t'i soditur para publikut nga lozha. Ne viktimat, gladiatorėt e arenės
komuniste, duhej tė ishim fajtorė ndaj njeri-tjetrit. Madje, edhe mishi e gjaku
ynė, familjet tona, nė unison me diktaturėn, duhej tė ngrinin mallkimin kundėr
nesh dhe tė bashkoheshin me padrejtėsinė pėr tė na lėnė vetėm nė mėshirėn e
dhunės. Por intuita gjeniale e popullit i dalloi konstruktorėt e kėtij krimi tė
madh, dalloi veglat, lakejtė, pabesitė dhe intrigėn dhe heshti. Kurse Satanai
nė kėtė heshtje tallėse tė historisė qė e dėnonte pa mėshirė, i tmerruar u hoqi
thikat nga goja shokėve tė tij, xhelatė dhe ua nguli nė shpinė, por prapė s'i
shpėtoi dot gjyqit tė rreptė tė viktimave tė tij. Ato i kėrkonin jetėn dhe
nderin qė s'ua kthente dot, prandaj ai filloi fushata tė reta
"spastrimi" duke u pėrpjekur t'i lajė tragjikisht me gjak duart e tij
tė gjakosura. Vetėm mes klithma viktiniash shkaktuar prej shpatės sė tij, ai
siguroi duartrokitiet e njė popullli tė terrorizuar.
DĖSHPĖRIMI
O ironi. Nė burg kultivohej nė njėmijė forma urrejtja dhe pritej qė tė bėheshim
tė "dobishėm". Na fyenin me dekada dhe kėrkonin prej nesh tė
respektonim tė tjerėt. Na rrėmbenin ēdo ditė dinjitetin dhe kėrkonin t'i
edukonim fėmijėt tanė si qytetarė krenarė. Na privohej vazhdimisht liria dhe
kėrkohej tė ishim atdhetarė e tė mbronim me gjakun tonė skllavėrinė tonė. Ne
duhej tė adhuronim kur na pėrbuznin, tė donim kur na urrenin, tė falnim kur na
vrisnin pa shkak.
Dhe ky quhej "riedukim" ( !)
Por ne urrenim faraonin dhe piramidėn e tij: urrenim fatin, jetėn, madje kish
raste edhe veten tonė. Ne kishim harruar tė qeshnim dhe shpesh jetonim pėr
"forcė zakoni".
Ne ishim viktima tė terrorit, tė destinuara tė mbillnim kudo frikė me fatin
tonė tragjik. Kjo qe dhe qėllimi final i "riedukimit" tonė. Ne duhej
tė shpinim nė jetėn e "lirė" jehonėn e dramės sonė kėngėn e zymtė tė
"varrit" tė hapur.
Ne ktheheshim nė jetė tė lodhur, tė vrarė, tė hutuar, ne ishim piktura tė
gjalla tė indiferencės, ku lexohej vetėm dėshpėrimi. Ne dilnim nga burgu i
vogėl dhe hynim nė burgun e madh, ku na priste pėrbuzja e njerėzve tė velur nga
privilegjet dhe braktisja e atyre qė qenė tėrrorizuar nga lufta e klasave.
Tmerret qė mbartnin nė shpinė, u flisnin njerėzve nė heshtje se duhej tė ishin
tė lumtėr, duke qėnė tė mjerė.
Ne ishini fantazma tė gjalla qė u kujtonim atyre vetėm frikėn dhe terrorin. Ne
ishim tė "riedukuar". Ne ishim shėruar nga sėmundje prej sėcilės
s'kishim vuajtur kurrė. Kishim shpėtuar nga mendimet e pavarura, ishim ēliruar
nga ndjenjat e vėrteta njerėzore, ishim bėrė "kafsha" qė i duhej
diktaturės.
Por ne qemė krenarė pėr vuajtjet qė pėsuam. Ne dinim tani pse jetonim. Ne kishim njė qėllim. Ne i
prishniin pa dashje gjumin tiranit dhe ishim njė shpresė e mjegulit pėr ata qė
vuanin nė errėsirė.
Ne ishim fatkeqėr tė rrezikshėm: ne urrenim !
