Procesverbal i takimit midis delegacioneve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm NĒ dhe tė Ballit Kombėtar nė Tapizė, 26 korrik 1943

Sot mė 26 korrik 1943, ora 11 p.dite, u mblodhėn nė shtėpinė e Z. Dr. Ilisan Toptani nė katundin Tapizė tė Tiranės, Delegacioni i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar, i pėrbėrė prej Z. major Abaz Kupi. Myslim Peza, Dr. Ymer Dishnica, Kamber Qafmolla dhe Mustafa Gjinishi dhe Delegacioni i organizatės "Balli Kombėtar", i pėrbėrė prej Z. Mithat Frashėri, Hasan Dosti dhe Faik Quku. Me vendim tė pėrbashkėt u zgjodh Z. Mithat Frashėri si kryetar i mbledhjes dhe Z. Mustafa Gjinishi si sekretar. U vendos tė pranohen si dėgjues Z. Pater Lek Luli, Dr. Ihsan Toptani, Xhemal Herri, Gogo Nushi, Sali Vata dhe Abdullah Ymeri. Delegatėt e tė dyja organizatave, duke interpretuar dėshirėn dhe vullnetin e popullit shqiptar pėr me ndjekė njė luftė tė pėrbashkėt kundėr okupatorit fashist dhe atė tė dy organizatave pėrkatėse, vendosėn:

Neni 1: Tė formohet njė komitet i pėrbashkėt lufte me emrin "Komiteti i Shpėtimit tė Shqipėrisė".
Neni 2: Komiteti pėr shpėtimin e Shqipërisė ka pėr qėllim realizimin e kėtij programi:
1- Luftė imediate kundėr armikut okupator pėr ēlirimin e Shqipėrisë.
2- Indipendencën e plotė tė Shqipėrisė nė kufijtė e 1913-ės dhe realizimin e bashkimit me atdheun shqiptar tė viseve tė banuara prej shqiptarėsh, nė virtut tė parimit tė pėrgjithshėm tė vetėvendosjes sė popujve, tė njohur universalisht dhe garantuar prej Kartės sė Atlantikut.
3- Njė Shqipėri tė lirė independente, demokratike tė vėrtetė.
4- Forma e regjimit do tė caktohet prej vetė popullit me anėn e njė asambleje konstituante, tė zgjedhur me sufrazh universal.
5- Komiteti i Shpėtimit tė Shqipėrisė pushon tė ekzistojė me formimin e njė qeverie provizore.

Komiteti i Shpėtimit tė Shqipėrisė do tė formohet sa mė shpejt qė ta lejojnė rrethanat.

Delegatėt e Ballit Kombėtar pėr deri nė aprovimin e organizatės sė tyre e nėnshkruajnė kėtė rezolucion "Ad referendum".

Delegatėt

K. i Pėrgjithshėm Nacionlaēlirimtar (5 firmat)

Balli Kombëtar (3 firmat)

AQSH. F. 14. dos. 21

© Balli Kombëtar 2005