![]() ![]() ![]() |
![]() ![]() ![]() |
Historia e 50 vjetëve të fundit të shekullit të kaluar, është një nga periudhat më të diskutuara dhe më kontradiktore të historisë së Shqipërisë. Kjo periudhë u karakterizua nga një propagandë intensive e aparatit shtetëror komunist, e cila synonte që t'ua paraqiste shqiptarëve si një parajsë diktaturën komuniste. Nga ana tjetër për të justifikuar Luftën Civile të viteve 1943-1944, për të cilën ishin shkaktarë të ndërgjegjshëm, komunisëtët bënë një propagandë të fuqishme kundër të gjithë kundërshtarëve të tyre politikë dhe në veçanti kundër Ballit Kombëtar, duke e paraqitur këtë të fundit si "tradhëtar" dhe "bashkëpunëtor të të huajve". Por si qëndron e vërteta e Luftës Civile? Cilat ishin shkaqet e fillimit të saj? Si u zhvillua dhe si përfundoi kjo luftë vëllavrasëse? Përse komunistët e vazhduan për 50 vjet me radhë propagandën kundër Ballit Kombëtar, në një kohë që e fituan luftën dhe pushtetin që në vitin 1944? Nëse dëshironi të mësoni mbi këto ngjarje që përcaktuan historinë e 50 viteve të fundit të shekullit XX-të, ju ftojmë të lexoni dokumentet dhe artikujt e mëposhtëm. Qëllimi ynë është që t'i japim lexuesit të paanshëm mundësinë dhe informacionet e duhura që ta gjykojë vetë dhe jo nëpërmjet mbeturinave të propagandës komuniste, historinë e Luftës Civile dhe të diktaturës komuniste. |
![]() ![]() ![]() | ||||
| ||||