Ne qemė nė duart e shtetit qė s'mbante pėrgjegjėsi pėr jetėn tonė: ne vlenim sa
njė proēes-verbal, me tė cilėt komunistėt motivonin fundin e dramės sonė. Ne
ishim vetė pasiguria. Ne ishim tė tmerruar dhe s'dinim nga na vinte rreziku:
nga njė gur prej tavanit tė minierės, nga prokuroria-fantazmė qė shfaqej ēdo
javė dhe na qe kthyer nė makth, apo nga meraku pėr ata qė kishim lėnė jashtė nė
mjerim. Terrori mbi ne ushqehej ēdo ditė riga ato qė ndodhnin rreth nesh; nga
kujtimi i shokėve qė varroseshin tė gjallė nė minierė, britmat e tė rrahurve
prej skuadrės ndėshkimore, autolezionet pėr shkak tė punės sė rėndė, letrat e
mbushura me halle tė rėnda familjare, zėnkat dhe mėritė pa shkaqe tė dukshme,
vetvrasjet, etj.. Ne ishim tė fyer nga vetė dėnimi ynė pa faj nga pendesa
hipokrite qė na kėrkohej, nga puna e detyruar, nga leximi i veprave tė
diktatorit, nga trajtimi si kafshė, nga ushqimi qėsharak, nga rrahjet, biruca,
braktisja e familjeve, nga gaveta, opingat dhe dysheku prej kashte etj..
Ne ishim tė mjerė. Ne qemė pėrgjegjės pėr fėmijėt, nipėrit e mbesat qė si
pranonin nė shkollė, pėr tė afėrmit qė dėboheshin nga puna, pėr fejesat e
martesat qė prisheshin pėr shkakun tonė, dhe pėr ata qė mbesnin pa martuar. Ne
ishim viktimat, me tė cilėt diktatura, duke na paraqitur si fajtorė, hidhte
tėrė ligėsitė e veprės se saj kriminale.
Ne qemė objekt i terrorit psikologjik. Ky hynte nė shpirtrat tanė tė tronditur
nė rrugė tė padukshme. Njė vėshtrim i egėr prej ujku, njė palė pranga tė
nxjerra fshehtas nga xhepi njė pėshpėritje e ftohtė pėr arrestime tė reja, njė
citat i zakonshėm i Enver Hoxhės kundėr nesh, njė vdekje e papritur nė kamp,
njė shoqėri e dyshimtė njė shpifje keqdashėse, njė demaskim para kampit, njė
levė hekuri e gjetur pranė shtratit tonė, njė provokim i hapur, britma e atij
qė hidhet nga kati i tretė, kufoma e gjakosur e vetvrasėsit, arkivoli qė prźt
jashtė trupin e shokut qė gjendej ende nė fund tė mineralit dhe dhjetra si kėto
mbushnin jetėn e tė dėnuarit.
Ne s'ishim vetėm spektator, pėrkundrazi, ne ishim aktorėt e dramės sonė qė
duhej ta luanim atė deri nė fund. Ne duhej tė dilnim gjallė pėr hir tė atyre qė
na prisnin jashtė duke sakrifikuar. Ne duhej t'i tregonim botės se qemė viktima
dhe t'i pėrshkruanim jetėn e pėrtej varrit; ne duhej tė mbijetonim. Por ne
duhej tė ruanim e tė shpėtonim nė radhė tė parė nderin tonė dhe dinjitetin
tonė. Ne duhej t'u shpinim tė afėrmeve kufomėn tonė tė gjallė dhe njė emėr tė
nderuar. Ne duhej ta meritonim njė lot. E keqja s'kish fund dhe dhuna qė mund
tė pėrdorej ndaj nesh nuk kishte asniė kufi. Asnjė dorė nuk mund ta ndalte
furinė e saj shkatėrruese. Ne ishim pre e saj, objekti me tė cilėn ajo
realizonte qėllimet e mbrapshta. Ajo qe vazhdimisht nė pritė dhe godiste
befasisht kur ne s'e prisnim. Ajo luante kukaēefas me jetėn tonė dhe sidomos
lakmonte nderin tonė. Dhe kjo frikė qe mė e rėndė se varrosja nėn shėmbjet e
galerive.
Kėto ankthe frike dhe sidomos mungesa, e plotė e njė shprese pėr tė ardhmen e
pushtonin nganjėherė papritur shpirtin tonė dhe nė atė kohė s'e kishim me frikė
njė vdekje aksidentale. Kjo duhej tė ketė qėnė njė gjendje e sėmurė psikike,
sepse kur ne e fitonim pėrsėri dashurinė pėr jetėn, trembeshim nga kėto mendime
tė zymta. Por ato pėrtėriheshin dhe ne qė na trokiste vdekja kėshtu nė derė dhe
rrėzoheshin nė honet e errėta tė dėshpėrimit, kur ēliroheshim prej tyre e na
ndriēohej vetėdija, e shihnim me sytė e shpirtit, se sa e bukur duhej tė ishte
jeta pėr njerėzit me tė vėrtetė tė lirė. Vetėm pas kontaktin me vdekjen njeriu
ndjen thellė bukurinė mahnitėse tė jetės.
