Procesverbalet e Mbledhjes së Mukjes

Proces-verbal
Sot më datë 1 gusht 1943 u mbajt në katundin Mukje, mbledhja e dytë e delegacioneve të Organizatës B.K. dhe të Organizatës Nacional-Çlirimtare.
Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z. Thoma Orollogajt dhe sekretaria Z. M. Gjinishi. Bisedimet i hap Z. Dosti, delegat i B.K. i cili deklaron se pas bisedimesh që bëri qendra e Ballit proces-verbalit të marrëveshjes së bërë më 26 korrik 1943, të nënshkruar ad-referendum prej delegacionit të Ballit, e gjen të nevojshme të bëhet një shqyrtim disa pikave të akordit të arritun.
Bisedohet dhe vendoset që pika 1 e nenit 2 të ndryshohet dhe të qëndrojë në këtë mënyrë:
Pika 1. Luftë imediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator
Pika 2. Luftë për një Shqipëri independente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike.
Pika 3. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:
Një Shqipëri të lirë, indipendente, demokratike, popullore.
Pika 4. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:
Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë bie me formimin e një qeverije provizore.
Pika 5. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:
Forma e regjimit do tė caktohet prej vetė popullit me anėn e njė asambleje konstituante, tė zgjedhur me sufrazh universal direkt.

Delegacionet:

B.K.

1. Hasan Dosti
2. M. Frashëri
3. Th. Orollogaj
4. Sk. Muço
5. Hysni Lepenica
6. Jusuf Luzaj
7. Kadri Cakrani
8. Major Raif Fratari
9. Nexhat Peshkëpija
10. Halil Mëniku
11. Ismail Petrela
12. Vasil Andoni

K.P.N.Çlirimtar

1. N.Kolonel Jahja Çaçi
2. Myslim Peza
3. Abaz Kupi
4. Ymer Dishnica
5. M. Gjinishi
6. Omer Nishani
7. Sulo Bogdo
8. Shefqet Beja
9. Medar Shtylla
10. Stefan
11. Haki Stërmilli
12. G. Nushi


Proklamatė

Popull Shqipėtar!

Po bėhen afro 5 vjet qė Italia fashiste ka pushtue vendin tonė tė shtrenjtė dhe po mbjell kudo zi e mjerim.

Barbarizma ka arritur kulmin. Nė kėto kohė tė fundit ka djegė e ka shkatėrrue fshatra e qytete dhe me njė etje tė tėrbueme ka vra e ka therė burra e gra, djem e vajza, pleq e tė rinj dhe fėmi tė vegjėl shqiptar qė ende thithin qumėshtin e nėnės... Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė, shprehje e gjallė e fuqive tė kombit, paraqet kėtė program:

1. Luftė tė pėrbashkėt dhe tė menjėhershme pėrbri aleatėve mė tė mėdhenj, Anglisė, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si dhe popujve tė shtypur kundra pushtuesit barbar.
2. Luftė pėr njė Shqipėri tė pamvarme, luftė pėr zbatimin e parimit tė njoftun botėrisht e tė garantuar nga Karta e Atllantikut tė vetvendosjes sė popujve pėr njė Shqipėri etnike.
3. Luftė pėr njė Shqipėri tė lirė, demokratike e popullore.

Shqiptarė!

Nuk keni ē'tė prisni ma. Armiku ėshtė akoma nė vatrat tona.

Erdhi koha qė tė ēohemi tė gjithė tė vegjėl e tė mėdhenj, burra e gra, intelektualė e patriotė qytetarė dhe katundarė dhe tė rrokni armėt pėr dėbimin sa mė tė shpejtė tė pushtuesit tė huaj nga toka e shenjtė shqiptare.

Ngrihuni tė gjithė pra, betohuni rreth flamurit tė Skėnderbeut, bashkohuni rreth Komitetit pėr Shpėtimin e Shqipėrisė dhe sulmoni nė ēdo vend e kėnd, me armė e ēdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robėrisė qė i kini nė duar afėr 5 vjet dhe merrni gjakun e martirėve tanė qė ditėn tė vdesin nė fushėn e nderit pėr lirinė e Shqipėrisė. Dita e shpėtimit erdhi!

Jashtė armiku zaptues!

Rroftė Shqipėria e bashkueme nė luftė kundėr pushtuesit!

Rrofshin aleatėt tanė tė mėdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme e Bashkimi Sovjetik!

Rroftė Shqipėria e pavarme, demokratike popullore!

Komiteti pėr shpėtimin e Shqipėrisė

© Balli Kombëtar 2005