Ne e merrnim jetėn si njė detyrė qė duhej shpurė deri nė fund dhe ngrinim
pėrsėri kulare shpresash dhe nga rrėnojat e mendimeve tona tė zymta. Ne ishim
fatkeqėr stoikė dhe ėndėrrimtarė tė palodhur. Ne ishim banorėt e ferrit
komunist qė dėnoheshim po tė tregonim edhe ėndėrat tona. Ne na lejohej t'i
merrnim kėto ėndrra nė varrezat pa emėr tė burgut dhe t'i mbulonim ato nė
shishet qė ruanin identitetin tonė nė arkivolet e thjeshta prej dėrrase tė
pastruar ahu.
Ne duhej tė dilnim njė ditė prej kėtij burgu dhe dita po afronte, sepse
ridėnimet qenė ndaluar. Megjithatė tė ridėnuarit vazhdonin tė vuanin masėn e
atij dėnimi qė vetė diktatura po e quante tė padrejtė, sepse komunistėt nuk
donin t'i mėsonin njerėzit me pretendimin pėr t'i kėrkuar drejtėsi.
A mund tė besohet qė njeriu tė mos gėzohet kur del nga hekurat e burgut ? Ne
kishim humbur shumė, kurse lirimi s'na jepte asgjė. Nė burg kishim njė numėr,
pėr tė cilin dikush kujdesej. Aty qemė mjeranė, por tė barabartė. Tė paktėn aty
nuk i shihnim me sy keqbėrėsit se si ndėrtonin parajsėn e tyre me fatkeqėsinė
tonė. Ne nuk i detyroheshim aty kurkujt dhe pėr asgjė pėrveē njerėzve qė
sakrifikonin pėr ne.
Ne linim nė burg pjesėn mė me kuptim tė jetės sonė. Ne ndaheshim prej shokėsh
qė u bėnė pėr ne udhėheqės shpirtėrorė pėr t'u kthyer tek miqtė e vjetėr tė
cilėt do tė bėnin sikur s'na njihnin pėr tė fshehur turpin dhe frikėn qė i
detyronte tė na braktisnin. Tani do tė fillonim tė luteshim pėr copėn e bukės
dhe pėr strehė, dhe do tė punonim si kafshė nėpėr punė tė rėnda fizike. Ne
duhej tė ishim mirėnjohės tani pėr gjithēka, madje edhe pėr njė pėrshėndetje tė
rėndomtė njerėzore. Ne duhej tė ambjentoheshim tani me shtirjen, tė vinim
maskėn e njeriut tė kėnaqur, tė ishim pėrsėri hipokritė. Ne duhej ta bėnim kėtė
menjėherė pėr hir tė atyre qė vuajtėn pėr ne, nėqoftėse s'donin t'i shtonim
vuajtje tė reja. Ne hynim nė jetėn e "lirė" si skllevėr kryesorė tė
diktaturės, si njerėz tė tepėrt tė pranuar nė shoqėri. Ne ishim tepėr tė
ndrydhur dhe prania jonė do t'i shqetėsonte njerėzit. Qėndrimet dashamirėse do
tė ishin tė pakta dhe s'mund ta mbushnin vetminė tonė kronike. Ne do tė jetonim
vetėm me kujtime tė frikėshme. Ne ishim njė akuzė pėr shoqėrinė qė na kish
mbyllur nė kafaz pa faj dhe na duhej art i veēantė tė zbusnim zemėrimin e
pakuptueshėm qė i shkaktonin asaj thinjat tona tm parakohėshme. Ne duhej ta
bėnim bishėn komuniste tė mos ndihej e fyer qė na kishte "kafshuar" e
sharė pa tė drejtė. Dhe ja ku dola njė ditė nga porta e ferrit me zemrėn akull
dhe me mendimin se aty do tė kthehesha pėrsėri. Mė dukej sikur aty qe shtėpia
ku kisha lindur dhe isha rritur sepse aty e ripėrtypa pėr dhjetė vjet me rradhė
ghithė jetėn time. Mė dukej sikur aty duhej tė qe vendi pėr ēdo shqiptar tė
mirė. Ndjenjat na qenė tharė e mpirė dhe truri qe trullosur, ne u mėsuam me
ethet e pasigurta dhe qetėsia na shqetėsonte. Hyra nė jete gati i plakur, pa
familje dhe pa spresė pėr tė krijuar njė tė tillė. Hyra pa shtėpi, pa punė, pa
tė ardhura, madje dhe pa tesha pėr t'u veshur sepse edhe ato mė qenė
sekuestruar nė kohėn e arrestimit. Tani terrori qe zbutur disi, kishte
premtime, por ato qenė mė shumė propagandistike, sepse paragjykimet klasore
ruheshin ende dhe mua mė pritėn po me atė gjuhė tė ftohtė, veē pak "tė
moderuar".
Pėr tė siguruar njė punė tė rėndomtė fizike, duhej tė prisje me orė tė tėra
prapa dyerve tė zyrave tė punės, ku po ata njerėz qė tė premtonin me njė
mirėsjellje tė shtirė, tė nesėrmen silleshin sikur s'tė kishin parrė kurrė. Mė
duhej tė largohesha ēdo ditė i fyer duke shpurė tek njerėzit e mi gėnjeshtrat e
nėpunėsve pa shpirt dhe dėshpėrimin tim. Pėr hir tė kėtyre njerėzve tė dashur
duhej tė kapėrdije pėrbuzjen e nėpunėsve komunistė tė korruptuar, tė cilėt duke
tė tė lufluar si armik klase, mbulonin nga sytė e diktaturės akroballėqet qė
bėnin nė kurriz tė popullit.
Vetėm mbas tre muajsh mė caktuan tė punoja nė njė ndėrmarrje, ku mė duhej tė
bėja rreth 4 orė rrugė nė kėmbė ēdo ditė. Meqė aty stėrmundohesha dhe
shpėrblimi ishte qesharak, i pikėlluar mbas gjashtė muajsh braktisa punėn dhe
nisa t'i lutem me letra kryeministrit qė tė mė jepej njė punė jo e rėndė
fizike, me tė cilėn mund tė siguroja jetėn e pėrditshme. Mė nė fund erdhi dhe
pėrgjigja prej tij, tė cilėn nuk ma lexuan, por u mjartuan duke mė thėnė se
urdhėronte tė kthehesha nė punėn ku isha para gjashtė muajsh. Nga ana tjetėr mė
ftuan nė nė takim nė Komitetin Ekzekutiv, ku pas njė "debati" midis
tyre tė inskenuar, qė mė parė vendosėn tė mė dėrgonin nė njė ndėrmarrje
ndėrtimi, nė sektorin e saj qė mbulonte fshatin. Kėshtu dhe ruajtėn
"autoritetin" e tyre, dhe shpunė nė vend porosinė "njerėzore"
tė liderit komunist; qė kish lejuar tė jetoja edhe unė nė kėtė botė si njė
kafshė pune.
Mbas tre vjet pune tė rėndė e poshtėruese u bė fjalė se mund tė mė jepej nga
ndėrmarrja njė dhomė banimi me qira, madje mė futėn edhe nė listėn e atyre qė
ishin fare pa shtėpi, por kjo qe vetėm njė manovėr e rėndomtė pėr t'u shitur
liberalė para opinionit.
Pa shokė e miq, pa qėllime e nė njė dhomė tė ngushtė, ku s'mund tė lėvizje pa u
pėrplasur me pjesėtarėt e tjerė, u pėrpoqa tė gėnnjej veten se pėr diē vleja,
duke ndihmuar nipėrit nė mbarėvajtjen e tyre nė mėsime. Kisha nevojė tė harroja
veten mes njerėzish, por s'ishte e lehtė t'i shpėtoje vetmisė sė thellė, sepse
njerėzit, qofshin edhe ata mė dashamirėsit, ishin aqė tė mbytur nė prokupimet e
pėrditėshme, sa s'kishin as kohė, as nerva tė merreshin pėrditė me mua.
Jeta pėr ne qe njė "mollė e ndaluar".
Ne qė kishim pėrballuar furtunat e terrorit dhe pėr kėtė duhej tė ishim
krenarė, diktatura s'na lejonte tė manifestonim as hijen e personalitetit. Ne
duhet tė ishim etaloni i njeriut tė pėrulur, mirėnjohės pėr giithēka e pa
pretendime. Ne kishim dalė nga burgu pa kusht, por pėr ne kish njė kusht tjetėr
mė tė rėndė se ai ligjori, opinioni, i cili pėrfaqėsonte pėr ne ligjin. Pėr ne
qenė tė mbyllura portat e miqėsisė, tė gėzimit tė jetės intelektuale. Ne duhej
tė duartrokisnim vetėm intelektin e kultivuar tė bijėve tė komunistėve dhe tė
lumturoheshim qė s'po na dėnonin mė pa shkak. Dhe kjo na bėri vėrtet tė merrnim
pak frymė e tė shihnim mė thellė mjerimin tonė.
Ajo pak zbutje e klimės politike qė kish nisur pas vdekjes sė diktatorit, ne na
dukej si njė periudhė pėrgatitore pėr goditie tė reja kundėr nesh, prandaj
frymėmarrja na mbahej nė mes dhe censuronim tė terrorizuar mendimet tona. Dhuna
komuniste ėshtė njė mister i frikshėm, sė cilės i trembej edhe njė njeri qė do
tė shkonte vetė me dėshirė, nė burg. Frika shumė herė nuk i nėnshtrohet
logjikės.
Pėrse na duhej neve kjo "liri" ? Ne s'bėnim as jetė shpirtėrore. Nė fund tė vetėdijes
sonė qėndronin kufomat e pafajshme tė prindėrve tanė. Pafajėsia e dėnuar
padrejtėsisht njė jetė tė tėrė mund tė krijojė mjeranė, frigaēė, ashtu si
demokracia e vėrtetė njerėz tė lumtur e krenarė. Nuk mund tė ketė trimėri
individuale mes turmash tė terrorizuara. Trimėria ėshtė njė virtyt i kultivuar
nė njė shoqėri ku e drejta mbrohet nga tė gjithė. Arbitrariteti prodhon
skllevėr, respektimi i tė drejtave tė njeriut karaktere tė forta. Bukuritė
morale janė produkte tė njė shoqėrie moderne, ose tė atyre shoqėrive qė, duke
ngritur virtytin nė kulti pėrpiqen tė mbijetojnė. Dhe ja ku erdhi mė nė fund
vala e proēeseve demokratike edhe tek perdia e hekurt qė ndante Shqipėrinė nga
bota e qytetėruar. Utopia ēnjerėzore komuniste po mbyllte aktin e saj tė
fundit. Gjithė Lindja po shembej. Ēaushesku u tronditi
seriozisht sigurinė zotėrinjve shqiptarė. Muri i
Berlinit po ua vinte shpresat e fundit nėn rrėnojat e veta. Fantazma e
komunizmit po futej e turpėruar nė varrin e Marksit. Zėvendėsi i diktatorit, qė
kish bėrė shkollėn e mbulimit tė disfatave nė eufori, mė kot pėrpiqej ta
fshinte tronditjen me zėrin e qetė dhe fjalimet e moderuara. Era e lirisė qė po
frynte nga Lindja dhe shpirti i zjarrtė demokratik i njė populli qė i kish
vajtur thika nė kockė, e detyruan partinė e komunistėve, tashmė tė alarmuar, tė
zinte pozicione tė reja. Ajo nisi tė gjente forma pėr tė zbutur zemėrimin e
njerėzve, e nisur si gjithmonė me sllogane vėllazėrore, patriotike, humanitare.
Tė gjithė duhej tė pranonin frytet e demokracisė sė re tė imponuar si dhurata
tė shpirtit tė saj novator.
Nė Shqipėri kish ndodhur mrekullia : gjithė djajt nė njė mėngjes u bėnė ėngjėj
! Kriminelėt rrėmbyen nga njė degė ulliri dhe, duke fshehur thikat na klithėn
ne, viktimave tė tyre "Tolerancė" ! Dhe jo si tė penduar, jo si
mėkatarė, por si baballarė qė u dhimbsej kombi dhe donin tė shmangnin luflėn
civile. Ata mbollėn urrejtjen, na diktonin tani dashurinė.
Ata qė dje na shpallėn Judė tani kėrkonin tė bėbeshin Krishtėr. Qė zotėrinjtė
tė mos shqetėsoheshin nė kėto kohėra tė turbullta, ne duhej tė tradhėtonim tė
drejtėn tonė pėr t'i urryer. Tė falnim ata qė s'na falėn as pafajsinė; tė donim
ata qė na vranė, tė ēmonim ata qė na tallėn (!). Dhe duhet t 'i falnim
medoemos, ne s'donim gjakderdhje, nė tė cilėn do ta pėsonim tė parėt: ne
s'donim kthim prapa, ku s'do tė kishim asnjė tė drejtė; ne s'donim tė
damkoseshim si forca tė errėta, destruktive. Ne duhej t'i falnim, sepse tani
zotėriojtė tanė komunistė do tė dėnjonin tė mendonin edhe pėr ne, skllevėrit e
"dėnuar nga historia". Logjika komuniste nuk del dot nga shpėrngejtė
e dhunės. Meqėnėse ka nė dorė pushtetin, tė drejtėn qė ti ta falėsh, ta ofron
si njė dhuratė. Ne duhej tė kishim vetėm tė drejtėn e mirėnjohjes. Dhe kjo qe
fyjerje.
Mbi shpinat tona ndėrtuan skllavėrinė, mbi to tani kėrkonin tė ndėrtonin urėn
qė tė kapėrcenin lumin pa lagur. Ne, tė martirizuarit prej tyre duhej tė ishim
edhe shpėtimtarėt e tyre. Neve qė na u imponua roli i viktimės pėr tė trembur
njė popull tė uritur, duke falur tani, tė bėheshim apostuj tė tolerancės pėr tė
zbutur zemėrimin e kėtij populli tė mashtruar 50 yjet prej tyre. Po pėrse i
vlen keqbėrėsit tė papenduar falja prej viktimės sė tij, kur ajo s'e ndihmon
kėshtu tė kuptojė ligėsinė e veprės sė tij ? Jo! Falja jonė s'kėrkohej si vlerė
morale, por pėr konsum politik. (Duke parė faljen tonė, populli nuk do tė kėrkonte
llogari pėr mjerimin qė i kishin shkaktuar) Edhe tek kjo falje, tek kjo
tolerancė shtqaqej pėrmbajtja mashtruese e taktikės sė "zbutjes" sė
komunistėve ndaj nesh.
Ne kėrkonim tė ishim njerėz tė nderuar dhe jo mjeranė tė mėshiruar; kėrkonim tė
drejtė dhe jo lėmoshė. Plagėt e hapura nuk mund tė na mbylleshin vetė me
pranimin nga ana e komunistėve tė disa gabimeve ndaj nesh, tė cilėt u
dashkėshin kaluar historisė. Dinjiteti i plagosur kėrkon tė paktėn pendesė prej
atij qė e ka marrė nėpėr kėmbė. Turpi nuk shlyhet me lajka, por me qėndrime tė
ndershme.
Dhe komunistėt nuk po shfaqnin as sinqeritet, as pendesė, as ndershmėri me
sjelljet e tyre. Ata qė mėsuan vetėm artin e sundimit do tė vdesin megalomanė
dhe hipokritė tė pacipė. Ndoshta kur tė grisin diplomat qė kanė manė nėpėr
shkollat e Partisė, dhe tė zėnė radhėn para zyrave tė punės pėr t'u pranuar si
punėtorė tė thjeshtė, do ta kuptojnė se sa detyrime kanė ndaj kėtij populli tė
katandisur prej tyre sa s'po njeh veten. Ata qė u mėsuan tė na pėrbuzuin njė
jetė tė tėrė, s'mund tė pranojnė tė na nderojnė. Ata qė duke na dėnuar pa faj
na pėrdorėn si "gogol" pėr tė trembur popullin, s'mund tė durojnė qė
ne tė jemi nė krye tė tij. Ata qė mbi ne hodhėn vetėm baltė, s'mund tė pranojnė
tė kemi virtyte. Nė shumė aspekte ata janė mohimi vnė.
Ne klasat e pėrmbysura prej tyre dhe gjithė tė goditurit, sipas plagėve qė na
kanė hapur, janė akuzė e gjallė pėr ta. Ata do tė jenė nė luftė tė pėrhershme
me ne, qoffė edhe tė heshtur. Ata s'mund tė rrinė pa hedhur gurė e pana shtytur
ne greminė, sikur edhe pak tė na shkasė kėmba. Ata janė hija qė na ndjek kudo
pas pėr tė blerė mendimet tona, ndjenjat tona, shpirtin tonė. Ata duan ta
qetėsojnė brenda tyre frikėn e hakmarrjes sonė qė i tmerron. Ata gėzohen tani
qė s'janė tė gjithpushtetshėm, tek na shohin qė hyjmė ndėr kisha e xhamira. Ata
janė bėrė tani "miq" me Zotin dhe, ndoshta i luten Atij tė na
qetėsojė shpirtėrat, ndėrkohė qė pėr vete presin ēastin tė na nxjerrin sytė. A
mund t'i bėnte vallė ndėshkimi i rreptė tė pendoheshin pėr ato qė na kanė bėrė
? Ndoshta atėherė ne do tė shpėtonim prej tyre si prej njė mallkimi.
Ata nuk duan qė ne tė marrim kulturė, tė ngjitim shkallėt e shkencės nuk duan
zhvillimin e talenteve tona, as emrin tonė tė mirė. Ata pėr ne do tė hyjnė
nėpėr komisione konkursesh, do tė pėshpėrisin korridoreve, do tė fryjnė tė
metat tona pėr tė zbehur meritat tona.
Ata s'heqin dorė kollaj nga privilegjet dhe s'largohen vullnetarisht nga
pushteti. Ata janė betuar kundėr nesh, sepse ne i mohojmė si zotėr. Ata qė u
mėsuan me pushtet absolut, nuk mund ta kuptojnė tė jenė tė barabartė me tė
tjerėt, sidomos me ne.
Gjithė arti i politikės sė tyre sot ėshtė ngadalėsimi i proēesit tė refoormave
nėpėrmjet premtimeve boshe dhe alarmit tė rrezikut tė luftės civile. Ata duan t'i
shmangen pėrgjegjėsisė pėr krimet e kryera dhe tė ruajnė me sa tė munden
pozitat e privilegjuara. Kėtu mund tė duhen edhe sakrifica, ndaj largojnė dhe
afrojnė nėpėr kolltuqe figura qė i kėrkon momenti, tė cilėt u mbulojnė bukur
"skeptrin perandorak", i nxjerrin demokratė dhe, duke qėnė mė tė
shkathėt dhe elastikė, i paraqesin tė larė nė situata tė vėshtira.
Ne qė dikur ishim armiq imagjinarė, u bėmė pėr ta njė rrezik real. Ata qė
talleshin kur na persekutonin, tani trėmben kur ne heshtim. Dhimbja jonė i ka
zėnė pusi ndėrgjegjes sė tyre tė ēoroditur kriminale, prandaj tė hutuar nuk
dinė se nėpėr ē'rrugė tė kalojnė. Krimi i tyre ndaj popullit ka pėrmasa tė
frikshme, prandaj kameleonizmi nė kėto ēaste ėshtė tipari i tyre themelor. Ata
ndryshojnė pikėpamjet me shpejtėsi tė habitshme dhe do t'i besonin njėlloj
djallit dhe Krishtit, mjaft tė gjenin me kėtė njė "strofull" pėr tė
shpėtuar kokėn. Vetėm neve s'na besojnė, sepse me ne u treguan gjithė jetėn tė
pabesė, prandaj ne jemi nė shėnjestrėn e pushkės sė tyre sado tė fryjnė erėrat
e demokracisė. Ata s'ia heqin dot kėmbėzėn asaj pushke, se i tremben luftės
civile : prandaj na thėrrasin : "tolerancė" ! Kriminelin e trėmb edhe
zėri i kukuvajkės. Dhe, ndonėse e dinė qė s'jemi kriminelė, nė zėrin tonė pėr
demokraci. dėgjojnė kėngėn me tė cilėn pėrcillet nė varr "parajsa" e
tyre e kuqe.
Ne s'mund tė bashkėjetojmė me vrasėsit tanė, veēse duke menduar pėr hakmarrije
tė drejtė. Por ne s'duam tė bėhemi fatkeqėr duke u bėrė vrasės dhe s'duam qė
krimi tė mbetet nė krahun tonė. Ne duam tė mbetemi njerėz. Por presim pendesėn e atyre qė na mohuan
ēdo tė drejtė, dėgjojmė ende fjalime "demokratike" pikėrisht prej
vrasėsve tė demokracisė dhe vajtime "prekėse" pėr gjėmbat qė u hynė
nė kėmbė gjatė rrugės sė pashtruar tė revolucionit. Ata neve na harrojnė me
dashje, sepse ne, me dhimbjen qė vetė na e shkaktuan, na grabisin pa dashje
lavdinė, duke na kujtuar thikėn qė fshehin tani nėn veladonin e
"shenjtėrisė" sė tyre. Dhe ata kanė shumė nevojė tė duken ėngjėj qė
tė besohen kur tė thonė se sa kanė vuajtur shpirtėrisht kur na kanė rjepur tė
gjallė. Ata harrojnė tani zellin e tyre tė dikurshėm pėr zbatimin e vijės sė
Partisė dhe nėnvizojnė fort torturėn qė paskan provuar, duke qėnė tė detyruar
tė zbatojnė njė politikė ēnjerėzore. Ata mohojnė meritat qė patėn dhe
privilegjet qė gėzuan pėr zbatimin e asaj vije dhe bėhen tellallė pėr tė
shpallur me tė madhe ndonjė moment dobėsie kur janė treguar ndaj nesh liberalė,
pėr tė cilin diktatura ka mbajtur qėndrim, duke u ndėrruar ngjyrėn e kolltukėve.
Kėshtu pėrpiqen t'i shmangen pėrgjigjėsisė dhe tė tallen me tė drejtėn tonė pėr
t'i akuzuar. Kėshtu faji mbetet jetim dhe ne dalim qaramanė e grindavecė. Dhe
kjo ėshtė njė tjetėr fyerje.
Komunistėt vendimet me pėrgjigjėsi i merrnin kolegjialisht. Kjo qe njė nga ato
shpikjet e tyre djallėzore. Ata garantonin kėshtu ruajtjen e vijės sė tyre
kriminale, sepse nė kolektiv askush nuk do tė gixonte tė dilte haptas kundėr
saj. Kėshtu secili prej tyre kishte tė "qetė" ndėrgjegjen dhe mund tė
vriste e tė priste pa frikė se mund tė pėrgjigjej njė ditė pėr ato mendime
arbitrare, qė njerėzve u kushtonin shtrenjtė. Kėshtu u krijuan edhe tarafet e
miqėsitė e tyre, ku secili derdhi si kapital krimin e "fshehtė" qė
kishte kryer kolektivisht ndaj nesh. Kėshtu u krijua ajo ndėrgjegje kriminale
kolektive, e cila sot, pėr tė dalė e papėrlyer dhe pėr tė justitikuar veten pėr
mėkatet ndaj nesh, na lufton nga pozita demokratike, duke na quajtur
ekstremistė tė djathtė etj. etj..
Ne ndodhemi pėrpara njė blloku armiqėsor tė hekurt, i cili edhe nė kushtet e
lindjes sė demokracise, pėrpiqet tė na i mbyllė tė gjithė shtigjet, sidomos pėr
tė thėnė fjalėn tonė pėr pėrparimin e kombit.
Pėr mbajtjen e pushtetit ata do tė shisnin edhe shpirtin. Pėr ruajtjen e tij
ata do tė bėheshin ortakė edhe me djallin. Por jo me ne ! Sepse pushteti nė
duart tona tė gjymtuara nga prangat e tyre do tė krijonte atė ligjin e paanshėm
tė demokracisė sė vėrtetė qė do t'i vinte para pėrgjegjėsisė.
Mė kot pėrpiqen tė shtriren ata qė s'janė. Kohėt ndryshuan !
Zotėrinj Komunistė !
Hiqeni maskėn e njeriut tė ndershėm qė tė shohė kombi fytyrėn tuaj prej pirati
!
Rrėfejani haptas kombit ē'kini bėrė qė tė gjykojė pėr tė ardhmen tuaj prej
pirati !
Rrėfejani haptas kombit ē'kini bėrė qė tė gjykojė pėr tė ardhmen tuaj dhe mos u
mburrni me dėnimet qė ju dha diktatori, kur i dolėt pėrpara si karieristė
ambiciozė !
Mohoni veprėn tuaj kriminale dhe pėrpiquni tė meritoni emrin e mėkatarit tė
penduar ! (Krimi juaj zė fill nga ēasti qė gėzuat privilegun e parė).
Hapni rrugė tė kalojė kolona e tė martirizuarėve dhe ulni kokat, kur ajo tė
vendosė dhimbjen e saj nė altarin e demokracisė !
Ne s'duam duartrokitje !
Ne duam drejtėsi dhe dashuri lė njeriut pėr njerinė. Por jo pėr ju zotėrinj ! Juve
ju urrejmė ! Dhe pėr kėtė e mbani vetė pėrgjegjėsinė. Ju e dini sa gjėra na
ėshtė dashur tė durojmė pėr tė mbijetuar !
Kėmbana e fundit ra. Orė tė vėshtira erdhėn pėr ju !
Ne s'deshėm gjak, s'kėrkuam t'u linim nipėrve peshėn e hakmarrjes.
Ne u larguam...
Ne lamė nė Shqipėri varrin tonė tė hapur ; kujtimin e plagėve tė pashėrueshme,
dinjitetin e marrė nėpėr kėmbė, eshtrat e prindėrve tė masakruar qė s'dihen ku
janė, shamitė e zeza tė nėnave dhe ėndrrat e bijėve tanė pėr dritė ! Por
ne do tė vijmė ! Dhimbja na zė frymėn dhe na errėson ndėrgjegjen !
Zotėrinj, ulni kokat !
Bota e lirė ende nuk e kupton ē'na kanė punuar !
E habitur, ajo shpreh ndaj nesh vetėm mėshirė. Mos i rėntė kurrė nė kokė halli
ynė !
U sostė fryma juaj shkatėrruese.
Po vijmė, zotėrinj !
Ju akuzojmė....
| |